Shqipëria Postuar më 27 October 2026, 14:25

Karakaçi: Mbyllen 5 km e parë deri në Pezë, brenda nëntorit tenderi për pjesën e mbetur 

Nga SCAN TV

Karakaçi: Mbyllen 5 km e parë deri në Pezë, brenda

Rikonstruksioni i 5 km të parë të rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa ka përfunduar, teksa Autoriteti Rrrugor Shqiptar ka kontraktuar edhe rikonstruksionin për 9 km e tjerë.

Gjatë një inspektimi në këtë aks, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi bëri me dije gjithashtu se është siguruar edhe financimi për 10 km e mbetur, deri në Durrës. 

Karakaçi foli dhe për rëndësinë që ka rikonstruksioni i kësaj rruge. 

Përmes rikonstruksionit të kësaj rruge alternative me autostradën Tiranë – Durrës synohet përmirësimi i kushteve të qarkullimit, rritja e sigurisë rrugore dhe lehtësimi i lëvizjes për banorët dhe automjetet që përdorin këtë aks. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat