Pse shqiptarët duan cash?/ Vetëm 40–45% e personave me llogari, përdorin pagesa digjitale

Përdorimi i parasë fizike vijon të dominojë transaksionet në Shqipëri, pavarësisht zgjerimit të aksesit në llogaritë financiare. Sipas Bankës Botërore, vetëm 40 deri në 45 për qind e të rriturve që zotërojnë një llogari financiare kanë kryer ose marrë një pagesë digjitale gjatë vitit të mëparshëm.
Të dhënat e “Global Findex 2025’’, të referuara në raport, tregojnë se aksesi në llogaritë e pagesave është afërsisht dyfishuar gjatë dekadës së fundit. Megjithatë, rritja e numrit të personave që kanë një llogari nuk është shoqëruar me një përhapje të ngjashme të pagesave elektronike.
Pra, zotërimi i një llogarie bankare nuk do të thotë domosdoshmërisht se ajo përdoret për transferta, pagesa apo transaksione digjitale.
Sipas ekspertes së transformimit digjital, Erjola Çela, kontrasti vihet re edhe përballë zhvillimit të shërbimeve publike online. Përmes platformës e-Albania ofrohet pjesa dërrmuese e shërbimeve publike, ndërsa institucionet kanë zgjeruar shkëmbimin elektronik të informacionit. Megjithatë, kalimi i procedurave administrative në internet sipas saj, nuk është shoqëruar me të njëjtin ritëm në përdorimin e pagesave digjitale nga qytetarët.
Përhapja e tyre do të mundësonte kryerjen online të më shumë veprimeve, nga marrja e një shërbimi deri te pagesa përkatëse, pa pasur nevojë për para në dorë apo paraqitje fizike.
Në këtë drejtim, identiteti digjital dhe sistemet e verifikimit elektronik mund të luajnë një rol të rëndësishëm në integrimin e shërbimeve financiare me ato publike.
Sfidë mbetet jo vetëm garantimi i aksesit në llogari, por edhe nxitja e qytetarëve për t’i përdorur ato në mënyrë të rregullt. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se digjitalizimi i shërbimeve nuk mjafton i vetëm. Kalimi drejt një ekonomie me më pak përdorim të parasë fizike kërkon gjithashtu përdorim më të gjerë të pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset.
Reforma e re e pensioneve/ Skema private rritet ngadalë, aktivet 10.8 miliardë lekë
Tregu i pensioneve private në Shqipëri vijon të rritet, por zgjerimi i numrit të kontribuuesve mbetet i ngadaltë. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026,......
Jo burg, por rehabilitim? Strategji e re/ Instituti në Mëzez, plan për të miturit në konflikt me ligjin
Parandalimi i kriminalitetit te të miturit dhe riintegrimi i tyre në shoqëri janë në fokus të strategjisë së re të drejtësisë për periudhën 2027–2030, të......
Protestat, sa humbi transporti?/ Foni: Vështirësi më e theksuara tek linjat që lidhin Tiranën me zonat përreth
Protestat dhe bllokimet e rrugëve po rëndojnë financiarisht transportin publik urban dhe interurban. Operatorët, raportojnë humbje nga pezullimet dhe......
Pse ndryshon ora?/ Arsyeja ekonomike dhe historike e lëvizjes së akrepave
Të dielën, më 25 tetor, Shqipëria kalon në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke shënuar sërish orën 02:00. Kjo......
Në kafene me gotën tënde! Nga 2029 në lokalet në Shqipëri
Të marrësh kafenë me gotën tënde, të porositësh ushqim në një enë të ripërdorshme apo të mos gjesh më paketimet e vogla plastike të sheqerit dhe salcave në......
Sa vlen një rritje page? E njëjta shtesë neto kushton më shumë për pagën minimale
Sa duhet të shpenzojë një kompani që një punonjësi t'i shtohen 10 mijë lekë në pagën që merr në bankë? Përllogaritjet bazuar në sistemin aktual të tatimeve......
Bizneset, certifikim i detyrueshëm/ Dhoma Ekonomike merr kompetenca të reja
Bizneset shqiptare do të përballen me një detyrim të ri administrativ, që lidhet me certifikimin e aktivitetit ekonomik që ushtrojnë. Projektligji për......
Tirana, 38 minuta rrugës/ Kohëzgjatja e një udhëtimi në kryeqytet, si krahasohemi me Europën?
Për të përshkuar një itinerar të përditshëm në Tiranë në një drejtim për në punë ose në shkollë nevojiten mesatarisht 38.4 minuta. Kjo është koha e udhëtimit......

