Shqipëria Postuar më 27 October 2026, 13:37

Prioritet, frenimi i emigracionit - Asambleja rajonale Euro-Mesdhetare: Politika konkrete për të mbështetur të rinjtë

Nga Fabjona Pasho

Prioritet, frenimi i emigracionit - Asambleja rajonale Euro-Mesdhetare: Politika

Politikat për punësimin dhe mbështetjen e të rinjve, që t’u krijojnë mundësi të ndërtojnë jetën në vendet e tyre, ishin në fokus të seancës së 17-të të Asamblesë Rajonale dhe Vendore Euro-Mesdhetare, të zhvilluar për herë të parë në Tiranë. Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, tha se angazhimi i bashkive dhe qeverive në këtë drejtim mund të ndikojë në uljen e emigrimit.

"Konsiston kryesisht në, po themi, marrjen e nismave për ushtrimin e demokracisë kryesisht lokale, pra në nivelin vendor dhe rajonal. U përcaktua tema e diskutimit, e cila do të jetë dhe çështja e diskutimit, e cila do të jetë bazë e punës për mandatin e ardhshëm të Arlem-it, e cila kryesisht ka të bëjë me të rinjtë dhe politikat që duhet të ndërmarrin vendet anëtare, por jo vetëm, në politikat se si duhet të motivohen të rinjtë që të qëndrojnë në vendet e tyre. Nën se çdo vend, çdo, po themi, bashki, institucion vendor apo dhe qendror, i qëndron fort këtij kriteri të rëndësishëm të paktës së mesdheut për të punuar sa më mirë, sa më ngushtë dhe për të krijuar politika reale për të rinjtë, për t'i mbështetur ata, unë jam shumë e bindur që ne do të kemi një ulje të fluksit dhe të ritmeve të emigrimit të të rinjve jashtë vendeve dhe padyshim edhe të këtij fenomeni në Shqipëri", tha Bufi.  

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, theksoi se sfidat e përbashkëta kërkojnë bashkëpunim përtej kufijve, ndërsa zgjerimin e BE-së e cilësoi një investim strategjik.

“Europa, ndërkohë që përballet sot, si sfida të përbashkëta, zhvillimin e gjelbër dhe digjital, sigurinë energjetike, menaxhimin e ujërave, konkurrueshmërinë ekonomike, ndryshimet demografike dhe transformimin teknologjik, pa harruar këtu edhe trazirat sociale në disa nga kryeqytetet dhe qytetet tona. Asnjë nga këto sfida nuk ndalet në kufi. Ne po ndërtojmë në ndërtimin e ndërlidhjeve që forcojnë autonominë dhe qendrueshmërinë strategjike të Evropës: punën në energji të rinovueshme, infrastrukturën e transportit, logistikën, lidhjet digjitale apo treqen rajonale. Në këtë kuptim, zgjerimi nuk duhet të kuptohet si një koncesion për vendet kandidate, por si një investim në një Europë më të fortë, më të sigurt dhe më konkurruese”, u shpreh Fino.

Ndërsa Adelina Farrici, nënvizoi nevojën për forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe shkëmbimin e përvojave me partnerët europianë, në kuadër të reformës territoriale. 

“Është veçanërisht e rëndësishme për në kohën e transformimeve në procesin e reformave administrative dhe territoriale dhe për këtë kanë nevojë për rritje kapacitetesh dhe rritjen e bashkëpunimit midis tyre, për një partneritet solid, mik përvojave dhe bashkëpunim me Europën. Bashkitë shqiptare duhen më të forta dhe shoqata globale, por edhe me aktorë të tjerë në të gjithë rajonin e Mesdheut”, u shpreh Farrici. 

Në takim morën pjesë me përfaqësues të institucioneve europiane dhe Unionit për Mesdheun, ku u kërkua një rol më i fortë i pushtetit vendor në zbatimin e Paktit për Mesdheun, me projekte konkrete për komunitetet. Çmimi ARLEM 2026 iu dha një sipërmarrjeje tuniziane që prodhon proteza me çmime të përballueshme, si dhe institucionit që mbështeti nismën e saj.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat