Trashëgimia kulturore, në rritje/ 9-mujori, shtim i të ardhurave me 93%

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka shënuar rritje të aktivitetit, investimeve dhe zbulimeve arkeologjike gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026. Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, një nga treguesit kryesorë është rritja e të ardhurave nga shërbimet e institutit. Referuar të dhënave të publikuara, ato janë rritur me 91% kundrejt vitit 2024 dhe me 93% krahasuar me vitin 2025.
Rritje është regjistruar edhe në investimet për pasuritë kulturore. Sipas shifrave të raportuara, investimet në objekte janë rritur me 67% kundrejt vitit 2024 dhe me 400% krahasuar me vitin 2025, çka përfaqëson një nivel pesë herë më të lartë se ai i periudhës krahasuese.
Zgjerim ka pasur edhe në projektet e konservimit dhe restaurimit, si dhe në sondazhet, gërmimet dhe vëzhgimet arkeologjike. Këto aktivitete kanë shënuar një rritje prej 133% kundrejt vitit 2025. Ndërkohë, monitorimet arkeologjike janë rritur me 279% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Akt-marrëveshjet për monitorim arkeologjik kanë shënuar gjithashtu rritje, me 164% krahasuar me vitin 2024.
Një tjetër tregues i rëndësishëm lidhet me identifikimin e siteve të reja arkeologjike. Gjatë nëntëmujorit të vitit 2026 janë identifikuar 21 site të reja, kjo përfaqëson rritje prej 320% kundrejt vitit 2024 dhe 200% kundrejt vitit 2025.
Rezultatet e raportuara përfshijnë gjithashtu zgjerimin e projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore, me rritje të ndjeshme në raport me dy vitet e mëparshme.
Sipas ministrit Blendi Gonxhja, këta tregues pasqyrojnë ecurinë e punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore në drejtim të investimeve, konservimit, restaurimit, monitorimit dhe identifikimit të pasurive të reja arkeologjike, me rëndësi për ruajtjen e identitetit historik dhe kulturor të vendit.
Tërmet politik në Serbi - Studentët mposhtin partinë e Vuçiç pas 14 vitesh në pushtet
Serbia po përjeton një nga kthesat më të rëndësishme politike të viteve të fundit. Lista Studentore ka fituar shumicën absolute në parlament, duke siguruar......
Si do sillet Serbia ndaj Kosovës? - Ende i paqartë qëndrimi i Listës Studentore
Lëvizja studentore që sfidoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike të Serbisë. Me premtime për......
1 orë pune në Gjermani, 45 euro - Kostot u rritën 3.6%, diçka më pak se mesatarja e BE-së prej 4.1%
Kostot e punës në Gjermani, të cilat tashmë janë të larta krahasuar me vendet e tjera evropiane, u rritën ndjeshëm edhe gjatë vitit të kaluar. Një orë pune në......
Shqipëria pret ARLEM-in, bashkëpunimi Euro-Mesdhetar në fokus
Shqipëria mirëpret Asamblenë Rajonale dhe Lokale Euro-Mesdhetare (ARLEM), ku synohet forcimi i bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve vendore dhe rajonale të......
Gati akti normativ, Rama: Dëmshpërblim deri në 100% për biznesin e vogël të dëmtuar gjatë protestave
Kryeministri Rama bëri të ditur këtë të diel se instrumenti i parë i paketës së re ligjore kundër dhunës urbane është akti normativ për dëmshpërblimin e......
Rama prezanton paketën e re ligjore me gjashtë ndërhyrje kundër dhunës urbane/ Kryeministri njofton dhe prezantimim e Projektbuxhetit 2027
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë......
Përfundon protesta pas 6 orësh/ MSH jep shifrat: 13 të lënduar në shesh; 8 protestues,3 policë dhe 2 punonjës mediash
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat, informon se gjatë protestës së......
Pse shqiptarët duan cash?/ Vetëm 40–45% e personave me llogari, përdorin pagesa digjitale
Përdorimi i parasë fizike vijon të dominojë transaksionet në Shqipëri, pavarësisht zgjerimit të aksesit në llogaritë financiare. Sipas Bankës Botërore, vetëm......

