Nënstacion nëntokësor në Tiranë - OSHEE firmos kontratën për investimin rreth 20 mln euro, punimet do zgjasin 22 muaj

Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e nënstacionit të ri nëntokësor në qendër të Tiranës, një investim me vlerë rreth 20 mln euro, që pritet të përmirësojë furnizimin me energji elektrike për mbi 40 mijë abonentë.
Kontrata është firmosur mes OSHEE Group dhe kompanisë kroate Dalekovod, ndërsa afati i zbatimit është 22 muaj nga nisja e punimeve.
Nënstacioni i ri do të ketë tre kate nëntokë dhe një kapacitet të instaluar prej 200 MVA (megavoltamperësh). Sipas OSHEE-së, ai do të jetë i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit. Projekti përfshin katër transformatorë, me kapacitet 50 MVA secili, 3 linja kabllore 110 kV dhe 24 fidera dalës 20 kV.
Investimi do të zëvendësojë nënstacionin ekzistues pranë sheshit Skënderbej, i cili, sipas dokumenteve shoqëruese të projektit, operon me një transformator të vetëm prej 80 megavoltamperësh dhe pa kapacitet rezervë. Autoritetet e argumentojnë ndërhyrjen me nevojën për të përballuar kërkesën në rritje për energji në qendër të kryeqytetit dhe për të rritur sigurinë e furnizimit.
Financimi mbështetet në një kredi prej 22.5 mln eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me garanci shtetërore. Ndërkohë që, vlera e financimit është më e lartë se parashikimi fillestar prej rreth 14.5 milionë eurosh. Sipas BERZH-it, rritja lidhet me shtrenjtimin e lëndëve të para, përmirësimin e specifikimeve teknike dhe kërkesat përfundimtare të projektit.
Përveç shtimit të kapaciteteve, nënstacioni i ri synon të përmirësojë cilësinë dhe besueshmërinë e furnizimit, si dhe të reduktojë humbjet teknike në rrjetin e shpërndarjes.
Doganat, pa dokumente fizike - Sistemi i ri lehtëson biznesin. Digjitalizohen procedurat e eksportit nga Shqipëria
Eksportuesit nuk do të dorëzojnë më deklarata fizike në dogana, por do ti paraqesin ato vetëm në format elektronik dhe do të procesohen në mënyrë të......
Pagesat online në rritje - BSH: Shqiptarët kryejnë gjithnjë e më shumë veprime bankare nga telefoni
Përdorimi i shërbimeve bankare nga telefoni apo kompjuteri po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shqiptarët. Pagesat dhe transfertat që dikur kërkonin......
Dëme ekonomike e viktima - Vera e vitit 2026, 17 miliardë euro humbje nga i nxehti në Evropë
Vera e vitit 2026 ka lënë pasoja të rënda në Evropë, me rreth 50 mijë vdekje të lidhura me temperaturat e larta dhe humbje ekonomike që arrijnë në afro 17......
Nafta mbi 114 Usd - Ndalimi i furnizimeve dhe sulmet në Arabinë Saudite rrisin shqetësimet globale
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1% të premten, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme. Sulmet e rebelëve Huthi në Arabinë Saudite kanë......
15 mld euro për Greqinë - Emiratet njoftojnë investime të reja. Dy vendet firmosin marrëveshje 12,75 mld euro
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të investojnë edhe 15 miliardë euro në Greqi, duke zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Njoftimi u bë gjatë......
Bullgaria, bateria e Ballkanit - Kapaciteti dyfishohet, eksportet e energjisë rriten me 62%
Bullgaria po kthehet në një nga vendet kryesore të Evropës për ruajtjen e energjisë elektrike, duke fituar nofkën “Bateria e Ballkanit”. Falë investimeve dhe......
Fshihen 453 mln euro detyrime - Falja fiskale/ TVSH-ja, Tatim Fitimi dhe Kontributet zënë peshën më të madhe
Administrata tatimore ka fshirë rreth 453 milionë euro detyrime tatimore të bizneseve në kuadër të ligjit të faljes, dhe përfitues deri më tani rezultojnë të......
Italia, eksperiment antiprotestë - Krijon njësinë civile NAM që nuk ndëshkon
Italia nis një eksperiment të ri për të luftuar dhunën dhe sjelljet antisociale të të rinjve në hapësirat publike. Qyteti i Ferrarës do të jetë i pari në vend......

