Bizneset, më pak te noterët/ QKB, ambicie kryesimi në rajon

Shqipëria synon të pozicionohet ndër vendet me shërbimet më inovative të regjistrimit të biznesit në rajon. Një reformë e re e Qendrës Kombëtare të Biznesit parashikon modernizimin e procedurave, zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe integrimin e regjistrit shqiptar të bizneseve me sistemin europian, duke lehtësuar aktivitetin e kompanive vendase dhe investitorëve të huaj.
Sipas dokumentacionit shoqërues të projektligjit, brenda një viti nga miratimi i ndryshimeve, sistemi pritet të jetë funksional për regjistrimet online dhe i ndërlidhur me BRIS, platformën që mundëson shkëmbimin e informacionit ndërmjet regjistrave tregtarë të vendeve europiane.
Ky transformim synon ta kthejë QKB-në në një institucion me shërbime më të shpejta, më transparente dhe të integruara me standardet e Bashkimit Europian. Për bizneset, kjo do të thotë më pak procedura administrative, ndërsa për investitorët e huaj, mundësi për të verifikuar më lehtë informacionin mbi kompanitë shqiptare.
Një tjetër risi lidhet me reduktimin e kostove. Reforma pritet të zvogëlojë nevojën për përkthime dhe noterizime të dokumenteve të caktuara, duke ulur shpenzimet për investitorët që duan të ushtrojnë aktivitet ekonomik në Shqipëri. Sipas vlerësimit të qeverisë, ndryshimet nuk pritet të sjellin kosto shtesë për qytetarët apo bizneset.
Digjitalizimi pritet të ndikojë edhe në tregun e shërbimeve noteriale. Disa procedura tradicionale mund të kërkohen më pak, ndërsa noterëve mund t'u krijohen mundësi të reja për ofrimin e shërbimeve online, përfshirë verifikimet përmes videokonferencave.
Në një perspektivë më afatgjatë, qeveria vlerëson se reforma mund të nxisë regjistrimin e kompanive të reja, formalizimin e ekonomisë dhe shtimin e investimeve të huaja, veçanërisht nga diaspora dhe vendet e Bashkimit Europian.
Synimi është që regjistrimi dhe verifikimi i bizneseve të mos kufizohen më nga procedurat tradicionale administrative, por të funksionojnë përmes një infrastrukture digjitale të ndërlidhur me Europën, duke e bërë Shqipërinë më konkurruese në rajon.
Posta Shqiptare zgjeron shërbimet/ Polica sigurimi dhe shpërndarje e pakove të tregtisë elektronike
Policat e sigurimit dhe shpërndarja e pakove të tregtisë elektronike do të mund të kryhen nëpërmjet Postës Shqiptare. Lajmin e bëri të ditur drejtori i......
Shqipëria në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen zyrtare për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, duke riafirmuar angazhimin e saj për të......
Të blesh shtëpinë me qira - Kredi pa kolateral, detajet e programit për strehimin
Blerja e një apartamenti mund të bëhet e mundur edhe përmes pagesës së qirasë, ndërsa familjet që kanë të ardhura të mjaftueshme për të shlyer një kredi, por......
Kompanitë shqiptare, në shitje? - Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e kompanive
Shqipëria po përgatit një kuadër të ri ligjor që mund të lehtësojë blerjen dhe përthithjen e kompanive shqiptare nga grupet e mëdha europiane, duke krijuar......
Lehtësohen bizneset - Bashkia Tiranë pezullon taksat vendore për subjektet e dëmtuara, ose të mbyllura
Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërhyjë nëpërmjet pezullimit të taksave për bizneset e dëmtuara ose të mbyllura si pasojë e protestave të disa ditëve më parë.......
Tarifë për apartamentet bosh - Kush s’paguan administrimin, kufizim prone në Kadastër
Pronarët e apartamenteve që nuk paguajnë tarifat e administrimit të pallateve mund të përballen me kamatëvonesa të larta, procedura përmbarimore dhe deri në......
Biznesi, 68% vlerëson koston / Sa rëndësi ka fuqia punëtore në bashkëpunimin me Ballkanin?
Cilësia dhe kostoja e fuqisë punëtore mbeten faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të......
Si ndahen institucionet? - Rreth 158 struktura nën përgjegjësinë e ministrive
Ministritë në Shqipëri mbikëqyrin një rrjet të gjerë institucionesh, të cilat mbulojnë sektorë të ndryshëm të shërbimeve publike dhe zbatimit të politikave......

