Shqipëria Postuar më 22 October 2026, 19:14

Kryeministri Rama u kërkon ministrave dorëheqjet e gjithë drejtorëve të agjencive në varësi

Nga Scan TV

Kryeministri Rama u kërkon ministrave dorëheqjet e gjithë

Kryeministri Edi Rama u ka udhëzuar ministrat që tu kërkojnë dorëheqjet të gjithë drejtorëve të institucioneve dhe agjencive që varen prej dikastereve të tyre. Mediat kanë njoftuar se porosia u është përcjellë anëtarëve të kabinetit sot, në një kohë që vetë kryeministri Rama ishte në Budva.

Kryeministri pritet ta bëjë publik këtë vendim në ditët e ardhshme.

Nuk janë sqaruar arsyet dhe përmasat e ndryshimeve që kreu I qeverisë ka kërkuar.

Mbetet gjithashtu e paqartë nëse kjo lëvizje lidhet me protestat apo me ndonjë zhvillim të mundshëm drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kërkesa për shkarkime vjen pas kritikave që Rama i ka drejtuar administratës në daljet e fundit publike. Rreth një javë më parë, ai paralajmëroi masa për drejtuesit që vonojnë përgjigjet ndaj qytetarëve dhe nuk trajtojnë brenda afateve problemet e ngritura prej tyre.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat