AI për faturat e energjisë - Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

Inteligjenca artificiale do të përdoret për të kontrolluar leximin e matësve të energjisë elektrike, me synimin për të reduktuar gabimet në regjistrimin e konsumit, për të identifikuar anomalitë dhe për të rritur saktësinë e të dhënave që përdoren për faturimin e abonentëve.
OSHEE Group ka planifikuar zhvillimin e funksionaliteteve të reja në Platformën e Matjes. Projekti synon modernizimin e sistemit që administron procesin e leximit të matësve në terren.
Një nga risitë kryesore është përdorimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjisë OCR për identifikimin automatik të numrave që shfaqen në matësit e energjisë. Gjatë procesit të leximit, punonjësit do të fotografojnë matësin, ndërsa sistemi do të krahasojë indeksin e identifikuar në fotografi me vlerën e regjistruar manualisht. Në rast mospërputhjeje, leximi do të evidentohet për verifikim të mëtejshëm.
Një tjetër mekanizëm kontrolli lidhet me përdorimin e koordinatave GPS. Platforma do të regjistrojë vendndodhjen, datën dhe orën e leximit, duke mundësuar identifikimin e rasteve kur të dhënat regjistrohen jashtë zonës së përcaktuar për punonjësin. Gjithashtu, sistemi do të ruajë gjurmueshmërinë e pajisjes mobile të përdorur gjatë procesit.
Kontrollet automatike do të shtrihen edhe te historiku i konsumit. Leximet që rezultojnë jashtë parametrave të përcaktuar, edhe kur përputhen me fotografinë e matësit, do të klasifikohen si anomali dhe do t'i nënshtrohen procedurave përkatëse të verifikimit.
Modernizimi do të përfshijë edhe mekanizma analitikë për identifikimin e rasteve që mund të lidhen me humbjet teknike dhe joteknike të energjisë, si dhe përmirësimin e monitorimit të procesit të leximit.
Qëllimi është rritja e transparencës, reduktimi i gabimeve njerëzore dhe kufizimi i mundësive për abuzime gjatë regjistrimit të konsumit. Projekti nuk parashikon zëvendësimin e leximit në terren me matës inteligjentë, por forcimin e kontrollit digjital mbi këtë proces.
Gjirokastër-Kakavijë, autostradë - ARRSH synon zgjerimin e rreth 24 km rrugë, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian
Me një fond limit prej gati 100 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e zgjerimit të aksit rrugor Gjirokastër –......
Kuvendi, “ujë të ftohtë” ERRU - Kërkon monitorim më të fortë dhe ndryshime ligjore për kontrollin e investimeve
Kuvendi kërkon forcimin e rolit të Entit Rregullator të Ujit në monitorimin e performancës së shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, në kushtet kur rritja e......
Transparencë për biznesin - Musabelliu: Projektligji i QKB, një hap drejt mbylljes së negociatave për Kapitullin 6
Digjitalizimi i shërbimeve, rritja e transparencës dhe lidhja e regjistrit tregtar shqiptar me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Këto janë disa......
Optimistë për shëndetin? 95.8% e të rinjve e vlerësojnë pozitivisht, tejkalojnë BE
Në vitin 2025, 95.8% e të rinjve shqiptarë të moshës 16 deri në 29 vjeç e vlerësonin shëndetin e tyre si të mirë ose shumë të mirë, duke e renditur Shqipërinë......
Pensionet globale, në rrezik - Jetëgjatësia rrit kostot. Lindshmëria e ulët pakëson kontribuesit në skemat e së ardhmes
Sistemet e pensioneve në mbarë botën po përballen me një krizë demografike. Njerëzit po jetojnë më gjatë, ndërsa lindshmëria po bie, duke rritur presionin mbi......
Alarm për sigurinë ajrore - 75% e pilotëve europianë kanë përjetuar përgjumje në kabinë
Gati një e katërta e pilotëve të linjave ajrore në Evropë pranojnë se vazhdojnë të fluturojnë edhe kur janë tepër të lodhur për të kryer detyrën. Ndërkohë,......
Himara, risi në transport publik - Aplikacioni mobil për pasagjerët. Vendndodhja e autobusëve, në kohë reale
Bashkia e Himarës synon të nisë një risi përsa i përket transportit publik në vendin tonë. Nëpërmjet një tenderi me fond limit 11,6 milionë lekë synohet......
Krijohet “roja” e taksave - Yzeiraj: Këshilli Fiskal, institucion i pavarur që monitoron politikat e qeverisë
Politikat fiskale të qeverisë do të kalojnë në një “filtër” monitorimi dhe analizimi me qëllim rritjen e transparencës dhe përmirësimin e cilësisë dhe......

