Nafta mbi 114 Usd - Ndalimi i furnizimeve dhe sulmet në Arabinë Saudite rrisin shqetësimet globale

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1% të premten, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme. Sulmet e rebelëve Huthi në Arabinë Saudite kanë shtuar frikën për përshkallëzim të konfliktit dhe ndërprerje të mundshme të furnizimeve me energji.
Nafta Brent u rrit me 1,2%, duke arritur në 114,47 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI u shtrenjtua me 1,4%, në 100,84 dollarë. Brent pritet ta mbyllë javën në rritje për të tretën javë radhazi, ndërsa WTI për të dytën.
Tensionet janë shtuar pasi kompania shtetërore saudite e naftës, Saudi Aramco, urdhëroi të enjten evakuimin e selisë së saj në Dhahran, pranë Gjirit Persik, ndërsa luftimet me Huthit e Jemenit u intensifikuan.
Analistët paralajmërojnë se edhe mundësia e përshkallëzimit të konfliktit po mban çmimet të larta, pasi tregjet përfshijnë në to një prim rreziku gjeopolitik. Një shqetësim i veçantë mbetet ngushtica Bab el-Mandeb, një pikë strategjike për transportin detar, përmes së cilës kalojnë furnizime të rëndësishme.
Ndërkohë, presionet mbi tregun janë shtuar edhe në Libi. Mbyllja e një valvule në tubacionin që lidh fushat naftëmbajtëse Hamada dhe Tahara me portin e Zawiya-s ka detyruar uljen e prodhimit në të dyja fushat.
Zhvillimet e fundit e mbajnë tregun e naftës në pasiguri, ndërsa ecuria e çmimeve do të varet nga përmasat e ndërprerjeve reale të furnizimit dhe koha që do të nevojitet për rikthimin e operacioneve në normalitet.
15 mld euro për Greqinë - Emiratet njoftojnë investime të reja. Dy vendet firmosin marrëveshje 12,75 mld euro
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të investojnë edhe 15 miliardë euro në Greqi, duke zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Njoftimi u bë gjatë......
Bullgaria, bateria e Ballkanit - Kapaciteti dyfishohet, eksportet e energjisë rriten me 62%
Bullgaria po kthehet në një nga vendet kryesore të Evropës për ruajtjen e energjisë elektrike, duke fituar nofkën “Bateria e Ballkanit”. Falë investimeve dhe......
Fshihen 453 mln euro detyrime - Falja fiskale/ TVSH-ja, Tatim Fitimi dhe Kontributet zënë peshën më të madhe
Administrata tatimore ka fshirë rreth 453 milionë euro detyrime tatimore të bizneseve në kuadër të ligjit të faljes, dhe përfitues deri më tani rezultojnë të......
Italia, eksperiment antiprotestë - Krijon njësinë civile NAM që nuk ndëshkon
Italia nis një eksperiment të ri për të luftuar dhunën dhe sjelljet antisociale të të rinjve në hapësirat publike. Qyteti i Ferrarës do të jetë i pari në vend......
Rritet fatura e dëmeve në biznese: 127 subjekte të dëmtuara, humbjet arrijnë në 2.15 milionë euro
Ka arritur në 127 numri i subjekteve të biznesit të evidentuara si të dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit, ndërsa vlera e dëmeve llogaritet në 2.15......
Kryeministri Rama u kërkon ministrave dorëheqjet e gjithë drejtorëve të agjencive në varësi
Kryeministri Edi Rama u ka udhëzuar ministrat që tu kërkojnë dorëheqjet të gjithë drejtorëve të institucioneve dhe agjencive që varen prej dikastereve të......
Kuvendi sigurohet nga dëmtimet/ Nga zjarret dhe aktet keqdashëse, deri te rrëzimi i avionëve
Godinat e Kuvendit të Shqipërisë do të sigurohen nga një sërë rreziqesh natyrore dhe dëmtimesh të mundshme, përfshirë tërmetet, zjarret, përmbytjet dhe aktet......
Kategoritë që legalizohen falas/ Zbritje 100, 50 dhe 30% në varësi të statusit
Qytetarët që kanë legalizuar ndërtime pa leje dhe duhet të paguajnë për parcelën ndërtimore mund të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimit, në......

