705 mln euro shtesë në buxhet/ 9-mujori, TVSH-ja dhe tatimi mbi pagat kryesojnë rritjen e të ardhurave

Buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 626.6 miliardë lekë, gjatë 9 muajve të parë të vitit, me një realizim në masën 100.3% të planit të periudhës.
Të ardhurat totale, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rritën me rreth 63.7 miliardë lekë apo 705 milion euro, ose 11.3 % më shumë.
Të ardhurat tatimore dhe doganore në Shqipëri kanë shënuar rritje gjatë periudhës janar–shtator 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sa i takon të hyrave tatimore, ndër zërat kryesorë, TVSH-ja neto regjistron rritjen më të lartë, me 29%, e ndjekur nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe fondet speciale.
TVSH-ja neto arriti në 65 miliardë lekë, duke tejkaluar me 10% planin e periudhës. Rritja mund të lidhet me konsumin, ndryshimet e çmimeve, importet dhe përmirësimin e mbledhjes së detyrimeve tatimore. Ndërsa në raport me një vit më parë, rritja rezulton me 14.6 miliardë lekë.
Ndërkohë, tatimi mbi të ardhurat personale u rrit me 15.5%, duke arritur në 73 miliardë lekë, ndërsa fondet speciale, ku përfshihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, arritën në 150.9 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 13.5%.
Tatimi mbi fitimin siguroi 42.3 miliardë lekë, ndërsa taksat nacionale u rritën me vetëm 1.2%, në 35.2 miliardë lekë.
Të ardhurat doganore arritën në 186.3 miliardë lekë, me rritje prej 4.3% krahasuar me janar–shtatorin 2025. Rritje është raportuar në TVSH-në e importit, akcizë, rentën minerare dhe taksat doganore, megjithëse të ardhurat mbeten në nivelin 98.3 % të planit të periudhës. Nga TVSH në import u arkëtuan 122.6 miliardë lekë; nga akciza 54.5 miliardë lekë; nga renta minerare në eksport u mblodhën 1.5 miliardë lekë dhe nga taksat doganore 7.7 miliardë lekë.
Shpenzimet publike arritën në 556.3 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 7.5%. Shpenzimet korrente përbënin 493.5 miliardë lekë, ndërsa investimet publike arritën në 62.8 miliardë lekë, me rritje prej 5.3% dhe realizim 75.2% të planit.
Mbetjet, treg i ri biznesi? - Prodhuesve u kalon financimi i sistemit
Shqipëria po përgatitet të ndryshojë mënyrën se si menaxhon mbetjet, duke synuar krijimin e një tregu të ri për grumbullimin, ripërdorimin dhe riciklimin e......
Makinat për skrap, pa pagesë - Projektvendimi: Kostot i mbulojnë prodhuesit dhe importuesit, përjashtimet për pronarët
Pronarët e automjeteve që kanë dalë përfundimisht jashtë përdorimit do të mund t’i dorëzojnë ato për trajtim pa paguar, edhe kur makina nuk ka më vlerë tregu......
Blerja e elektroshtëpiakes së re? - Dyqanet mund të detyrohen të marrin falas pajisjen e vjetër
Një ndryshim i ri mund të vijë për të gjithë qytetarët që blejnë pajisje elektroshtëpiake. Kush blen një frigorifer, lavatriçe apo televizor të ri, mund të......
Fasoni humbet miliarda/ Eksportet bien fort, euro shton presionin mbi sektorin
Sektori fason po humbet terren me ritme që tashmë shihen jo vetëm në vlerën e eksporteve, por edhe në sasinë e mallrave që dalin nga vendi. Të dhënat e INSTAT......
Hungaria synon euron - Fitch vlerëson se Budapesti mund të plotësojë kriteret për eurozonën deri në vitin 2030
Hungaria mund të jetë në gjendje të plotësojë kriteret për anëtarësimin në eurozonë deri në vitin 2030, sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit Fitch......
Turizmi mban ritmin/ 10.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 9 muaj
Shqipëria regjistroi rreth 17.4 milionë hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj gjatë periudhës janar-shtator 2026, duke shënuar një ecuri pozitive të......
Shishet kthehen në para’ - Shqipëria përgatit sistemin e rimbursimit të ambalazheve
Shishet dhe ambalazhet e pijeve do të mund të kthehen kundrejt rimbursimit të një shume monetare. Shqipëria synon të zbatojë një sistem të ri depozitimi dhe......
Nënstacion nëntokësor në Tiranë - OSHEE firmos kontratën për investimin rreth 20 mln euro, punimet do zgjasin 22 muaj
Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e nënstacionit të ri nëntokësor në qendër të Tiranës, një investim me vlerë rreth 20 mln euro, që pritet të......

