Shtëpitë bosh, qira te shteti/ Skema e re e strehimit, marrëveshje me pronarët

Pronarët e apartamenteve që qëndrojnë të pabanuara mund t'i japin ato me qira përmes programeve shtetërore të strehimit, duke përfituar garanci për pagesën e qirasë dhe mbështetje të mundshme për mirëmbajtjen e pronës. Kjo është një nga skemat e parashikuara në projektligjin e ri për strehimin social, që synon të aktivizojë banesat private të papërdorura dhe t'i vendosë ato në dispozicion të familjeve që kanë nevojë për strehim.
Sipas ndryshimeve të propozuara, Agjencia Kombëtare e Territorit dhe Strehimit Social dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kenë mundësi të identifikojnë dhe të lidhin marrëveshje me pronarët e banesave private të pabanuara, për t'i përfshirë në programet e strehimit social dhe të përballueshëm.
Marrëveshjet mund të jenë afatmesme ose afatgjata dhe të përfshijnë disa forma mbështetjeje për pronarët. Krahas garancisë për pagesën e qirasë, parashikohet mundësia e mbulimit të pjesshëm të shpenzimeve për mirëmbajtjen ose rehabilitimin e apartamenteve, si dhe administrimi i banesës në kuadër të programit.
Në këtë mënyrë, pronarët mund të sigurojnë të ardhura nga prona që aktualisht nuk e përdorin, ndërsa institucionet publike do të kenë mundësi të zgjerojnë ofertën e banesave sociale pa qenë e nevojshme që çdo apartament të ndërtohet ose të blihet nga shteti.
Përfshirja e banesave private në këtë mekanizëm do të jetë vullnetare dhe do të realizohet me pëlqimin e pronarit, përmes marrëveshjeve përkatëse. Prona do të vijojë të mbetet në pronësi private.
Projektligji parashikon gjithashtu përdorimin e një platforme elektronike për regjistrimin e banesave, aplikimin e përfituesve dhe administrimin e procedurave të subvencionimit të qirasë për kategori të veçanta.
Megjithatë, mënyra e funksionimit të skemës, kriteret që duhet të plotësojnë pronarët, procedurat e lidhjes së marrëveshjeve dhe niveli i mbështetjes financiare do të përcaktohen me akte nënligjore.
Nisma synon të krijojë një lidhje të re mes tregut privat të qirave dhe politikave publike të strehimit, duke nxitur përdorimin e banesave të pabanuara dhe duke zgjeruar mundësitë e strehimit për familjet që nuk përballojnë kushtet e tregut të lirë.
Si bëhet pjesëtimi i pronës?/ Aplikimi në e-Albania, procedura dhe hapat që duhet të ndiqen
Qytetarët që kanë një pronë në bashkëpronësi mund të aplikojnë për ndarjen e saj, direkt në e-Albania. Kadastra Shqiptare ka publikuar udhëzimet zyrtare mbi......
Studimet me financim/ Deri më 4 nëntor aplikimet për kreditë studentore në e-Albania
Studentët që dëshirojnë të përfitojnë nga skema e kreditimit për financimin e studimeve universitare kanë afat deri më 4 nëntor për të dorëzuar aplikimet......
Danimarka do punonjës të huaj/ Platforma për aplikime, mundësi për shqiptarët
Danimarka po promovon mundësitë e punësimit për shtetasit e huaj, përmes një platforme zyrtare që u mundëson kandidatëve ndërkombëtarë të kërkojnë vende pune......
Më pak plastikë, më pak tarifa/ Nevojiten lehtësi fiskale për hotelet, baret dhe restorantet që ulin plastikën njëpërdorimshe
Kalimi nga gotat dhe ambalazhet njëpërdorimëshe te alternativat e ripërdorshme kërkon ndryshime në mënyrën e shërbimit dhe investime nga bizneset. Krahas......
Bizneset, më pak te noterët/ QKB, ambicie kryesimi në rajon
Shqipëria synon të pozicionohet ndër vendet me shërbimet më inovative të regjistrimit të biznesit në rajon. Një reformë e re e Qendrës Kombëtare të Biznesit......
Posta Shqiptare zgjeron shërbimet/ Polica sigurimi dhe shpërndarje e pakove të tregtisë elektronike
Policat e sigurimit dhe shpërndarja e pakove të tregtisë elektronike do të mund të kryhen nëpërmjet Postës Shqiptare. Lajmin e bëri të ditur drejtori i......
Shqipëria në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen zyrtare për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, duke riafirmuar angazhimin e saj për të......
Të blesh shtëpinë me qira - Kredi pa kolateral, detajet e programit për strehimin
Blerja e një apartamenti mund të bëhet e mundur edhe përmes pagesës së qirasë, ndërsa familjet që kanë të ardhura të mjaftueshme për të shlyer një kredi, por......

