Shqipëria në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen zyrtare për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, duke riafirmuar angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe siguri në rajon.
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Marrëveshja u firmos nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Arben Kingji, dhe komandanti i ISF-së, gjeneralmajor Jasper Jeffers.
Në ceremoni morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Nufi theksoi se Shqipëria, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, mbetet e angazhuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për stabilitet afatgjatë në Gaza.
“Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza”, u shpreh ministri Nufi.
Nënshkrimi i marrëveshjes shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Shqipërisë në nismat ndërkombëtare që synojnë stabilizimin e situatës në Gaza. Pjesëmarrja e vendit në këtë forcë lidhet me përpjekjet për të mbështetur sigurinë dhe krijimin e kushteve për një paqe të qëndrueshme në rajon. Shqipëria pritet të përfaqësohet në këtë forë me 40 trupa ushtarakësh.
Të blesh shtëpinë me qira - Kredi pa kolateral, detajet e programit për strehimin
Blerja e një apartamenti mund të bëhet e mundur edhe përmes pagesës së qirasë, ndërsa familjet që kanë të ardhura të mjaftueshme për të shlyer një kredi, por......
Kompanitë shqiptare, në shitje? - Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e kompanive
Shqipëria po përgatit një kuadër të ri ligjor që mund të lehtësojë blerjen dhe përthithjen e kompanive shqiptare nga grupet e mëdha europiane, duke krijuar......
Lehtësohen bizneset - Bashkia Tiranë pezullon taksat vendore për subjektet e dëmtuara, ose të mbyllura
Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërhyjë nëpërmjet pezullimit të taksave për bizneset e dëmtuara ose të mbyllura si pasojë e protestave të disa ditëve më parë.......
Tarifë për apartamentet bosh - Kush s’paguan administrimin, kufizim prone në Kadastër
Pronarët e apartamenteve që nuk paguajnë tarifat e administrimit të pallateve mund të përballen me kamatëvonesa të larta, procedura përmbarimore dhe deri në......
Biznesi, 68% vlerëson koston / Sa rëndësi ka fuqia punëtore në bashkëpunimin me Ballkanin?
Cilësia dhe kostoja e fuqisë punëtore mbeten faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të......
Si ndahen institucionet? - Rreth 158 struktura nën përgjegjësinë e ministrive
Ministritë në Shqipëri mbikëqyrin një rrjet të gjerë institucionesh, të cilat mbulojnë sektorë të ndryshëm të shërbimeve publike dhe zbatimit të politikave......
705 mln euro shtesë në buxhet/ 9-mujori, TVSH-ja dhe tatimi mbi pagat kryesojnë rritjen e të ardhurave
Buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 626.6 miliardë lekë, gjatë 9 muajve të parë të vitit, me një realizim në masën 100.3% të planit të periudhës. Të ardhurat......
Mbetjet, treg i ri biznesi? - Prodhuesve u kalon financimi i sistemit
Shqipëria po përgatitet të ndryshojë mënyrën se si menaxhon mbetjet, duke synuar krijimin e një tregu të ri për grumbullimin, ripërdorimin dhe riciklimin e......

