Celularët me rregulla të reja - AKEP forcon të drejtat e përdoruesve dhe hap rrugën për internet satelitor

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) miratoi rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve të telefonisë celulare, duke sjellë ndryshime në vlefshmërinë e kartave SIM, përdorimin e kreditit dhe transparencën e tarifave. Në mbledhjen e 29 tetorit, Bordi autorizoi gjithashtu testimin e teknologjisë satelitore Direct-to-Device (D2D), në bashkëpunim me Starlink/SpaceX.
Sipas rregullores së re, kartat SIM do të kenë vlefshmëri 12-mujore, ndërsa kredia monetare do të ketë një afat minimal përdorimi prej 180 ditësh. Përdoruesit do të mund të kryejnë rimbushje me vlera të ulëta dhe të kërkojnë rimbursimin e kreditit të papërdorur në rast se transferojnë numrin te një operator tjetër. Gjithashtu, numri celular do të ruhet për të paktën 12 muaj pas çaktivizimit.
Një tjetër ndryshim lidhet me tarifat mujore. Nga 1 janari 2027, operatorët nuk do të mund të përfshijnë në kontrata klauzola për rritje automatike të tarifave në bazë të përqindjeve ose indekseve të ndryshueshme, si Indeksi i Çmimeve të Konsumit, nëse vlera konkrete e tarifës së ardhshme nuk është përcaktuar që në momentin e lidhjes së kontratës.
Paralelisht, AKEP autorizoi kompaninë One Albania të testojë për 120 ditë teknologjinë Direct-to-Device (D2D), në bashkëpunim me Starlink/SpaceX. Teknologjia synon të mundësojë lidhjen e drejtpërdrejtë të telefonave celularë të përshtatshëm me satelitët, duke zgjeruar mbulimin në zona ku sinjali i rrjeteve tradicionale është i dobët ose mungon.
Masat e reja do të zbatohen sipas afateve të përcaktuara në rregullore, ndërsa testimi i teknologjisë satelitore pritet të vlerësojë mundësitë për zgjerimin e shërbimeve të komunikimit në Shqipëri.
Financohen barna e spitale - Si do të ndahen 87,2 miliardë lekët e shëndetësisë?
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pritet të financohet me rreth 89,74 miliardë lekë gjatë vitit 2027. Sipas projektbuxhetit, për sektorin e......
Rritet buxheti për rrugët - Projektet që financohen vitin që vjen. Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës
Buxheti për ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve do të pësojë rritje gjatë vitit 2027. Sipas draftit të depozituar në Kuvend, me financim të brendshëm për këtë......
196 mln euro për fermerët - Si shpërndahen paratë? 58 milionë euro për Skemën
Afro 17.9 miliardë lekë apo rreth 196.5 milionë euro do të shpenzohen për sektorin bujqësor gjatë vitit 2027. Financimi për bujqësinë është rritur me afro......
Rritet fatura e pagave të shtetit - 87,787 punonjës buxhetorë dhe 2.94 mld lekë më shumë për paga
Qeveria shqiptare parashikon rritje të numrit të punonjësve në administratën publike në vitin 2027, ndërsa fondi për pagat e tyre planifikohet gjithashtu më i......
Bizneset “larg” huave/ Individët, 37% më shumë kredi të reja. Depozitat afër 1.6 trilionë lekëve
Kreditimi në ekonomi vijoi të zgjerohet edhe gjatë shtatorit, ndërsa huatë e reja shënuan vetëm një rritje të lehtë. Në të njëjtën kohë, depozitat vazhduan të......
76.6 miliardë lekë për ushtrinë - Forcat e Luftimit marrin pjesën kryesore të buxhetit. Fonde edhe për emergjencat civile
Modernizimi i ushtrisë, armatime të reja, infrastrukturë ushtarake dhe kapacitete më të larta për përballimin e krizave. Këto janë disa nga prioritetet për të......
Nafta godet Evropën - Fatura mujore rritet me 10 miliardë euro, shtrenjtohen karburantet
Fatura e naftës për Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjeve të furnizimeve globale. Në tremujorin......
Lagarde jep dorëheqjen - Kreu i ri i BQE-së do të zgjidhet mes tensioneve ekonomike dhe pasigurive politike
Christine Lagarde njoftoi të enjten dorëheqjen nga posti i presidentes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE), duke i dhënë fund muajve të spekulimeve për të......

