E-qeverisja, sa do shpenzohet? Projektbuxheti parashikon 16.2 miliardë lekë në 2027
Infrastruktura digjitale po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në funksionimin e administratës publike, duke u shndërruar në një element po aq të domosdoshëm sa infrastruktura fizike. Me kalimin e një pjese të konsiderueshme të shërbimeve shtetërore në platforma online, qytetarët dhe bizneset mund të kryejnë një sërë procedurash administrative nga telefoni apo kompjuteri, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportelet e institucioneve. Paralelisht me zgjerimin e këtyre shërbimeve, qeveria po parashikon edhe fonde për mirëmbajtjen, zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës teknologjike që mbështet funksionimin e tyre.
Investimet në këtë drejtim lidhen me procesin e digjitalizimit të administratës, me synimin për të thjeshtuar procedurat, për të shkurtuar kohën e marrjes së shërbimeve dhe për të lehtësuar komunikimin mes institucioneve publike dhe përdoruesve.
Sa do të shpenzojë qeveria për e-qeverisjen në vitin 2027?
Sipas të dhënave të paraqitura në relacionin e projektbuxhetit, për e-qeverisjen në vitin 2027 janë parashikuar 16.2 miliardë lekë. Nga kjo shumë, 5.1 miliardë lekë do të financohen nga burimet e brendshme, ndërsa 1.2 miliardë lekë nga financimi i huaj.
Qeverisja elektronike përfshin një gamë të gjerë shërbimesh dhe veprimesh që qytetarët mund të kryejnë në mënyrë digjitale. Këtu përfshihet marrja e informacionit nga faqet zyrtare të institucioneve, shkarkimi dhe plotësimi i formularëve, aksesi në të dhëna dhe regjistra publikë, si dhe konsultimi i informacionit personal. Gjithashtu, përmes platformave elektronike mund të caktohen takime, të bëhen rezervime, të dorëzohen deklaratat tatimore dhe të paraqiten kërkesa apo ankesa pranë autoriteteve publike.
e-Albania ofron aktualisht mbi 1,270 shërbime publike elektronike. Këto shërbime janë të ndara në 12 fusha kryesore, duke përfshirë që nga shërbimet e Gjendjes Gjyqësore e deri tek ato për Sipërmarrjen dhe Biznesin.
Celularët me rregulla të reja - AKEP forcon të drejtat e përdoruesve dhe hap rrugën për internet satelitor
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) miratoi rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve të telefonisë celulare, duke sjellë ndryshime......
Financohen barna e spitale - Si do të ndahen 87,2 miliardë lekët e shëndetësisë?
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pritet të financohet me rreth 89,74 miliardë lekë gjatë vitit 2027. Sipas projektbuxhetit, për sektorin e......
Rritet buxheti për rrugët - Projektet që financohen vitin që vjen. Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës
Buxheti për ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve do të pësojë rritje gjatë vitit 2027. Sipas draftit të depozituar në Kuvend, me financim të brendshëm për këtë......
196 mln euro për fermerët - Si shpërndahen paratë? 58 milionë euro për Skemën
Afro 17.9 miliardë lekë apo rreth 196.5 milionë euro do të shpenzohen për sektorin bujqësor gjatë vitit 2027. Financimi për bujqësinë është rritur me afro......
Rritet fatura e pagave të shtetit - 87,787 punonjës buxhetorë dhe 2.94 mld lekë më shumë për paga
Qeveria shqiptare parashikon rritje të numrit të punonjësve në administratën publike në vitin 2027, ndërsa fondi për pagat e tyre planifikohet gjithashtu më i......
Bizneset “larg” huave/ Individët, 37% më shumë kredi të reja. Depozitat afër 1.6 trilionë lekëve
Kreditimi në ekonomi vijoi të zgjerohet edhe gjatë shtatorit, ndërsa huatë e reja shënuan vetëm një rritje të lehtë. Në të njëjtën kohë, depozitat vazhduan të......
76.6 miliardë lekë për ushtrinë - Forcat e Luftimit marrin pjesën kryesore të buxhetit. Fonde edhe për emergjencat civile
Modernizimi i ushtrisë, armatime të reja, infrastrukturë ushtarake dhe kapacitete më të larta për përballimin e krizave. Këto janë disa nga prioritetet për të......
Nafta godet Evropën - Fatura mujore rritet me 10 miliardë euro, shtrenjtohen karburantet
Fatura e naftës për Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjeve të furnizimeve globale. Në tremujorin......

