Furnizim me ujë 24 orë - Projekt për ujësjellësin dhe kanalizimet në Pogradec

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Pogradec ka shpallur garën për studim dhe projektim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në zonat në zhvillim.
Sipas detyrës së projektimit, synohet ndërtimi i një infrastrukture të re që do të sigurojë furnizim me ujë 24 orë, me një perspektivë planifikimi 30-vjeçare, si dhe mbledhjen dhe largimin e ujërave të përdorura përmes rrjetit të kanalizimeve.
Referuar dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, fondi limit për këtë projekt është përllogaritur në rreth 4 milionë e 402 mijë lekë. Qëllimi i ketij sherbimi eshte kryerja e projekt-zbatimit per ndertimin e rrjeteve te kanalizimeve dhe rrjetit ujesjelles per zonat te cilat nuk kane mbulim me keto sherbime. Potenciali turistik shton akoma me shume rendesine per trajtimin e kesaj pjese me nje rrjet te ri per te mbuluar nevojat e zhvillimeve urbanistike. Andaj ky projekt synon t’i paraprijë zhvillimit urban dhe ndërtimeve të reja në këto zona, të cilat kanë potencial të konsiderueshëm turistik.
Nga ana tjetër, projekti parashikon gjithashtu instalimin e dy stacioneve të reja të pompimit, për të mundësuar dërgimin e ujërave të ndotura drejt impiantit të trajtimit. Një tjetër objektiv është garantimi i presionit të mjaftueshëm në rrjet dhe i cilësisë së ujit në përputhje me standardet shqiptare dhe udhëzimet e Bashkimit Evropian.
Sipas dokumentit, ndërtimi i rrjetit synohet të realizohet përpara sistemimit të rrugëve dhe trotuareve, në mënyrë që ndërhyrjet e mëvonshme për ujësjellësin dhe kanalizimet të mos dëmtojnë infrastrukturën rrugore.
Përmes këtij projekti synohet gjithashtu reduktimi i përdorimit të gropave septike të pamiratuara dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e ndërtimeve të reja, në përputhje me planet vendore të zhvillimit, thuhet në dokumentin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
EKSKLUZIVE/ Paketa Fiskale 2027, SCAN zbardh draftin me 7 ndryshimet kryesore
Paketa Fiskale 2027 pritet të sjellë një sërë ndryshimesh në sistemin e taksave dhe në marrëdhëniet e bizneseve me administratën tatimore. Qeveria......
Ministri Hoxha me ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike themeli i rrugës evropiane të Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka patur sot një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, për të......
Ura e Vjosës, firmoset kontrata për rishikimin e projektit dhe mbikëqyrjen e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për rishikimin e projektit të zbatimit dhe mbikëqyrjen e punimeve për Urën e Vjosës dhe rrugën lidhëse.......
Eficenca energjetike në konvikte - Bilali: Synohet përmirësimi i kushteve për studentët
Komisioni parlamentar për Edukimin, Shkencën dhe Sportet ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Gjermaninë, që parashikon financimin e......
AI për faturat e energjisë - Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim
Inteligjenca artificiale do të përdoret për të kontrolluar leximin e matësve të energjisë elektrike, me synimin për të reduktuar gabimet në regjistrimin e......
Gjirokastër-Kakavijë, autostradë - ARRSH synon zgjerimin e rreth 24 km rrugë, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian
Me një fond limit prej gati 100 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e zgjerimit të aksit rrugor Gjirokastër –......
Kuvendi, “ujë të ftohtë” ERRU - Kërkon monitorim më të fortë dhe ndryshime ligjore për kontrollin e investimeve
Kuvendi kërkon forcimin e rolit të Entit Rregullator të Ujit në monitorimin e performancës së shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, në kushtet kur rritja e......
Transparencë për biznesin - Musabelliu: Projektligji i QKB, një hap drejt mbylljes së negociatave për Kapitullin 6
Digjitalizimi i shërbimeve, rritja e transparencës dhe lidhja e regjistrit tregtar shqiptar me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Këto janë disa......

