Mbetjet minerare bëhen pasuri - Nisma/ Ripërpunim materialeve të mbetura

Mbetjet e krijuara nga aktivitetet minerare në Shqipëri mund të kthehen në një burim të ri ekonomik, në vend që të mbeten vetëm materiale të depozituara në mjedis. Qeveria ka përgatitur një projektligj të ri për menaxhimin e mbetjeve minerare, i cili synon të nxisë ripërdorimin, riciklimin dhe shfrytëzimin e tyre si burime dytësore. Nisma krijon një kuadër të posaçëm ligjor për trajtimin e materialeve që mbeten pas nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve, duke i konsideruar ato edhe nga perspektiva e vlerës së mundshme ekonomike.
Sipas projektligjit që ndodhe në konsultim publik, operatorët minerarë do të duhet të hartojnë plane të posaçme për menaxhimin e mbetjeve, ku të përcaktohen jo vetëm mënyrat e depozitimit dhe asgjësimit, por edhe mundësitë e përpunimit dhe shfrytëzimit të tyre. Neni 7 parashikon shprehimisht nxitjen e shfrytëzimit të mbetjeve minerare, me kusht që kjo të jetë e përshtatshme për mjedisin dhe në përputhje me kërkesat ligjore. Planet e menaxhimit do të rishikohen çdo pesë vjet, ndërsa ndryshimet që ndikojnë në klasifikimin e mbetjeve ose në sigurinë mjedisore do të kërkojnë miratimin e strukturave përgjegjëse.
Një tjetër mundësi që parashikohet është përdorimi i mbetjeve minerare për mbushjen e hapësirave të krijuara nga aktivitetet e kërkimit, nxjerrjes apo përpunimit të mineraleve. Sipas nenit 19, kjo praktikë do të lejohet vetëm nëse është parashikuar në planin e menaxhimit dhe është miratuar nga autoritetet përgjegjëse. Kompanitë duhet të garantojnë qëndrueshmërinë e këtyre hapësirave, të parandalojnë ndotjen e tokës dhe ujërave, si dhe të sigurojnë monitorimin edhe pas përfundimit të aktivitetit.
Në relacionin shoqërues, qeveria argumenton se shfrytëzimi i mbetjeve minerare si burime dytësore është pjesë e kalimit drejt ekonomisë qarkulluese. Synimi është reduktimi i sasisë së materialeve që depozitohen dhe krijimi i vlerës ekonomike nga burime që deri më tani janë trajtuar kryesisht si mbetje.
Ky orientim mund të krijojë mundësi për ripërpunimin e materialeve të depozituara nga aktivitetet e mëparshme minerare, në rastet kur shfrytëzimi i tyre rezulton teknikisht dhe ekonomikisht i realizueshëm. Megjithatë, projektligji nuk përcakton rezerva konkrete minerale që mund të rikuperohen, vlerën e tyre ekonomike apo mekanizma të posaçëm financiarë për investimet në këtë sektor.
“Turizmi mban ekonominë” - BB: Rritje prej 3.4% në 2026 falë kërkesës së brendshme, shërbimeve dhe ndërtimit
Ekonomia shqiptare pritet të ketë një rritje prej 3.4% në 2026, falë kërkesës së brendshme, shërbimeve dhe ndërtimit. Banka Botërore parashikon rritje......
TVSH, Shqipëria sfidon rajonin/ Norma e shportës ushqimore prej 6% do na rendiste pas Maqedonisë së Veriut
Shqipëria pritet të ndryshojë rrënjësisht pozicionin e saj në Ballkanin Perëndimor sa i përket tatimit mbi produktet ushqimore bazë. Nga vendi me normën më të......
Marrëveshja Shqipëri dhe Itali – Zgjatet njohja e lejeve të drejtimit edhe për 5 vite të tjera
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit është zgjatur edhe për pesë vite të tjera. Vendimi garanton vijimësinë......
Furnizim me ujë 24 orë - Projekt për ujësjellësin dhe kanalizimet në Pogradec
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Pogradec ka shpallur garën për studim dhe projektim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në zonat në......
EKSKLUZIVE/ Paketa Fiskale 2027, SCAN zbardh draftin me 7 ndryshimet kryesore
Paketa Fiskale 2027 pritet të sjellë një sërë ndryshimesh në sistemin e taksave dhe në marrëdhëniet e bizneseve me administratën tatimore. Qeveria......
Ministri Hoxha me ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike themeli i rrugës evropiane të Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka patur sot një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, për të......
Ura e Vjosës, firmoset kontrata për rishikimin e projektit dhe mbikëqyrjen e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për rishikimin e projektit të zbatimit dhe mbikëqyrjen e punimeve për Urën e Vjosës dhe rrugën lidhëse.......
Eficenca energjetike në konvikte - Bilali: Synohet përmirësimi i kushteve për studentët
Komisioni parlamentar për Edukimin, Shkencën dhe Sportet ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Gjermaninë, që parashikon financimin e......

