Paketa fiskale, biznesi kundër - Reagimi i grupeve të interesit: Do të vështirësohet sipërmarrja

Paketa Fiskale 2027 ka ngritur shqetësime te përfaqësuesit e biznesit, të cilët paralajmërojnë se ndryshimet e propozuara mund të rrisin kostot për sipërmarrjet dhe konsumatorët.
Nga sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, te turizmi dhe bizneset e vogla e të mesme, kundërshtimet lidhen me rritjen e disa taksave, uljen e pragut dhe mungesën e konsultimit me palët e interesit.
Të ftuar në emisionin “Scan Live”, përfaqësuesi i Shoqatës ProExport Edvin Prençe, dhe Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Tiranë, ngritën pikëpyetje mbi ecurinë dhe vijimësinë e biznesit, nëse kjo paketë fiskale do të implementohet.
“Unë mendoj që nuk është thjeshtë goditje. Nuk kemi tëq bëjmë vetëm me goditje sepse mendoj që duhet të largohemi nga sloganet e goditjeve, apo të një analize të shkurtër. Ne kemi të bëjmë me një kirurgji në zhvillimin ekonomik. Ne kërkojmë reforma, dhe most ë harrojmë që kemi koston m të madhe të jetesës sot. Dhe këto nuk bëjnë gjë tjetër, veëse rrison koston e përditshme të qytetarëve shqiptarë.”
Nga ana tjetër, drejtoresha ekzektutive e Dhomës Ekonomike të Gruasn ë Shqipëri, Sabi Osmani, theksoi se mungesa e një konsultimi publik si dhe me palët e interesit, pasi parashikohet të jetë një barrë e rënduar për biznesin.
“Vërtet është ulur TVSH-ja për produktet e shportës nga 20% në 6%, ama është rritur, është rritur tatimi mbi dividendin, janë propozuar rritja mbi tatimin e dividentit nga 15% në 17%, është rritur TVSH-ja për gjethe për të tjera nga 20% në 22%, që patjetër është në ballë kundrejt biznesit, por që në fund do të shkojë në xhepa tek konsumatori e gjithë kjo barrë. E, më pas kemi dhe një sektor tjetër ky, që është sektori i turizmit, ku aktualisht ky vit, nga gjithë komunitetet që ne kemi, nuk është se ka qenë viti më i suksesshëm në Shqipëri, e, por për më tepër biznesi në vazhdim të këtyre valëve të protestave që po ndodhin, turizmi ka ndikuar në turizëm ka ndikuar ndjeshëm, dhe rritja e tatimeve nga 6% në 10%, patjetër që kjo shkon në barrën e biznesit. Propozimi i uljes së pragut nga 5 milionë lekë, nga 10 milionë lekë në 5 milionë lekë, automatikisht bizneset e vogla dhe të mesme e vendos në politika shumë të vështira mbi jetesë. Nëse ne, duke folur gjatë gjithë kohës për rrugën që ka Shqipëria drejt anëtarësimit të Bashkimit Europian dhe të gjitha standardet, cilësitë, kushtet, certifikimet dhe çdo gjë tjetër që duhet të mburojë biznesi me kostot e veta, tani jemi kthyer që pa shkuar atje, ne eliminojmë rrugën nga ulja e pragut. Pra bizneset e vogla dhe të mesme, që është mbi 80% e bizneseve që operojnë në Shqipëri, aktualisht po i dëbon.”
Mëngjesi në Scan
Çdo ditë, 07:00
Insider
E martë, e enjte, 20:00
Ekopol
E hënë, e mërkurë 20:00
Dy uljet e mëdha/ Rama prezanton paketën fiskale me 10 pika, hiqet taksa e qarkullimit
Një paketë fiskale për vitin 2027 e listuar në 10 pika kryesore, është prezantuar nga Kryeministri Edi Rama. Nga ulja e TVSH-së për ushqimet në 6%, tek......
Rrugë “e re” Tiranë - Durrës/ Aksi dytësor në rikonstruksion, afati i punimeve është 5 muaj
Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë fituese për rikonstruksionin e rrugës dytësore Tiranë – Durrës, në segmentin Hygea – Megatek. Bashkimi i kompanive......
Shëndetësia, rritet financimi - Nga kujdesi shëndetësor te mbështetja sociale, 88,18 miliardë lekë për 2027-ën
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale parashikohet të ketë një buxhet prej 88,18 miliardë lekësh në vitin 2027. Sipas programimit buxhetor afatmesëm......
Arsimi, më shumë fonde në 2027 - Planifikohen 66,27 miliardë lekë, pesha ndaj ekonomisë ulet deri në 2029
Ministria e Arsimit parashikohet të ketë një buxhet prej 66.27 miliardë lekësh në vitin 2027. Sipas programit buxhetor afatmesëm, fondet shtohen me rreth 1.41......
7% rritje tatimi për korporatat - Eksperti: Një hap pas. Ulen investimet, vendi më pak tërheqës
Bizneset dhe aksionerët pritet të paguajnë më shumë tatim mbi të ardhurat e tyre gjatë vitit të ardhshëm. Në Paketën Fiskale 2027, qeveria propozon që norma e......

