Europa Postuar më 29 October 2026, 11:40

Lagarde jep dorëheqjen - Kreu i ri i BQE-së do të zgjidhet mes tensioneve ekonomike dhe pasigurive politike

Nga Edel Strazimiri

Lagarde jep dorëheqjen - Kreu i ri i BQE-së do të zgjidhet mes

Christine Lagarde njoftoi të enjten dorëheqjen nga posti i presidentes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE), duke i dhënë fund muajve të spekulimeve për të ardhmen e saj. Ajo do të largohet më 7 shkurt 2027, disa muaj përpara përfundimit të mandatit, i cili ishte parashikuar të zgjaste deri në fund të tetorit të po atij viti.

Largimi i saj u jep udhëheqësve aktualë të Bashkimit Evropian kohë për të zgjedhur pasuesin, përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë. Ish-guvernatorët e bankave qendrore të Holandës dhe Spanjës, Klaas Knot dhe Pablo Hernández de Cos, përmenden si kandidatët kryesorë për drejtimin e institucionit. Ndërkohë, Forumi Ekonomik Botëror është përmendur si një destinacion i mundshëm për Lagarde.

Ndryshimi në krye të BQE-së vjen në një moment të ndërlikuar për ekonominë evropiane. Institucioni po përpiqet të frenojë inflacionin e nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë, e lidhur me luftën me Iranin, pa rënduar më tej ekonominë përmes kostove më të larta të huamarrjes.

Një tjetër shqetësim është rritja e interesave të obligacioneve shtetërore, veçanërisht në Francë, që ka rritur kostot e financimit për familjet dhe bizneset. Lagarde ka paralajmëruar se kushtet më të vështira financiare mund të frenojnë rritjen ekonomike dhe të ndikojnë në ecurinë e inflacionit.

Në këtë situatë, tregjet presin që BQE-ja të mbajë normën e depozitave në 2.5%, ndërsa të sinjalizojë mundësinë e një tjetër rritjeje të normave të interesit, potencialisht që në dhjetor. Vendimi pritet të shoqërohet me konferencën e fundit të rregullt për shtyp të Lagarde-s në këtë ditë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat