Projektbuxheti 2027/ Mbi 10.7 miliardë euro, kush janë prioritetet

Viti 2027 do të nisë me buxhetin në nivelin më të lartë të akorduar ndonjëherë, i cili kap vlerën e 10.7 miliardë eurove.
Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në masën 907.8 miliardë lekë ose 30.9% e PBB. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2026, të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen me rreth 57.2 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet Buxhetore për vitin 2027 programohen në masën 976.1 miliardë lekë apo 10.7 miliardë euro, ose rreth 33.3% e PBB duke rezultuar rreth 69.3 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2026.
Politikat sociale dhe rritja e mirëqenies përbëjnë një nga shtyllat kryesore të Projektbuxhetit 2027.
Referuar relacionit, në shpenzimet buxhetore për periudhën 2027-2029 sigurohen burimet e nevojshme për arritjen e angazhimit të Qeverisë për vijimin e politikës për rritjen e pensionit minimal në nivelin e 200 Euro në muaj dhe atij mesatar në nivelin e 400 Euro në muaj. Krahas kësaj politike, parashikohet financimi i plotë i rishikimit të politikës së bonusit të bebes duke ofruar dhe një pagesë mujore për fëmijët 0-5 vjeç.
Në vitin 2027, investimet publike parashikohen në rreth 201.5 miliardë lekë ose 6.9% të PBB-së, duke përfshirë rreth 14.1 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes.
Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2027 parashikohen në 114.6 miliardë lekë, ose 2.4% më shumë se në vitin 2026. Këto shpenzime për vitin 2027 zënë 3.9% të PBB-së, në të njëjtin nivel me vitin 2026, kundrejt 2.3% të PBB-së në vitin 2015. Transferta e pakushtëzuar për vitin 2027 rritet me 1.4 miliardë lekë ose 5.1% ndaj vitit 2026, ndërsa krahasuar me vitin 2015 është 16.9 miliardë lekë më shumë, ose mbi dy herë më e lartë. Nëse e krahasojmë me buxhetin fillestar të vitit 2026, transferta e pakushtëzuar në vitin 2027 rritet në shumën 1.5 miliardë lekë, ose 6% më e lartë. Ky financim synon të mbështesë procesin e decentralizimit dhe zbatimin e reformës së re administrativo territoriale, duke forcuar kapacitetet administrative dhe ofrimin e shërbimeve vendore.
Deficiti buxhetor për vitin 2027 planifikohet të qëndrojë në nivelin 2.3 përqind të PBB-së, duke qëndruar në të njëjtin nivel me atë të pritshëm për vitin 2026. Balanca primare pritet të rezultojë e balancuar në vitin 2027, në zbatim me rregullin fiskal të parashikuar në LOB që përcaktohet se, duke filluar nga viti buxhetor 2024 e për çdo vit në vijim, balanca primare nuk mund të rezultojë negative. Gjithashtu, borxhi publik bruto do të vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin respektiv fiskal. Në vitin 2026 parashikohet që borxhi publik bruto të ulet në rreth 52.5 përqind të PBB-së dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 52.4 përqind në vitin 2027. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 52.2 përqind deri në vitin 2029 dhe më tej në rreth 50.9 përqind në vitin 2031.
Bizneset e dëmtuar nga protesta/ Kompensim bizneseve të dëmtuara nga protesta, miratohet Akti Normativ
Sikurse ishte paralajmëruar, qeveria ka miratuar AktinNormativ për kompensimin e bizneseve që pësuandëme materiale gjatë protestave të zhvilluara nga data 13......
Pse e duan shqiptarët BE? Ekonomia arsyeja kryesore që i bën qytetarët tanë të kërkojnë integrimin
Qytetarët në vendet e Ballkanit Perëndimor po e lidhin gjithnjë e më shumë anëtarësimin në Bashkimin Europian me përfitime konkrete ekonomike, mundësi më të......
Turizmi kundër TVSH-së - ATA kërkon pezullimin e projektvendimit dhe formalizimin e tregut të akomodimit
Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka kundërshtuar propozimin e qeverisë për rritjen e TVSH-së për shërbimet e akomodimit nga 6% në 10%, duke paralajmëruar se......
Durana drejt ndërtimit - Parku teknologjik prezantohet në Francë. Nis procesi për zhvillimin fizik në Xhafzotaj
Durana Tech Park po kalon nga modeli virtual i funksionimit drejt zhvillimit të infrastrukturës fizike në Xhafzotaj, Bashkia Shijak. Projekti ka aktualisht 88......
Mbështetje për studentët - Rama: Bursa 25 mijë lekë për ata në nevojë, përfitojnë edhe në master
Kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e bursave për studentët nga familjet në vështirësi ekonomike në 25 mijë lekë në muaj dhe shtrirjen e kësaj mbështetjeje......
Paketa fiskale, biznesi kundër - Reagimi i grupeve të interesit: Do të vështirësohet sipërmarrja
Paketa Fiskale 2027 ka ngritur shqetësime te përfaqësuesit e biznesit, të cilët paralajmërojnë se ndryshimet e propozuara mund të rrisin kostot për......
Mëngjesi në Scan
Çdo ditë, 07:00
Insider
E martë, e enjte, 20:00

