Protestat, Rama: I kam dëgjuar ankesat për 4 muaj, kërkesat janë në fokus të qeverisë

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për shtyp së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo foli sërish për protestat.
Numri një i qeverisë, në fjalën e tij tha se kërkesat e protestuesve janë në fokus të qeverisë, ndërsa theksoi s4e po punohet për një paketë masash.
“Çdo protestë për t'u dëgjuar bëhet problem kur qeveria, kur autoritetet, kur institucionet nuk duan të dëgjojnë. Ndërsa kur institucionet, qeveria, autoritetet thonë që ne jemi këtu, jemi gati t'ju dëgjojmë, jemi gati të dialogojmë, jemi gati të kuptohemi dhe të mirëkuptohemi, atëherë këmbëngulja në protestë është pa sens, nëse është ky qëllimi i saj. Ndërsa liria për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme, dhuna është një krim i ndëshkueshëm. Dhe kjo është dhe arsyeja pse ne jemi duke punuar në të dyja drejtimet, për të adresuar ato që ne i shohim si momente të rëndësishme psikologjike dhe nevoja imediate të njerëzive për të pasur një dorë mbështetje në kushtet e shtrenjtimit të jetesës, po e përgjithësoj në këtë fjali, dhe nga ana tjetër sigurisht garantimin e sigurisë, të rendit, të qetësisë duke marrë masa kundër dhunuesve, duke marrë masa kundër anarkisë, duke marrë masa kundër idesë se unë jam i lirë të protestoj dhe në emër të kësaj lirie mund t'ia marr të gjithë të tjerëve lirinë për të qarkulluar, lirinë për të punuar, lirinë për të jetuar, lirinë për të çuar fëmijët në shkollë, e kështu me radhë. Në anën e asaj pjese, padiskutim të respektueshme dhe të respektuar të shoqërisë që kërkon më shumë mbështetje, kërkon më shumë meritë në shkallën e promovimit të aftësive, kërkon më shumë mundësi për t'u strehuar, pa ju marrë krejt fryma nga kostoja e strehimit në Tiranë, që kërkon më shumë rishpërndarje dhe le të themi barazi sociale, - ne jemi absolutisht të fokusuar dhe së shpejti do të bëjmë me dije dhe cilat do të jenë masat që do të marrim. Nevoja e asaj pjesës së shoqërisë që ka nevojë për një qasje më agresive të Qeverisë ndaj shtrenjtimit të kostove të jetesës, janë fokusi absolut i imi dhe i Qeverisë. Do të ishte ende më mirë që të kishim një dialog me ata që duan t’i artikulojnë këto nevoja dhe idetë e tyre sesi mund të afresohen këto nevoja. Ne do të prezantojmë dita ditës atë që është reflektimi ynë i përditshëm për këtë që po përpiqet të na thotë një pjesë e shoqërisë. Ndërkohë që të gjithë ata që i bëjnë jehonë dhunës, apo ushtrojnë dhunë, duhet të kuptojnë se aq sa ishte intensiv terrori urban, aq do të jetë e zgjatur dhe këmbëngulëse ajo që vjen nga ana e shtetit. Kush mendon se gjunjëzon shtetin, bën kalkulimin më të gabuar. Kush mendon se duke u fshehur nën maskën e studentit mund të sjellë këtu terrorin urban të ANTIFA-s dhe të bëjë punën e atyre që e duan Shqipërinë të përçarë nga ana fetare dhe e duan të ndarë nga historia e saj e lavdishme e tolerancës e mirëkuptimit, duhet ta ketë të qartë që do të paguajë në të gjitha format, si penale për ushtruesit e drejtpërdrejtë të saj, ashtu edhe financiare për hymnizuesit dhe propaganduesit e saj”, tha Rama.
Shtëpitë bosh, qira te shteti/ Skema e re e strehimit, marrëveshje me pronarët
Pronarët e apartamenteve që qëndrojnë të pabanuara mund t'i japin ato me qira përmes programeve shtetërore të strehimit, duke përfituar garanci për pagesën e......
Si bëhet pjesëtimi i pronës?/ Aplikimi në e-Albania, procedura dhe hapat që duhet të ndiqen
Qytetarët që kanë një pronë në bashkëpronësi mund të aplikojnë për ndarjen e saj, direkt në e-Albania. Kadastra Shqiptare ka publikuar udhëzimet zyrtare mbi......
Studimet me financim/ Deri më 4 nëntor aplikimet për kreditë studentore në e-Albania
Studentët që dëshirojnë të përfitojnë nga skema e kreditimit për financimin e studimeve universitare kanë afat deri më 4 nëntor për të dorëzuar aplikimet......
Danimarka do punonjës të huaj/ Platforma për aplikime, mundësi për shqiptarët
Danimarka po promovon mundësitë e punësimit për shtetasit e huaj, përmes një platforme zyrtare që u mundëson kandidatëve ndërkombëtarë të kërkojnë vende pune......
Më pak plastikë, më pak tarifa/ Nevojiten lehtësi fiskale për hotelet, baret dhe restorantet që ulin plastikën njëpërdorimshe
Kalimi nga gotat dhe ambalazhet njëpërdorimëshe te alternativat e ripërdorshme kërkon ndryshime në mënyrën e shërbimit dhe investime nga bizneset. Krahas......
Bizneset, më pak te noterët/ QKB, ambicie kryesimi në rajon
Shqipëria synon të pozicionohet ndër vendet me shërbimet më inovative të regjistrimit të biznesit në rajon. Një reformë e re e Qendrës Kombëtare të Biznesit......
Posta Shqiptare zgjeron shërbimet/ Polica sigurimi dhe shpërndarje e pakove të tregtisë elektronike
Policat e sigurimit dhe shpërndarja e pakove të tregtisë elektronike do të mund të kryhen nëpërmjet Postës Shqiptare. Lajmin e bëri të ditur drejtori i......
Shqipëria në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen zyrtare për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, duke riafirmuar angazhimin e saj për të......

