Taksat, në garën rajonale/ 81% në Shqipëri i japin rëndësi sistemit tatimor për bashkëpunim

Një sistem i favorshëm tatimor vlerësohet si element i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), 81% e të anketuarve në Shqipëri e konsiderojnë të rëndësishëm këtë faktor, ndërsa 10% e vlerësojnë si disi të rëndësishëm dhe 9% si jo të rëndësishëm.
Shqipëria renditet ndër vendet ku shumica dërrmuese e të anketuarve i japin rëndësi politikave tatimore në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me vendet e tjera të rajonit. Në Bosnje Hercegovinë, kjo shifër arrin në 90%, ndërsa në Mal të Zi në 85%. Në Maqedoninë e Veriut, 78% e të anketuarve e konsiderojnë të rëndësishëm një sistem të favorshëm tatimor, ndërsa në Kosovë 70%.
Serbia shënon përqindjen më të ulët në këtë tregues, ku 49% e të anketuarve e vlerësojnë sistemin e favorshëm tatimor si të rëndësishëm për marrëdhëniet e biznesit. Ndërkohë, 32% e konsiderojnë atë jo të rëndësishëm, përqindja më e lartë në rajon. Në nivelin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, 75% e të anketuarve e vlerësojnë këtë faktor si të rëndësishëm, 12% si disi të rëndësishëm dhe 13% si jo të rëndësishëm.
Anketa përfshin 1,216 të anketuar në nivel rajonal dhe evidenton rëndësinë që politikat tatimore kanë në perceptimin e qytetarëve për zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Një klimë tatimore e parashikueshme dhe konkurruese mund të ndihmojë në lehtësimin e aktivitetit të bizneseve përtej kufijve, duke krijuar kushte më të favorshme për investime, zgjerimin e tregjeve dhe forcimin e partneriteteve tregtare. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bashkëpunimi ekonomik rajonal mbetet një mundësi për rritjen e shkëmbimeve dhe afrimin e tregjeve, politikat tatimore përbëjnë një nga elementet që ndikojnë në perceptimin e bizneseve dhe qytetarëve për lehtësinë e të bërit biznes në rajon.

BE reagon ndaj protestave - Masat e sigurisë dhe ndihmat ekonomike në përgjigje të pakënaqësive qytetare
Qeveritë e disa vendeve të Bashkimit Evropian po marrin masa për t'iu përgjigjur protestave të shkaktuara nga rritja e kostos së jetesës, pakënaqësitë në......
PPP, shtohen të dhënat publike - Studimet e fizibilitetit dhe raportet e zbatimit do të përfshihen në regjistrin elektronik
Studimet e fizibilitetit, dokumentet e tenderit dhe raportet e zbatimit të kontratave të koncesioneve dhe partneritetit publik privat do të përfshihen në......
Kualifikim profesional me pagesë - Të papunët nga grupet e veçanta, mbështetje për kurset dhe transportin
Punëkërkuesit e papunë nga grupet e veçanta do të paguhen për pjesëmarrjen në kurset e formimit profesional, ndërsa për transportin parashikohet një bonus......
Protestat përfshijnë BE-në - Kostoja e jetesës, strehimi dhe arsimi nxisin pakënaqësitë në disa shtete
Një valë protestash po përfshin disa vende të Bashkimit Evropian, ku qytetarët po kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës, shtrenjtimin e energjisë dhe......
ISUV, analiza “me kontratë” - Siguria ushqimore, përfshihen laboratorë të BE
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) i cili është hallka kryesore që “certifikon” sigurinë ushqimore në vend do të marrë kompetenca më të......
Studentët sfidojnë Vuçiç - Mijëra protestues marshojnë drejt Beogradit përpara zgjedhjeve të së dielës
Mijëra mbështetës të lëvizjes studentore në Serbi marshuan drejt Beogradit të mërkurën në mbrëmje, për të marrë pjesë në një tubim të madh në prag të......
Inflacioni ndan Evropën - Shoku i energjisë rrit çmimet, por goditja nuk ndihet njësoj në gjithë BE-në
Tre vende të Eurozonës, me të njëjtën monedhë dhe të njëjtën normë bazë interesi, po përballen me realitete të ndryshme të inflacionit. Në shtator, inflacioni......
Mishi i huaj mbush tryezat/ Importet prekën rekord të ri në shtator të këtij viti
Shtatori solli një rekord të ri në importet e Shqipërisë për kafshë të gjalla dhe mish referuar të dhënave që nga janari i vitit 2005. Blerjet e dy kategorive......

