Turizmi kundër TVSH-së - ATA kërkon pezullimin e projektvendimit dhe formalizimin e tregut të akomodimit

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka kundërshtuar propozimin e qeverisë për rritjen e TVSH-së për shërbimet e akomodimit nga 6% në 10%, duke paralajmëruar se masa rrezikon konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar në rajon.
Në një deklaratë për shtyp, shoqata shprehet se projektvendimi është hartuar pa konsultim paraprak me grupet e interesit dhe pa një analizë të plotë të ndikimit ekonomik. Sipas saj, bizneset formale të sektorit po përballen me vështirësi për shkak të zhvlerësimit të euros, rritjes së pagave dhe kostove të lëndëve të para.
ATA argumenton se norma e reduktuar e TVSH-së ka ndihmuar zhvillimin e turizmit, i cili është kthyer në një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. Sipas shoqatës, rritja e numrit të vizitorëve nga 6 milionë në 12.6 milionë ka kontribuar në zgjerimin e peshës së sektorit në ekonomi dhe eksporte.
Në vend të rritjes së taksave për bizneset që përmbushin detyrimet fiskale, ATA kërkon që qeveria të përqendrohet te lufta kundër informalitetit. Shoqata i referohet Strategjisë së Turizmit 2026–2030, sipas së cilës 78% e kapaciteteve akomoduese përbëhen nga apartamente me qira ditore, ndërsa 22% nga hotele.
Për të argumentuar nevojën për formalizimin e tregut, ATA sjell edhe të dhëna për netët e qëndrimit të turistëve. Sipas deklaratës, Shqipëria regjistron më pak netë fjetje në raport me numrin e vizitorëve krahasuar me vende si Mali i Zi dhe Kroacia, çka, sipas shoqatës, ngre shqetësime për nivelin e raportimit të aktivitetit akomodues.
Në përfundim, Shoqata Shqiptare e Turizmit i kërkon qeverisë të pezullojë projektvendimin për rritjen e TVSH-së, të nisë konsultime me përfaqësuesit e sektorit dhe të përqendrojë përpjekjet në formalizimin e tregut.
Sipas ATA-s, rritja e taksës mund të dobësojë pozicionin konkurrues të Shqipërisë në rajon dhe të rëndojë më tej bizneset që operojnë në mënyrë të rregullt.
Durana drejt ndërtimit - Parku teknologjik prezantohet në Francë. Nis procesi për zhvillimin fizik në Xhafzotaj
Durana Tech Park po kalon nga modeli virtual i funksionimit drejt zhvillimit të infrastrukturës fizike në Xhafzotaj, Bashkia Shijak. Projekti ka aktualisht 88......
Mbështetje për studentët - Rama: Bursa 25 mijë lekë për ata në nevojë, përfitojnë edhe në master
Kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e bursave për studentët nga familjet në vështirësi ekonomike në 25 mijë lekë në muaj dhe shtrirjen e kësaj mbështetjeje......
Paketa fiskale, biznesi kundër - Reagimi i grupeve të interesit: Do të vështirësohet sipërmarrja
Paketa Fiskale 2027 ka ngritur shqetësime te përfaqësuesit e biznesit, të cilët paralajmërojnë se ndryshimet e propozuara mund të rrisin kostot për......
Mëngjesi në Scan
Çdo ditë, 07:00
Insider
E martë, e enjte, 20:00
Ekopol
E hënë, e mërkurë 20:00
Dy uljet e mëdha/ Rama prezanton paketën fiskale me 10 pika, hiqet taksa e qarkullimit
Një paketë fiskale për vitin 2027 e listuar në 10 pika kryesore, është prezantuar nga Kryeministri Edi Rama. Nga ulja e TVSH-së për ushqimet në 6%, tek......
Rrugë “e re” Tiranë - Durrës/ Aksi dytësor në rikonstruksion, afati i punimeve është 5 muaj
Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë fituese për rikonstruksionin e rrugës dytësore Tiranë – Durrës, në segmentin Hygea – Megatek. Bashkimi i kompanive......

