Shqipëria Postuar më 28 October 2026, 12:56

Shëndetësia, rritet financimi - Nga kujdesi shëndetësor te mbështetja sociale, 88,18 miliardë lekë për 2027-ën

Nga Fabjona Pasho

Shëndetësia, rritet financimi - Nga kujdesi shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale parashikohet të ketë një buxhet prej 88,18 miliardë lekësh në vitin 2027. Sipas programimit buxhetor afatmesëm 2027–2029, fondet shtohen me rreth 1,7 miliardë lekë, ose 2%, krahasuar me vitin 2026.

Në shëndetësi, kujdesi parësor parashikohet të financohet me 6,59 miliardë lekë në 2027. Dokumenti vendos si objektiv realizimin e rreth 7,44 milionë vizitave gjatë këtij viti. Për kujdesin dytësor, ku përfshihen shërbimet spitalore, planifikohen 42,65 miliardë lekë, ndërsa për shëndetin publik rreth 4,95 miliardë lekë.

Për blerjen e pajisjeve mjekësore për spitalet parashikohet financim prej 1,1 miliardë lekësh në vitin 2027. Ndërsa gjatë periudhës 2027–2029 synohet trajtimi i 400 mijë pacientëve në vit me receta të rimbursueshme.

Plani përfshin edhe trajtime të specializuara. Për trajtimin e infertilitetit parashikohen 37,5 milionë lekë në vit, me 200 çifte përfituese çdo vit. Për rindërtimin e gjirit planifikohet një fond vjetor prej 70 milionë lekësh për 350 paciente.

Sa I pwrket programit tw përkujdesjes sociale planifikohen 31,47 miliardë lekë, nga 29,26 miliardë lekë në 2026. Rritja është rreth 2,2 miliardë lekë, ose 7,5%. Ky program mbështet politikat për ndihmën ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe shërbimet sociale.

Financimi për përkujdesjen sociale parashikohet të vijojë rritjen edhe në vitet pasuese, duke arritur në 31,87 miliardë lekë në 2028 dhe 31,94 miliardë lekë në 2029.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat