Britania “hap thesin” - Buxheti 2027/ Përfitojnë 20 milionë familje, por borxhi publik rritet me 65 mld paund

Ministri britanik i Financave, John Healey, prezantoi buxhetin e parë të qeverisë së kryeministrit Andy Burnham, me masa për të lehtësuar kostot e jetesës dhe për të mbrojtur familjet nga rritja e çmimeve të energjisë dhe karburanteve.
Plani parashikon një pagesë prej 100 paund për rreth 20 milionë familje që jetojnë në banesa me vlerë më të ulët, me një kosto totale prej 2.6 miliardë paundësh. Qeveria do të zgjasë gjithashtu ngrirjen e taksës së karburanteve të paktën deri në korrik, duke shpenzuar rreth 1.4 miliardë paundë për këtë masë.
Për të financuar paketën e ndihmës, qeveria synon të rrisë taksat mbi bankat, lojërat e fatit, kursimet dhe pronarët e banesave, si dhe të shtrëngojë rregullat e TVSH-së për platformat online. Ndërkohë, shumica e familjeve do të përfitojnë nga heqja e tarifave fikse në faturat e gazit.
Healey paralajmëroi se konflikti në Gjirin Persik, rritja e çmimeve të naftës dhe gazit, tensionet tregtare dhe lufta në Ukrainë po ushtrojnë presion mbi ekonominë britanike. Ai theksoi se qeveria duhet të përballojë këto sfida pa rrezikuar stabilitetin financiar të vendit.
Megjithatë, Zyra për Përgjegjësinë Buxhetore paralajmëroi se masat, së bashku me inflacionin dhe kostot më të larta të huamarrjes, do të shtojnë borxhin publik me 65 miliardë paundë gjatë pesë viteve. Sipas parashikimeve, ekonomia do të rritet me 1.2% në vitin 2026, ndërsa ritmi pritet të ngadalësohet në 1% në vitin 2027.
Inflacioni parashikohet të arrijë kulmin në 3.8% në fillim të vitit 2027, ndërsa standardi i jetesës pritet të mbetet nën presion. Ekspertët paralajmërojnë se, nëse kostot e energjisë dhe huamarrjes nuk bien, qeveria mund të detyrohet të ndryshojë planin fiskal, duke ulur shpenzimet ose duke rritur taksat.
Pavarësisht shqetësimeve për rritjen ekonomike dhe financat publike, tregjet reaguan pozitivisht ndaj planit, ndërsa interesat e obligacioneve britanike afatgjata ranë. Qeveria synon të balancojë ndihmën për familjet me disiplinën fiskale, në një periudhë të pasigurt për ekonominë globale.
Italia rrit taksat - Bankat dhe kompanitë energjetike do të financojnë buxhetin prej 26 miliardë euro
Qeveria italiane miratoi buxhetin për vitin 2027, i cili parashikon rritje taksash për bankat, kompanitë e sigurimeve, sektorin energjetik dhe industrinë e......
Zviceranët, sërish referendum - Më 28 shkurt 2027 vendoset rikthimi, ose jo i energjisë bërthamore
Dhjetë vjet pasi vendosi të heqë gradualisht energjinë bërthamore, Zvicra po rishikon strategjinë e saj energjetike, nën presionin e krizës ndërkombëtare të......
Kanalizime dhe impiant trajtimi - Ujësjellësi Korçë hap garën, 38 milionë lekë për ujërat e ndotura në Bilisht
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë ka shpallur garën për studim- projektim- ndërtim për përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve në Bilisht,......
Sa shkon taksa vjetore e makinës? - Zbardhet formula e përllogaritjes, pas heqjes së taksës së qarkullimit në karburant
Më pak taksa për çdo litër naftë apo benzinë, por një pagesë vjetore më e lartë për makinën. Kjo është ajo që parashikon projektligji “Për taksat kombëtare”,......
3 prioritetet e buxhetit - Malaj: Më shumë para’ për pensionistët, rriten investimet
Buxheti për vitin 2027 do të jetë mbi 10 miliardë euro dhe do të vijojë të mbështesë sektorët prioritarë të ekonomisë. Të ardhurat buxhetore për vitin 2027......
Pagat e larta, 5-fishohet pesha/ Mbi 17% e punonjësve marrin rroga mbi 120 mijë lekë, nga vetëm 3.5% në vitin 2016
Paketa fiskale e vitit 2027 pritet të ndryshojë mënyrën e tatimit të pagave të larta në Shqipëri. Qeveria propozon rritjen nga 200 mijë në 300 mijë lekë të......
Sa shkon taksa vjetore e makinës? Zbardhet formula e përllogaritjes, pas heqjes së taksës së qarkullimit në karburant
Më pak taksa për çdo litër naftë apo benzinë, por një pagesë vjetore më e lartë për makinën. Kjo është ajo që parashikon projektligji “Për taksat kombëtare”,......
Projektbuxheti 2027/ Mbi 10.7 miliardë euro, kush janë prioritetet
Viti 2027 do të nisë me buxhetin në nivelin më të lartë të akorduar ndonjëherë, i cili kap vlerën e 10.7 miliardë eurove.Të ardhurat buxhetore për vitin 2027......

