ISUV, analiza “me kontratë” - Siguria ushqimore, përfshihen laboratorë të BE

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) i cili është hallka kryesore që “certifikon” sigurinë ushqimore në vend do të marrë kompetenca më të zgjeruara.
Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 732, datë 16 nëntor 2022, që rregullon organizimin dhe funksionimin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV). Ndryshimet synojnë forcimin e kapaciteteve laboratorike, përmirësimin e analizave dhe zgjerimin e bashkëpunimit me laboratorët ndërkombëtarë.
Sipas vendimit, një nga ndryshimet kryesore lidhet me zgjerimin e fushave ku ISUV kryen analiza laboratorike. Këto analiza do të mbështesin zbatimin e programeve kombëtare, strategjive sektoriale në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore, ushqimit për kafshë dhe fitosanitetit, si dhe planeve të monitorimit dhe kontrolleve zyrtare.
Vendimi parashikon gjithashtu mundësinë e kryerjes së analizave me kontraktim, në raste të veçanta dhe të justifikuara teknikisht. Kjo do të jetë e mundur kur analizat nuk kryhen në laboratorin përkatës, metodat nuk janë të akredituara, pajisjet janë jashtë funksionit, kërkohen analiza për tregues të rinj ose paraqiten situata emergjente me origjinë nga ushqimi, kafshët dhe bimët. Pra e thënë ndryshe, ISUV do të mund të kontraktojë laboratorë privat për kryerjen e analizave të cilat nuk arrin ti bëjë në institucion.
Një tjetër risi është parashikimi i analizave rikonfirmuese në rastet e shpërthimeve të sëmundjeve, epidemive dhe shfaqjes së dëmtuesve karantinorë te bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera. Për këtë qëllim, mund të angazhohen laboratorë ndërkombëtarë të Bashkimit Evropian, të akredituar dhe të autorizuar nga autoritetet kompetente të vendeve përkatëse.
Ndryshimet përfshijnë edhe sigurimin e testeve të provës së aftësisë laboratorike (proficiency testing) drejtpërdrejt nga ente ndërkombëtare të akredituara dhe laboratorë reference të Bashkimit Evropian (EURL). Këto teste do të sigurohen sipas nevojave për ruajtjen dhe zgjerimin e akreditimit laboratorik.
Ndryshimet synojnë të rrisin besueshmërinë e rezultateve laboratorike dhe të forcojnë kapacitetet e Shqipërisë për monitorimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe rreziqeve fitosanitare.
Studentët sfidojnë Vuçiç - Mijëra protestues marshojnë drejt Beogradit përpara zgjedhjeve të së dielës
Mijëra mbështetës të lëvizjes studentore në Serbi marshuan drejt Beogradit të mërkurën në mbrëmje, për të marrë pjesë në një tubim të madh në prag të......
Inflacioni ndan Evropën - Shoku i energjisë rrit çmimet, por goditja nuk ndihet njësoj në gjithë BE-në
Tre vende të Eurozonës, me të njëjtën monedhë dhe të njëjtën normë bazë interesi, po përballen me realitete të ndryshme të inflacionit. Në shtator, inflacioni......
Mishi i huaj mbush tryezat/ Importet prekën rekord të ri në shtator të këtij viti
Shtatori solli një rekord të ri në importet e Shqipërisë për kafshë të gjalla dhe mish referuar të dhënave që nga janari i vitit 2005. Blerjet e dy kategorive......
Zgjerohet aktiviteti tregtar - Porti i Durrësit, shtohet me 5% përpunimi i mallrave në 9 muaj
Porti i Durrësit ka regjistruar rritje të aktivitetit tregtar gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, nga......
“E ardhmja e rajonit, në BE” - Europa u përgjigjet paralajmërimeve ruse për Ballkanin Perëndimor
Bashkimi Evropian (BE) ka një përgjigje ndaj paralajmërimeve ruse për vendet e Ballkanit Perëndimor: e ardhmja e tyre është në BE. Ky është mesazhi që......
Projektligj i ri për investimet - Unifikim i kuadrit ligjor dhe forcim i garancive për investitorët
Qeveria shqiptare synon të unifikojë kuadrin ligjor për investimet në vend, përmes një projektligji të ri që bashkon legjislacionin për investimet e huaja dhe......
Mbeten 40 ditë për Faljen me Kusht/ Tatimet u kërkojnë subjekteve të heqin dorë nga ankimimet
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën thirrje të gjithë subjekteve që janë në proces ankimi administrativ apo gjyqësor të veprojnë shpejt për të......
Pro-Eksport Albania kërkesë qeverisë: Paga e patatueshme 60 mijë lekë dhe paketë mbështetëse për industrinë
Shoqata Pro-Eksport Albania ka depozituar zyrtarisht kërkesat e saj për Paketën Fiskale 2027, duke i kërkuar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së......

