Shqipëria Postuar më 29 October 2026, 13:35

Rrugë e re në Berat - FSHZH hap garën, synohet lehtësimi i trafikut

Nga Ernilda Luzi

Rrugë e re në Berat - FSHZH hap garën, synohet lehtësimi i

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur garën për ndërhyrjen që synon përmirësimin e aksesit, lidhjeve dhe mobilitetit rajonal e lokal në qytetin e Beratit. Projekti parashikon ndërtimin e rrugës së re lidhëse shëtitorja Osum-Bypass.

Sipas dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, synimi i këtij investimi është për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe për të ulur trafikun në rrugën “Santa Lucia. E ndërsa, fondi limit i parashikuar për këtë projekt është rreth 273 milionë lekë. Aksi i ri rrugor do të nisë pranë Hotel Tomorit dhe do të vijojë deri në hyrjen e Bypass-it të ri, në fund të rrugës “Santa Lucia”.

Ndërhyrja synon të shmangë një pjesë të trafikut nga rruga ekzistuese, përgjatë së cilës ndodhen banesa dhe shkolla, duke rritur sigurinë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Sipas projektit, rruga shtrihet në dy zona. Segmenti i parë, me gjatësi rreth 375 metra, kalon drejtpërdrejt mbi shtratin e lumit Osum, ndërsa segmenti i dytë, rreth 700 metra i gjatë dhe me gjerësi afërsisht 12 metra, në këtë pjesë janë realizuar edhe mbrojtje me gabione, për të shmangur vërshimet e lumit.

Projekti parashikon gjithashtu masa për mbrojtjen e brigjeve të Osumit përgjatë pothuajse gjithë gjatësisë së rrugës. Në të dyja anët e aksit të ri do të ketë gjelbërim dhe ndriçim, ndërsa në anën pranë lumit është parashikuar dhe ndriçim.

Sipas projektit, do të ndërtohen dy rrethrrotullimeve në pikat e lidhjes me rrjetin ekzistues rrugor. Rrethrrotullimii i parë do të pozicionohet pranë Bibliotekës së qytetit, ndërsa i dyti në fund të aksit të ri, në kryqëzimin me rrugën “Santa Lucia”. Këto ndërhyrje synojnë të organizojnë më mirë lëvizjen e automjeteve dhe të sigurojnë lidhje më të lehta me rrugët ekzistuese dhe lagjet përreth.

Në projekt përfshihen edhe trajtimi i rrjeteve të infrastrukturës dhe procedurat e nevojshme për shpronësimet.

Me realizimin e këtij projekti synohet krijimi i një alternative të re për qarkullimin në Berat, duke shmangur kalimin e një pjese të automjeteve në zonat e banuara dhe duke përmirësuar lidhjen mes shëtitores Osumi dhe Bypass-it të qytetit, thuhet në dokumentin e Agjencisë së Prokurimit Publik. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat