Pensionet globale, në rrezik - Jetëgjatësia rrit kostot. Lindshmëria e ulët pakëson kontribuesit në skemat e së ardhmes

Sistemet e pensioneve në mbarë botën po përballen me një krizë demografike. Njerëzit po jetojnë më gjatë, ndërsa lindshmëria po bie, duke rritur presionin mbi fondet që duhet të sigurojnë të ardhurat e pensionistëve të sotëm dhe të brezave të ardhshëm.
Sfidat ndryshojnë sipas mënyrës së financimit. Në sistemet që garantojnë një të ardhur të paracaktuar, jetëgjatësia më e madhe rrit detyrimet financiare. Ndërsa në skemat ku të ardhurat varen nga kursimet dhe investimet individuale, ekziston rreziku që paratë e grumbulluara të mos mjaftojnë për gjithë vitet e pleqërisë.
Sipas Indeksit Global të Pensioneve 2026, nga 55 sistemet e analizuara, 43 kanë një normë lindshmërie nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë, prej 2,1 fëmijësh për grua. Ndërkohë, në rajonet më të zhvilluara, jetëgjatësia në moshën 65-vjeçare është rritur me 50,9% që nga viti 1950, duke arritur në rreth 20 vite të tjera jetë. Kjo do të thotë se pagesat duhet të mbulojnë një periudhë më të gjatë, ndërsa numri i punonjësve që kontribuojnë pritet të bjerë.
Presioni është i dukshëm edhe në Shtetet e Bashkuara, ku rezervat e fondit federal që financon të ardhurat e pleqërisë dhe përfitimet për familjarët parashikohet të shterojnë në tremujorin e katërt të vitit 2032, sipas raportit të fundit të administratorëve të fondit.
Për të përballuar këtë presion, disa fonde po orientohen drejt investimeve më komplekse dhe me rrezik më të lartë, si kapitali privat, infrastruktura dhe kreditimi privat. Këto investime mund të sjellin fitime më të mëdha, por shoqërohen edhe me rrezik më të lartë humbjesh.
Për këtë arsye, ekspertët theksojnë rëndësinë e një strategjie të kujdesshme investimi, që balancon fitimet e mundshme me sigurinë financiare. Edhe politikat që nxisin punësimin dhe ndihmojnë në rritjen e numrit të kontribuesve mund të luajnë rol në zbutjen e presionit. Sfidë mbetet garantimi i të ardhurave për të moshuarit pa rrezikuar sigurinë financiare të brezave të ardhshëm, në një kohë kur numri i kontribuesve po zvogëlohet në raport me përfituesit.
Alarm për sigurinë ajrore - 75% e pilotëve europianë kanë përjetuar përgjumje në kabinë
Gati një e katërta e pilotëve të linjave ajrore në Evropë pranojnë se vazhdojnë të fluturojnë edhe kur janë tepër të lodhur për të kryer detyrën. Ndërkohë,......
Himara, risi në transport publik - Aplikacioni mobil për pasagjerët. Vendndodhja e autobusëve, në kohë reale
Bashkia e Himarës synon të nisë një risi përsa i përket transportit publik në vendin tonë. Nëpërmjet një tenderi me fond limit 11,6 milionë lekë synohet......
Krijohet “roja” e taksave - Yzeiraj: Këshilli Fiskal, institucion i pavarur që monitoron politikat e qeverisë
Politikat fiskale të qeverisë do të kalojnë në një “filtër” monitorimi dhe analizimi me qëllim rritjen e transparencës dhe përmirësimin e cilësisë dhe......
Sa ndikon roaming free? 44% e bizneseve shqiptare ndiejnë efektet në bashkëpunimin rajonal
44% e bizneseve në Shqipëri deklarojnë se regjimi i roaming-ut falas në Ballkanin Perëndimor ka ndikuar në aktivitetin e tyre në bashkëpunim me vendet e......
Furnizimi, në “pak duar”/ Nga sa shtete varen importet jetike të Shqipërisë?
Për disa produkte, Shqipëria mbështetet kryesisht te një vend i vetëm origjine, ndërsa për të tjera importet shpërndahen ndërmjet shumë tregjeve. Një analizë......
Kredi të buta për 1500 familje - Këshilli Bashkiak do ta miratojë listën e fituesve për strehim pas 5 ditësh
Rreth 1500 familje në Tiranë janë një hap më pranë përfitimit të kredisë së butë për blerjen e një banese. Bashkia e Tiranës ka shpallur listën e fituesve,......
Forcohet skema e pensioneve? - Mbi 800 mijë shqiptarë paguan 1.6 miliardë euro në 9 muaj
Pavarësisht deficitit të vazhdueshëm si pasojë e numrit të ulët të kontribuuesve dhe numrit të lartë të përfituesve, skema e pensioneve, po tregon shenja......
Ari mes bankave - Rusia dhe Kazakistani shesin rezerva, ndërsa Kina dhe Polonia vijojnë blerjen
Tregu ndërkombëtar i arit po përjeton ndryshime në strategjitë e bankave qendrore. Rusia dhe Kazakistani po shesin një pjesë të rezervave të tyre, ndërsa......

