Shqipëria Postuar më 28 October 2026, 10:48

74 mijë mjete të regjistrura/ 9- mujori, rreth 80% e regjistrimeve janë autovetura

Nga Ernilda Luzi

74 mijë mjete të regjistrura/ 9- mujori, rreth 80% e regjistrimeve

Tregu i automjeteve në Shqipëri vijon të dominohet nga autoveturat me motorë tradicionalë, por automjetet elektrike dhe hibride po fitojnë gjithnjë e më shumë terren. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, në Shqipëri janë regjistruar për herë të parë 74 mijë e 168 mjete. Pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë autoveturat, me 58 mijë e 986 regjistrime, ose rreth 80% të totalit.

Referuar shifrave të publikuara nga DPSHTRR, 34 mijë e 747 të kategorisë autovetura janë me naftë, ndërsa 12 mijë e 260 me benzinë. Ndërkohë, janë 7 mijë e 209 autovetura elektrike dhe 2 mijë 80 automjete hibride. Nga ana tjetër, përveç autoveturave, regjistrimet përfshijnë edhe motorë, autobusë, automjete për transportin e pasagjerëve dhe të mallrave, si dhe kategori të tjera mjetesh.

Shifrat tregojnë se motorët tradicionalë vijojnë të kenë peshën kryesore në treg, por automjetet elektrike po përfaqësojnë një segment të rëndësishëm. Brenda këtij tregu, markat kineze kanë një prani të dukshme.

Në krye të listës së autoveturave elektrike renditet BYD, me 4 mijë e 891 mjete, e ndjekur nga AION me 383, Volksëagen me 343, Ëuling me 217 dhe Changan me 178 automjete.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga DPSHTRR, në janar janë regjistruar 814 automjete elektrike dhe në shkurt 893, ndërsa nivelet më të larta shfaqen në muajt mars dhe prill. Më pas, regjistrimet zbresin në 784 në maj, 775 në qershor, 682 në korrik dhe 681 në gusht, përpara se të shënojnë një rritje të lehtë në shtator, me 716 automjete.

Të dhënat pasqyrojnë një treg ku automjetet me benzinë dhe naftë vijojnë të dominojnë, ndërsa alternativat elektrike dhe hibride po zënë vendin e tyre. 

Tregu shqiptar i automjeteve po kalon një fazë diversifikimi, me një numër të konsiderueshëm regjistrimesh dhe me markat kineze që po fitojnë peshë, veçanërisht në segmentin e makinave elektrike.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat