Kuvendi, “ujë të ftohtë” ERRU - Kërkon monitorim më të fortë dhe ndryshime ligjore për kontrollin e investimeve

Kuvendi kërkon forcimin e rolit të Entit Rregullator të Ujit në monitorimin e performancës së shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, në kushtet kur rritja e tarifave të shërbimit nuk është shoqëruar me përmirësime të dukshme të treguesve të performancës.
Gjatë një seance degjimore në komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, u ngrit shqetësimi se përse sistemi që garanton mbledhjen e të dhënave të sakta dhe të besueshme nga operatorët, si parakusht për një monitorim efektiv, nuk është ngritur ende.
Një tjetër kërkesë lidhet me forcimin e kompetencave të ERRU-së për monitorimin e investimeve në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve.
Kritika pati edhe për nivelin e ulët të ankesave të konsumatorëve, që u vlerësua se nuk pasqyron problematikat reale të shërbimit. Për këtë arsye, ERRU-së iu kërkua të intensifikojë informimin e qytetarëve mbi mundësitë për të paraqitur ankesa pranë rregullatorit, kur nuk marrin zgjidhje nga operatorët.
Kërkesat synojnë rritjen e përgjegjshmërisë së shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe garantimin që tarifat e paguara nga qytetarët të përkthehen në rezultate konkrete, përfshirë furnizimin me ujë dhe reduktimin e humbjeve në rrjet.
Transparencë për biznesin - Musabelliu: Projektligji i QKB, një hap drejt mbylljes së negociatave për Kapitullin 6
Digjitalizimi i shërbimeve, rritja e transparencës dhe lidhja e regjistrit tregtar shqiptar me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Këto janë disa......
Optimistë për shëndetin? 95.8% e të rinjve e vlerësojnë pozitivisht, tejkalojnë BE
Në vitin 2025, 95.8% e të rinjve shqiptarë të moshës 16 deri në 29 vjeç e vlerësonin shëndetin e tyre si të mirë ose shumë të mirë, duke e renditur Shqipërinë......
Pensionet globale, në rrezik - Jetëgjatësia rrit kostot. Lindshmëria e ulët pakëson kontribuesit në skemat e së ardhmes
Sistemet e pensioneve në mbarë botën po përballen me një krizë demografike. Njerëzit po jetojnë më gjatë, ndërsa lindshmëria po bie, duke rritur presionin mbi......
Alarm për sigurinë ajrore - 75% e pilotëve europianë kanë përjetuar përgjumje në kabinë
Gati një e katërta e pilotëve të linjave ajrore në Evropë pranojnë se vazhdojnë të fluturojnë edhe kur janë tepër të lodhur për të kryer detyrën. Ndërkohë,......
Himara, risi në transport publik - Aplikacioni mobil për pasagjerët. Vendndodhja e autobusëve, në kohë reale
Bashkia e Himarës synon të nisë një risi përsa i përket transportit publik në vendin tonë. Nëpërmjet një tenderi me fond limit 11,6 milionë lekë synohet......
Krijohet “roja” e taksave - Yzeiraj: Këshilli Fiskal, institucion i pavarur që monitoron politikat e qeverisë
Politikat fiskale të qeverisë do të kalojnë në një “filtër” monitorimi dhe analizimi me qëllim rritjen e transparencës dhe përmirësimin e cilësisë dhe......
Sa ndikon roaming free? 44% e bizneseve shqiptare ndiejnë efektet në bashkëpunimin rajonal
44% e bizneseve në Shqipëri deklarojnë se regjimi i roaming-ut falas në Ballkanin Perëndimor ka ndikuar në aktivitetin e tyre në bashkëpunim me vendet e......
Furnizimi, në “pak duar”/ Nga sa shtete varen importet jetike të Shqipërisë?
Për disa produkte, Shqipëria mbështetet kryesisht te një vend i vetëm origjine, ndërsa për të tjera importet shpërndahen ndërmjet shumë tregjeve. Një analizë......

