Cilat janë taksat që ndryshojnë? - Paketa fiskale/ Ulje në 6% e TVSH për ushqime, lehtësim individëve me paga të larta

Viti 2027 do të nisë me një sërë ndryshimesh në taksat dhe tatime për biznesin dhe qytetarët.
Konkrerisht, në paketën fiskale për vitin e ardhshëm, qeveria propozon që TVSH-ja për produktet e shportës të ulet nga 20% në 6%. Një kërkesë kjo e vazhdueshme e shoqatave të biznesit. Po nga ana tjetër propozohet rishikimi i shkallës standarde të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, nëpërmjet përcaktimit të saj në masën 21% nga 20% që është aktualisht. Ndërsa për sektorin e turizmit, TVSH-ja parashikohet të rritet nga 6% që është aktualisht në 10%.
Nga ana tjetër parashikohet ulje e pragut të regjistrimit të detyrueshëm të bizneseve për TVSH-në nga 10 milionë lekë, që është aktualisht, në 5 milionë lekë qarkullim vjetor. Nga ky ndryshim pritet të futen në skemë 17,516 tatimpagues të rinj .
Paketa parashikon gjithashtu rritje të normës standarde të tatimit mbi të ardhurat e korporatave nga 15% në 17% dhe dividenti nga 8% që është aktualisht në 15%.
Në paketën fiskale 2027 synohet lehtësimi i individëve që marrin paga të larta. Konkretisht tatimi 23% nga niveli i pagave 200 mijë lekë që ishte aktualisht, do të aplikohet në nivelin e pagave mbi 300 mijë lekë. Pra, pagat 300 mijë lekë deri në 700 mijë lekë do të taksohen me 23%, ndërsa mbi 700 mijë lekë, tatimi shkon 32%.
Në fushën e tatimit mbi të ardhurat, paketa parashikon përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat personale për kategori të caktuara individësh dhe të vetëpunësuarish. Në listën e përfituesve përfshihen personat me statusin e të verbrit, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, personat shurdhëmemecë dhe invalidët e punës.
Paketa parashikon kufizimeve për pagesat dhe arkëtimet me para në dorë. Një kalendar të ri akcize për periudhën 2027–2033 dhe zgjatje të regjimit të veçantë për Bursën Shqiptare të Energjisë deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
132 mln euro importe energjie - KESH blen 17.9 mln euro për të mbuluar konsumin deri në 1 nëntor
Fatura e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e energjisë elektrike gjatë këtij viti ka arritur në rreth 132 mln euro, pas procedurës më të......
Si ndryshon Banka Qendrore? - Ligji i ri ndalon financimin monetar të institucioneve publike dhe rritje të kapitalit bazë
Me ndryshimet e reja në ligjin për Bankën e Shqipërisë, kjo e fundit nuk mund të financojë qeverinë apo institucione të tjera publike. Banka Qendrore, organet......
Shoqëri për Strehimin Social - Shoqëria e re aksionare do të menaxhojë banesat
Shqipëria pritet të ketë një kompani të posaçme shtetërore për zhvillimin dhe administrimin e banesave sociale dhe të përballueshme. Projektligji i ri për......
Mbetjet minerare bëhen pasuri - Nisma/ Ripërpunim materialeve të mbetura
Mbetjet e krijuara nga aktivitetet minerare në Shqipëri mund të kthehen në një burim të ri ekonomik, në vend që të mbeten vetëm materiale të depozituara në......
“Turizmi mban ekonominë” - BB: Rritje prej 3.4% në 2026 falë kërkesës së brendshme, shërbimeve dhe ndërtimit
Ekonomia shqiptare pritet të ketë një rritje prej 3.4% në 2026, falë kërkesës së brendshme, shërbimeve dhe ndërtimit. Banka Botërore parashikon rritje......
TVSH, Shqipëria sfidon rajonin/ Norma e shportës ushqimore prej 6% do na rendiste pas Maqedonisë së Veriut
Shqipëria pritet të ndryshojë rrënjësisht pozicionin e saj në Ballkanin Perëndimor sa i përket tatimit mbi produktet ushqimore bazë. Nga vendi me normën më të......
Marrëveshja Shqipëri dhe Itali – Zgjatet njohja e lejeve të drejtimit edhe për 5 vite të tjera
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit është zgjatur edhe për pesë vite të tjera. Vendimi garanton vijimësinë......
Furnizim me ujë 24 orë - Projekt për ujësjellësin dhe kanalizimet në Pogradec
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Pogradec ka shpallur garën për studim dhe projektim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në zonat në......

