Shqipëria Postuar më 21 October 2026, 17:26

Mbeten 40 ditë për Faljen me Kusht/ Tatimet u kërkojnë subjekteve të heqin dorë nga ankimimet

Nga Scan TV
Mbeten 40 ditë për Faljen me Kusht/ Tatimet u kërkojnë

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën thirrje të gjithë subjekteve që janë në proces ankimi administrativ apo gjyqësor të veprojnë shpejt për të përfituar nga masat lehtësuese të Faljes me Kusht.

Sipas njoftimit të Administratës Tatimore, subjektet duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse aktin e heqjes dorë nga ankimi administrativ, padia, ankimi apo rekursi.

Kjo është kusht i detyrueshëm për të përfituar nga lehtësitë fiskale.

Administrata Tatimore bën me dije se kanë mbetur edhe 40 ditë për të përmbushur këtë kusht dhe për të përfituar nga masat lehtësuese.

Për më shumë informacion dhe asistencë, Tatimet u kërkon subjekteve të kontaktojnë në adresën: [email protected]

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat