Sigurimi i jetës mbetet “luks” - Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

Shqiptarët janë ata që e sigurojnë më pak jetën në krahasim me shtetasit e tjerë të Evropës Qendrore dhe Lindore. Raporti më i fundit i Xprimm tregon se sigurimi i jetës zë vetëm 9% të primeve në të gjithë kategorinë e produkteve të sigurimit, ndërsa vlera e primeve rezulton të jetë më e ulëta në rajon.
Këto shifra dëshmojnë edhe një herë shkallën e ulët të ndërgjegjësimit qytetar për të siguruar jetën, e cila garanton mbulimin e një pjese të shpenzimeve në rast problemesh shëndetësore, aksidenti apo vdekje. Sigurimi vullnetar, qoftë për jetën apo pronën, nuk shihet me prioritet, por si një barrë financiare dhe shpenzim më shumë në buxhetin e çdo familjeje. Nga familjet, ky fakt argumentohet me kostot e shtrenjta të jetesës të cilat nuk i lejojnë të paguajnë edhe për një sigurim më tepër, krahas sigurimit të makinës, i cili është i detyrueshëm dhe bëhet një herë në vit.
Në vlerë primesh, pas Shqipërisë renditet Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut për nivelin e ulët të penetrimit të sigurimit të jetës në popullsi. Ndërkohë, Serbia pozicionohet më mirë në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht kësaj, primet e sigurimit të jetës janë rritur për Shqipërinë në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 13 milionë euro për gjysmën e parë të 2026.
Polonia mbetet tregu më i madh i sigurimit të jetës në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, me mbi 3.1 miliardë euro prime në janar-qershor të këtij viti.
Disa nga produktet e sigurimit të jetës që ofrohen nga kompanitë janë ai për hua, pra i debitorit, sigurimi për shëndetin, aksidentet dhe sigurimi i jetës me kursim/përfitim. Shumica e primeve të shkruara bruto të të gjitha llojeve të sigurimit të jetës shkojnë për sigurimin e jetës së debitorit. Pra, ata që sigurojnë jetën, janë personat që marrin kredi në banka apo institucione mikrofinanciare të licensuara, për efekt mbrojtje nga rreziku i pamundësisë së mosshlyerjes së kredisë në rast se vdesin.
Doganat në rritje - 186 miliardë lekë të ardhura në 9 muaj, 7.2 miliardë më shumë se një vit më parë
Administrata Doganore Shqiptare ka arkëtuar rreth 185.9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës janar-shtator 2026, duke shënuar një rritje prej rreth 7.2......
“Dhuna, jo rruga e duhur”! - Nga Budva, kancelari gjerman kërkon reforma, bashkëpunim dhe integrim europian
Kancelari gjerman Friedrich Merz u bëri thirrje gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të thellojnë bashkëpunimin rajonal dhe të vijojnë reformat për......
7 kërkesat kryesore të bizneseve - Paketa fiskale 2027/ Nga tatimi i pagave, tek ulja e TVSH për ushqimet
Situata ekonomike e vendit, zhvlerësimi i euros në raport me monedhën kombëtare, detyrimi bizneseve për t’u përgatitur për integrimin në tregun e BE, ka......
Bizneset, detyrime të reja - Vendimi për QKB, certifikim vjetor. Vendndodhja identifikohet me GPS
Regjistrimi i bizneseve dhe përditësimi i të dhënave të tyre pritet t’i nënshtrohen rregullave të reja. Qeveria propozon ndryshime në ligjin për regjistrimin......
Italia “paralizohet” - Protestat e transportuesve boshatisin supermarketet dhe lënë aeroportet pa karburant
Protestat e shoferëve të kamionëve në jug të Italisë, të nxitura nga rritja e çmimeve të naftës dhe kostove të transportit, kanë shkaktuar ndërprerje të......
Shqipëria dhe Procesi i Berlinit - 13 vite bashkëpunim, marrëveshje rajonale dhe projekte zhvillimi
Ky është viti i 13-të që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përfitojnë nga nisma e Procesit të Berlinit. Kjo nismë po zhvillon samitin e saj të radhës në......
Taksat, në garën rajonale/ 81% në Shqipëri i japin rëndësi sistemit tatimor për bashkëpunim
Një sistem i favorshëm tatimor vlerësohet si element i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas të......
BE reagon ndaj protestave - Masat e sigurisë dhe ndihmat ekonomike në përgjigje të pakënaqësive qytetare
Qeveritë e disa vendeve të Bashkimit Evropian po marrin masa për t'iu përgjigjur protestave të shkaktuara nga rritja e kostos së jetesës, pakënaqësitë në......

