Thethi, më i shtrenjti/Çmimet e AirBNB ndryshojnë ndjeshëm në destinacionet e vjeshtës

Vjeshta në Shqipëri vijon të tërheqë një numër të konsiderueshëm turistësh, të cilët zgjedhin të vizitojnë qytetet historike, destinacionet malore dhe qendrat urbane të vendit. Një nga qytetet që tërheq vëmendjen gjatë sezonit të vjeshtës është Korça. Sipas të dhënave të AirDNA, numri i listimeve të banesave për qira afatshkurtra në këtë qytet është rritur me 18.5%, duke treguar interesin në rritje të pronarëve për t'iu drejtuar këtij tregu. Çmimet për një natë variojnë nga rreth 30 dollarë për apartamente të thjeshta deri në mbi 600 dollarë për vila luksoze. Ndërkohë, kostoja e vlerësuar për rinovimin e një prone të këtij lloji arrin në rreth 6,360 dollarë.
Një tjetër destinacion që ruan tërheqjen e tij gjatë vjeshtës është Berati. Edhe në këtë qytet, tregu i qirave afatshkurtra ka shënuar zgjerim, me një rritje prej 11.8% të listimeve. Çmimet e akomodimit variojnë mesatarisht nga 40 deri në 80 dollarë për natë, duke ofruar alternativa për kategori të ndryshme vizitorësh. Ndërsa kostoja e vlerësuar e rinovimit të një apartamenti arrin në afro 6,100 dollarë.
Përtej qyteteve historike, edhe destinacionet malore vijojnë të tërheqin turistë që kërkojnë një përvojë të ndryshme gjatë vjeshtës. Thethi mbetet ndër zonat më të kërkuara për vizitorët që preferojnë natyrën. Në këtë destinacion, çmimet e akomodimit paraqesin një diferencë të konsiderueshme, duke nisur nga rreth 60 dollarë për natë dhe duke arritur deri në afro 800 dollarë për prona të nivelit të lartë. Kjo diferencë lidhet me karakteristikat e banesave, kapacitetin, vendndodhjen dhe standardin e shërbimeve, duke e bërë ofertën të larmishme për kategori të ndryshme turistësh.
Ndërkohë, Tirana vijon të jetë një nga qendrat kryesore të turizmit urban dhe kulturor në vend. Kryeqyteti tërheq vizitorë gjatë gjithë vitit, falë jetës së gjallë urbane, institucioneve kulturore, restoranteve dhe mundësive të shumta për argëtim. Në tregun e qirave afatshkurtra, çmimet ndryshojnë kryesisht sipas zones. Për pronarët, qiratë afatshkurtra përfaqësojnë një mundësi për të përfituar nga fluksi i vizitorëve, ndërsa investimet në rinovim dhe përmirësimin e kushteve të akomodimit mbeten faktorë të rëndësishëm për të konkurruar në një treg ku turistët kanë gjithnjë e më shumë alternativa zgjedhjeje.

Europa dominon turizmin - Kërkesa për akomodim turistik pritet të rritet me 32% deri në vitin 2036
Europa pritet të mbetet një nga qendrat kryesore të turizmit global edhe gjatë dekadës së ardhshme, me rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe kërkesës për......
Ngadalësohet energjia e pastër - Rrjetet e pamjaftueshme dhe barrierat tregtare frenojnë zgjerimin global
Bota pritet të shtojë më pak kapacitete të energjisë së pastër në vitin 2026, për herë të parë pas pesë vitesh. Zhvillimi po frenohet nga rrjetet e......
TVSH, sa përfitojnë qytetarët? Me normën 6% pazari mund të kushtojë 805 lekë më pak
Sa do të ndryshonte fatura e një pazari nëse TVSH-ja për ushqimet bazë do të ulej nga 20% në 6%? Një skenar hipotetik i Scan Intel, bazuar në të dhënat e......
Serbia, në udhëkryq - Hapet rruga për reforma. Ekonomia dhe siguria energjetike, nën presion
Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi mund të krijojë mundësi për përmirësimin e qeverisjes dhe zbatimin e reformave strukturore, por......
Taksë 32% për pagat e larta - Gjokutaj: Paketa fiskale kërkon analiza më të thelluara për kostot që rëndojnë biznesin
Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për vitin 2027 pritet të sjellin ndryshime në taksimin e konsumit, turizmit dhe të ardhurave personale. Por, sipas......
Rezervuarë nëntokësorë në Lanë - Projekti për ujitjen e 50 mijë m² gjelbërim
Dy rezervuarë nëntokësorë me kapacitet të përgjithshëm rreth 63 mijë litra ujë parashikohet të ndërtohen përgjatë lumit Lanë, në Tiranë. Strukturat do të......
Cilat janë taksat që ndryshojnë? - Paketa fiskale/ Ulje në 6% e TVSH për ushqime, lehtësim individëve me paga të larta
Viti 2027 do të nisë me një sërë ndryshimesh në taksat dhe tatime për biznesin dhe qytetarët. Konkrerisht, në paketën fiskale për vitin e ardhshëm, qeveria......
132 mln euro importe energjie - KESH blen 17.9 mln euro për të mbuluar konsumin deri në 1 nëntor
Fatura e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e energjisë elektrike gjatë këtij viti ka arritur në rreth 132 mln euro, pas procedurës më të......

