Tatimet: Vijon vlerësimi i dëmeve të bizneseve nga protestat, fatura deri tani 3.37 milionë euro

Dëmet e deklaruara nga bizneset e prekura gjatë protestave kanë arritur në 3.37 milionë euro. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se deri tani janë regjistruar 110 aplikime përmes shërbimit “Dëmi im” në portalin e-Albania.
Administrata Tatimore njofton se vijon procesi i evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve të raportuara nga bizneset, ndërsa u bën thirrje subjekteve të prekura të aplikojnë përmes platformës online.
“Përmes shërbimit ‘Dëmi im’ në e-Albania, bizneset e prekura vijojnë të raportojnë dëmet e shkaktuara, duke ndihmuar në dokumentimin dhe vlerësimin e tyre”, njoftojnë Tatimet.
Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë mund të përfitojnë kompensim deri në 100% për dëmet materiale të shkaktuara gjatë protestave, në rastet kur ato nuk mbulohen nga kompanitë e sigurimeve. Nëse sigurimi mbulon vetëm një pjesë të dëmit, kompensimi mund të përfshijë diferencën.
Procesi i verifikimit përfshin Administratën Tatimore dhe grupet në terren, ndërsa Policia e Shtetit dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit verifikojnë nëse dëmet janë shkaktuar gjatë protestave.
Pas përfundimit të verifikimit, pagesa e kompensimit parashikohet të kryhet brenda 30 ditëve.
Ndërkohë, sipas skemës së miratuar, pas dëmshpërblimit të bizneseve, Avokatura e Shtetit do të kërkojë kthimin e fondeve nga personat përgjegjës ose organizatorët e tubimeve të dhunshme.
17.8 mln lekë evazion, doganat evidentojnë 69.5 tonë kafe të munguar në një magazinë fiskale
Në kuadër të zbatimit të detyrimeve që burojnë nga Ligji nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, strukturat e Drejtorisë së......
Centrali i parë eolik në Spille, firmoset marrëveshja, Karakaçi: Fuqia 72.6 MW, operimi në 2028
Pas më shumë se 5 vitesh nga zhvillimi i ankandit, është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Parkut Eolik të Spillesë, duke i hapur rrugë nisjes së......
Afterschool deri në orën 17:00, arsimi, 93.6 miliardë lekë në 2027, objektiv modernizimi
Qeveria parashikon një rritje të konsiderueshme të financimeve për arsimin gjatë vitit 2027, ku shpenzimet e përgjithshme publike për këtë sektor pritet të......
Rrugë e re në Berat - FSHZH hap garën, synohet lehtësimi i trafikut
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur garën për ndërhyrjen që synon përmirësimin e aksesit, lidhjeve dhe mobilitetit rajonal e lokal në qytetin e Beratit.......
Bordi vendos çmimet - Nafta dhe benzina me kufij të rinj shitjeje
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja tavan për shitjen e naftës dhe benzinës në Shqipëri. Vendimi hyn në fuqi më 29 tetor, në orën 15:00, dhe do të......
E-qeverisja, sa do shpenzohet? Projektbuxheti parashikon 16.2 miliardë lekë në 2027
Infrastruktura digjitale po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në funksionimin e administratës publike, duke u shndërruar në një element po aq të......
Celularët me rregulla të reja - AKEP forcon të drejtat e përdoruesve dhe hap rrugën për internet satelitor
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) miratoi rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve të telefonisë celulare, duke sjellë ndryshime......
Financohen barna e spitale - Si do të ndahen 87,2 miliardë lekët e shëndetësisë?
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pritet të financohet me rreth 89,74 miliardë lekë gjatë vitit 2027. Sipas projektbuxhetit, për sektorin e......

