Si përfitohet shtetësia gjermane?/ Aplikimi nëse ke 5 vite, tarifa 255 euro

Marrja e shtetësisë gjermane është e mundur pas pesë vitesh qëndrimi të ligjshëm në vend, por vetëm nëse plotësohen një sërë kriteresh që lidhen me punësimin, të ardhurat, njohjen e gjuhës dhe respektimin e ligjeve. Autoritetet gjermane kanë publikuar në portalin zyrtar të emigracionit kushtet e natyralizimit dhe kostot që duhet të përballojnë aplikantët. Rregullat vlejnë edhe për mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.
Kushti i parë është qëndrimi i ligjshëm për të paktën pesë vite, i shoqëruar me një status qëndrimi të përshtatshëm për natyralizim. Aplikantët duhet gjithashtu të provojnë se janë në gjendje të përballojnë shpenzimet e jetesës për veten dhe familjarët në ngarkim, pa u mbështetur në ndihmat sociale të përcaktuara në legjislacion, përveç rasteve kur zbatohen përjashtime ligjore.
Një tjetër kriter është njohja e gjuhës gjermane, të paktën në nivelin B1, si dhe njohja e sistemit ligjor, rendit kushtetues dhe jetës shoqërore. Këto njohuri zakonisht vërtetohen përmes provimeve përkatëse. Po ashtu, aplikantët duhet të plotësojnë kriteret që lidhen me të kaluarën penale dhe respektimin e rendit demokratik gjerman.
Tarifa standarde e aplikimit është 255 euro për person, ndërsa për fëmijët e mitur pa të ardhura që përfshihen në aplikimin e prindërve, ajo është 51 euro.
Një nga elementet më të rëndësishme për emigrantët shqiptarë është mundësia e mbajtjes së dy shtetësive. Legjislacioni gjerman u lejon personave që natyralizohen të ruajnë shtetësinë e mëparshme, çka do të thotë se shqiptarët mund të pajisen me pasaportë gjermane pa hequr dorë nga ajo shqiptare.
Ndërkohë, Gjermania ka hequr mundësinë e përshpejtuar të marrjes së shtetësisë pas vetëm tre vitesh qëndrimi. Ndryshimi hyri në fuqi më 30 tetor 2025, duke rikthyer afatin minimal të përgjithshëm prej pesë vitesh.
Plotësimi i periudhës së qëndrimit nuk garanton automatikisht marrjen e shtetësisë. Çdo aplikim shqyrtohet individualisht nga autoritetet kompetente, në varësi të dokumentacionit dhe përmbushjes së kritereve ligjore
Protestat, Rama: I kam dëgjuar ankesat për 4 muaj, kërkesat janë në fokus të qeverisë
Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për shtyp së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo foli sërish për protestat. Numri një i qeverisë, në fjalën e......
Shtëpitë bosh, qira te shteti/ Skema e re e strehimit, marrëveshje me pronarët
Pronarët e apartamenteve që qëndrojnë të pabanuara mund t'i japin ato me qira përmes programeve shtetërore të strehimit, duke përfituar garanci për pagesën e......
Si bëhet pjesëtimi i pronës?/ Aplikimi në e-Albania, procedura dhe hapat që duhet të ndiqen
Qytetarët që kanë një pronë në bashkëpronësi mund të aplikojnë për ndarjen e saj, direkt në e-Albania. Kadastra Shqiptare ka publikuar udhëzimet zyrtare mbi......
Studimet me financim/ Deri më 4 nëntor aplikimet për kreditë studentore në e-Albania
Studentët që dëshirojnë të përfitojnë nga skema e kreditimit për financimin e studimeve universitare kanë afat deri më 4 nëntor për të dorëzuar aplikimet......
Danimarka do punonjës të huaj/ Platforma për aplikime, mundësi për shqiptarët
Danimarka po promovon mundësitë e punësimit për shtetasit e huaj, përmes një platforme zyrtare që u mundëson kandidatëve ndërkombëtarë të kërkojnë vende pune......
Më pak plastikë, më pak tarifa/ Nevojiten lehtësi fiskale për hotelet, baret dhe restorantet që ulin plastikën njëpërdorimshe
Kalimi nga gotat dhe ambalazhet njëpërdorimëshe te alternativat e ripërdorshme kërkon ndryshime në mënyrën e shërbimit dhe investime nga bizneset. Krahas......
Bizneset, më pak te noterët/ QKB, ambicie kryesimi në rajon
Shqipëria synon të pozicionohet ndër vendet me shërbimet më inovative të regjistrimit të biznesit në rajon. Një reformë e re e Qendrës Kombëtare të Biznesit......
Posta Shqiptare zgjeron shërbimet/ Polica sigurimi dhe shpërndarje e pakove të tregtisë elektronike
Policat e sigurimit dhe shpërndarja e pakove të tregtisë elektronike do të mund të kryhen nëpërmjet Postës Shqiptare. Lajmin e bëri të ditur drejtori i......

