FunData Postuar më 24 October 2026, 12:25

Tirana, 38 minuta rrugës/ Kohëzgjatja e një udhëtimi në kryeqytet, si krahasohemi me Europën?

Nga Scan TV

Tirana, 38 minuta rrugës/ Kohëzgjatja e një udhëtimi në

Për të përshkuar një itinerar të përditshëm në Tiranë në një drejtim për në punë ose në shkollë nevojiten mesatarisht 38.4 minuta. Kjo është koha e udhëtimit e raportuar në platformën ndërkombëtare “Numbeo” për vitin 2026, e cila e pozicionon kryeqytetin shqiptar mbi disa prej qyteteve më të mëdha europiane, përfshirë Romën, Berlinin dhe Beogradin.

Po sa kohë na merr rruga në një muaj? Nisur nga këto të dhëna, “Scan Intel” ka bërë një përllogaritje të thjeshtë. Nëse udhëtimi i kthimit zgjat po aq sa vajtja, një person në Tiranë do të kalonte rreth 77 minuta në ditë në rrugë. Për një muaj me 22 ditë pune, kjo përkthehet në rreth 28 orë e 10 minuta udhëtim vajtje-ardhje, ose sa tre ditë e gjysmë pune me nga tetë orë. Përllogaritja është ilustruese dhe supozon që personi udhëton çdo ditë pune.

Por si krahasohet Tirana me qytetet e tjera të rajonit?

Sipas Numbeo-s, në Beograd një udhëtim zgjat mesatarisht 36.5 minuta, rreth dy minuta më pak se në kryeqytetin shqiptar. Diferenca është dukshëm më e madhe me Shkupin dhe Sarajevën, ku koha mesatare rezulton përkatësisht 27.2 dhe 26.9 minuta. Kjo do të thotë se për një udhëtim në një drejtim, në Tiranë raportohen rreth 11 minuta më shumë sesa në këto dy qytete.

Edhe në kryeqytete të tjera të rajonit udhëtimet rezultojnë më të shkurtra. Në Sofje, koha mesatare vlerësohet në 30.5 minuta, ndërsa në Zagreb në 29.7 minuta.

Megjithatë, krahasimi bëhet edhe më interesant kur Tirana vendoset përballë metropoleve europiane. Në Romë, një udhëtim zgjat mesatarisht 35.3 minuta, në Berlin 33.3 minuta dhe në Madrid vetëm 27.9 minuta. Nga ana tjetër, Londra dhe Parisi regjistrojnë kohë më të gjata, përkatësisht 44.8 dhe 41.2 minuta.

Theksojmë se treguesi “Time Index” mat kohën mesatare të udhëtimit të përditshëm në një drejtim, jo kohën e humbur për shkak të trafikut.

Megjithatë, rezultatet duhen interpretuar me kujdes. Numbeo i përllogarit treguesit nga informacionet e kontribuuara nga përdoruesit e platformës dhe jo nga matje zyrtare, gjithëpërfshirëse të qarkullimit. 

Tirana, 38 minuta rrugës/ Kohëzgjatja e një udhëtimi nëTirana, 38 minuta rrugës/ Kohëzgjatja e një udhëtimi në

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat