Krijohet “roja” e taksave - Yzeiraj: Këshilli Fiskal, institucion i pavarur që monitoron politikat e qeverisë

Politikat fiskale të qeverisë do të kalojnë në një “filtër” monitorimi dhe analizimi me qëllim rritjen e transparencës dhe përmirësimin e cilësisë dhe besueshmërisë së analizave fiskale, për të matur më mirë impaktin e tyre tek qytetarët dhe bizneset. Për këtë qëllim do të krijohet Këshilli Fiskal, një institucion i pavarur që do të ketë pikërisht këtë rol, mbikëqyrjen analizimin dhe sugjerimin mbi ndryshimet tatimore në Shqipëri.
“Projektligji krijon bazën për ngritjen e Këshillit Fiskal si institucion i pavarur financiar për monitorimin dhe vlerësimin e politikave fiskale të qeverisë. Këshilli do ushtrojë funksione monitoruese, vlerësuese dhe analizuese të politikave fiskale. Një detyrë e rëndësishme duke marrë parasysh edhe zhvillimet e fundit gjeopolitike ku shpenzimet fiskale, normat e interesit dhe qëndrueshmëria e gjithë trajektores së politikës fiskale është dhe do të jetë me shumë gjasa dhe një element shumë i rëndësishëm i politikave publike. Këshilli fiskal do të varet nga Kuvendi, raporton në Kuvend duke ndihmuar ligjbërësit dhe ligjvënësit. Një funksion i rëndësishëm është identifikimi i risqeve fiskale që mund të burojnë nga politika të tjera të rëndësishme, do përbëhet nga një këshill prej 3 anëtarësh dhe anëtarët do të kenë një mandat 6 vjeçar. Mandatet fillestare do jenë 6, 5 dhe 4 vjeçare që të mos mbarojnë të gjitha mandatet në të njëjtën periudhë."
Projektligji synon, njëkohësisht, përafrimin e mëtejshëm të kuadrit institucional fiskal të Republikës së Shqipërisë me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e qeverisjes fiskale. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i projektligjit, përllogariten në total, në masën 39 milionë lekë.
Sa ndikon roaming free? 44% e bizneseve shqiptare ndiejnë efektet në bashkëpunimin rajonal
44% e bizneseve në Shqipëri deklarojnë se regjimi i roaming-ut falas në Ballkanin Perëndimor ka ndikuar në aktivitetin e tyre në bashkëpunim me vendet e......
Furnizimi, në “pak duar”/ Nga sa shtete varen importet jetike të Shqipërisë?
Për disa produkte, Shqipëria mbështetet kryesisht te një vend i vetëm origjine, ndërsa për të tjera importet shpërndahen ndërmjet shumë tregjeve. Një analizë......
Kredi të buta për 1500 familje - Këshilli Bashkiak do ta miratojë listën e fituesve për strehim pas 5 ditësh
Rreth 1500 familje në Tiranë janë një hap më pranë përfitimit të kredisë së butë për blerjen e një banese. Bashkia e Tiranës ka shpallur listën e fituesve,......
Forcohet skema e pensioneve? - Mbi 800 mijë shqiptarë paguan 1.6 miliardë euro në 9 muaj
Pavarësisht deficitit të vazhdueshëm si pasojë e numrit të ulët të kontribuuesve dhe numrit të lartë të përfituesve, skema e pensioneve, po tregon shenja......
Ari mes bankave - Rusia dhe Kazakistani shesin rezerva, ndërsa Kina dhe Polonia vijojnë blerjen
Tregu ndërkombëtar i arit po përjeton ndryshime në strategjitë e bankave qendrore. Rusia dhe Kazakistani po shesin një pjesë të rezervave të tyre, ndërsa......
Trashëgimia kulturore, në rritje/ 9-mujori, shtim i të ardhurave me 93%
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka shënuar rritje të aktivitetit, investimeve dhe zbulimeve arkeologjike gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026.......
Tërmet politik në Serbi - Studentët mposhtin partinë e Vuçiç pas 14 vitesh në pushtet
Serbia po përjeton një nga kthesat më të rëndësishme politike të viteve të fundit. Lista Studentore ka fituar shumicën absolute në parlament, duke siguruar......
Si do sillet Serbia ndaj Kosovës? - Ende i paqartë qëndrimi i Listës Studentore
Lëvizja studentore që sfidoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike të Serbisë. Me premtime për......

