Bizneset e dëmtuar nga protesta/ Kompensim bizneseve të dëmtuara nga protesta, miratohet Akti Normativ
Sikurse ishte paralajmëruar, qeveria ka miratuar AktinNormativ për kompensimin e bizneseve që pësuandëme materiale gjatë protestave të zhvilluara nga data 13 deri më 22 tetor 2026. Sipas tij, shteti do të mbulojëdëmet dhe më pas do të kërkojë kthimin e parave ngashkaktarët, si dhe nga organizatat që kanë organizuartubimet e dhunshme.
Nga skema përfitojnë bizneset me qarkullim vjetor derinë 14 mln lekë, sipas deklaratës së vitit 2025, teksakompensimi parashikohet në vlerën e plotë të dëmit tëvlerësuar, për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.
Për të përfituar, subjektet e dëmtuara duhet tëparaqesin kërkesë pranë administratës tatimore, së bashku me dokumentet që vërtetojnë vlerën e sendevetë shkatërruara apo të dëmtuara. Nëse disponojnë, ato duhet të dorëzojnë edhe prova për rrethanat e dëmtimitdhe identifikimin e personave përgjegjës.
Tatimet kanë pesë ditë pune për t’ia përcjellëdokumentacionin Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa kjo e fundit do t’i kërkojë Policisësë Shtetit të verifikojë brenda 30 ditëve, nëse dëmiështë shkaktuar gjatë tubimeve të dhunshme ngaprotestuesit.
Identifikimi i autorit nuk është kusht për kompensimin. Biznesi mund të përfitojë edhe kur shkaktari nuk ështëzbuluar, por duhet të konfirmohet lidhja e dëmit me tubimin e dhunshëm. Në mungesë të provave tëmjaftueshme, kërkesa refuzohet.
Nëse identifikohet personi që ka shkaktuar dëmin, Policia e Shtetit njofton Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila ia përcjell informacionin Avokaturëssë Shtetit. Kjo e fundit i kërkon personit përgjegjës tëkthejë paratë që shteti i ka paguar biznesit të dëmtuar. Nëse shuma nuk shlyhet vullnetarisht brenda 30 ditëve, Avokatura ngre padi për kthimin e saj. Sipas aktit, përgjegjësia për dëmshpërblimin shtrihet edhe te personi juridik apo organizata që ka organizuarprotestën e dhunshme.
Pra, biznesi kompensohet fillimisht nga shteti, ndërsaparatë u kërkohen më pas përgjegjësve për dëmin. Nëseautori ende nuk është identifikuar, kjo nuk e pengonkompensimin e biznesit.
Skema mbulon pasuritë e pasiguruara, por edhe rastetkur sigurimi nuk përfshin dëmet nga trazirat apo aktet e dhunshme. Kur siguruesi mbulon vetëm një pjesë tëdëmit, shteti kompenson pjesën e pambuluar.
Fondet e kompensimit do të përballohen nga buxheti iministrisë përgjegjëse për ekonominë. Akti parashikongjithashtu gjoba, sipas ligjit për tubimet, ndajpersonave të cilëve u është vlerësuar i ligjshëm arresti, në kushtet e përcaktuara në të.
Pse e duan shqiptarët BE? Ekonomia arsyeja kryesore që i bën qytetarët tanë të kërkojnë integrimin
Qytetarët në vendet e Ballkanit Perëndimor po e lidhin gjithnjë e më shumë anëtarësimin në Bashkimin Europian me përfitime konkrete ekonomike, mundësi më të......
Turizmi kundër TVSH-së - ATA kërkon pezullimin e projektvendimit dhe formalizimin e tregut të akomodimit
Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka kundërshtuar propozimin e qeverisë për rritjen e TVSH-së për shërbimet e akomodimit nga 6% në 10%, duke paralajmëruar se......
Durana drejt ndërtimit - Parku teknologjik prezantohet në Francë. Nis procesi për zhvillimin fizik në Xhafzotaj
Durana Tech Park po kalon nga modeli virtual i funksionimit drejt zhvillimit të infrastrukturës fizike në Xhafzotaj, Bashkia Shijak. Projekti ka aktualisht 88......
Mbështetje për studentët - Rama: Bursa 25 mijë lekë për ata në nevojë, përfitojnë edhe në master
Kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e bursave për studentët nga familjet në vështirësi ekonomike në 25 mijë lekë në muaj dhe shtrirjen e kësaj mbështetjeje......
Paketa fiskale, biznesi kundër - Reagimi i grupeve të interesit: Do të vështirësohet sipërmarrja
Paketa Fiskale 2027 ka ngritur shqetësime te përfaqësuesit e biznesit, të cilët paralajmërojnë se ndryshimet e propozuara mund të rrisin kostot për......
Mëngjesi në Scan
Çdo ditë, 07:00
Insider
E martë, e enjte, 20:00
Ekopol
E hënë, e mërkurë 20:00

