Turizëm me përgjegjësi - Nisma nga Malta synon të rikthejë përfitimet turistike tek banorët vendas

Rritja e turizmit ndërkombëtar po sjell të ardhura të mëdha për hotelet dhe bizneset, por për banorët e shumë destinacioneve po shoqërohet me rritje të kostove të banimit, humbje të identitetit lokal dhe transformim të lagjeve historike.
Përballë këtij realiteti, një nismë e lindur në Maltë synon të ndryshojë mënyrën se si funksionon industria turistike, duke nxitur hotelet të kontribuojnë drejtpërdrejt në jetën e komuniteteve ku ushtrojnë aktivitetin.
Positive Action Community Tourism (PACT) synon të bashkojë hotelet, organizatat dhe aktorët lokalë, në mënyrë që pasuria e krijuar nga vizitorët të sjellë përfitime jo vetëm ekonomike, por edhe sociale e kulturore për banorët.
Nisma është krijuar nga sipërmarrësi britanik Mark Weingard, themelues i grupit hotelier Iniala, i cili mbështet projekte kulturore dhe sportive në kryeqytetin maltez, Valeta. Sipas filozofisë së tij, nuk mjafton që një hotel të hapet në një destinacion dhe të gjenerojë fitime; ai duhet të ndihmojë edhe në përmirësimin e jetës së komunitetit.
Modeli parashikon restaurimin e ndërtesave historike dhe rikthimin e aktivitetit në zona të qytetit, pa cenuar identitetin dhe traditat vendase. Synimi është që investimet turistike të përmirësojnë hapësirat urbane, pa i detyruar banorët të largohen për shkak të kostove në rritje.
PACT synon të shtrihet edhe në qytete të tjera, ndërsa po punohet për zgjerimin ndërkombëtar të nismës në bashkëpunim me Këshillin Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit. Paralelisht, grupi Iniala planifikon të zhvillojë modelin e tij hotelier në Lisbonë, Athinë dhe Madrid.
Përtej akomodimit, modeli përfshin shërbime të mirëqenies fizike dhe emocionale, ushqyerje të shëndetshme dhe përvoja të lidhura me kulturën vendase.
Nisma synon të adresojë një nga paradokset e turizmit modern: destinacionet përfitojnë nga fluksi i vizitorëve, por banorët rrezikojnë të humbasin aksesin në banesa dhe lidhjen me komunitetin e tyre. Përkrahësit e PACT besojnë se përfshirja më e madhe e hoteleve në jetën lokale mund të ndihmojë në kufizimin e këtij fenomeni dhe ta bëjë turizmin më të qëndrueshëm.
Përplasja për buxhetin - Deficiti 70 mld euro i Ukrainës ndërlikon negociatat e BE-së për financat e ardhshme
Bashkimi Evropian përballet me një sfidë të dyfishtë financiare, teksa negociatat për buxhetin shtatëvjeçar të ardhshëm përplasen me nevojën për të mbuluar......
Kina frenon IA-në - Pekini kufizon eksportet teknologjike përballë rivalitetit me SHBA-në
Kina po përgatit kufizime të reja për eksportin e teknologjive të inteligjencës artificiale, duke synuar të mbajë brenda vendit modelet më të avancuara,......
Tirana dominon sigurimet - Rreth 63% e primeve të shkruara bruto vijnë nga kryeqyteti, ku paguhen edhe më shumë dëme
Tirana është qarku ku paguhen më shumë prime sigurimi në Shqipëri, por edhe aty ku kompanitë e sigurimit paguajnë dëmet më të larta. Sipas të dhënave për......
Buxheti, vë në fokus punësimin - Rritje e punësimit të të rinjve, grave dhe personave me aftësi të kufizuara deri në vitin 2029
Rreth 10000 të rinj synohet të punësohen çdo vit përmes programeve të tregut të punës. Sipas objektivave të buxhetit afatmesëm, në vitin 2027 parashikohet......
Sa do të jetë papunësia? FMN parashikon një normë prej 8.7% për Shqipërinë në vitin 2026
Normat e papunësisë vijojnë të shfaqin dallime të konsiderueshme mes vendeve të ndryshme të botës, duke reflektuar zhvillimet ekonomike, demografike dhe......
74 mijë mjete të regjistrura/ 9- mujori, rreth 80% e regjistrimeve janë autovetura
Tregu i automjeteve në Shqipëri vijon të dominohet nga autoveturat me motorë tradicionalë, por automjetet elektrike dhe hibride po fitojnë gjithnjë e më shumë......
265 mln euro për pensionistët - Buxheti/ 10 miliardë euro për 2027-ën, rriten investimet
Buxheti i shtetit për vitin 2027 planifikohet të arrijë në shifrën e rreth 907.9 miliardë lekëve apo 10 miliardë eurove. Në raport me buxhetin e vitit 2026,......
Sa borxh ka Shqipëria? - Detyrimet në shtator, 24.6 miliardë lekë më të ulëta se në 2025. Përbëjnë 49.3% të PBB-së
Borxhi publik i Shqipërisë ka zbritur në rreth 1.377 trilionë lekë në fund të muajit shtator, duke shënuar një rënie krahasuar me fundin e vitit të kaluar.......

