Shqiptarët vijojnë udhëtimet - Zani: Nuk kemi pasur anulime, udhëtarët shmangin zonat e protestave

Prej 9 ditësh, Tirana dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë janë përfshirë nga protestat. Pavarësisht tensioneve, turistët vijojnë të vizitojnë vendin, ndërsa qytetarët shqiptarë vazhdojnë planet për të udhëtuar jashtë vendit. Deri më tani, agjencitë turistike nuk raportojnë kërkesa për anulimin e fluturimeve, ndërsa udhëtarët po tregohen më të kujdesshëm në përzgjedhjen e destinacioneve.
“Nuk kemi pasur anuline domethënë, njerëz që kanë kërkuar t'ju anullojmë fluturimin e tyre, përkundrazi, kanë shkuar dhe nuk kanë pasur ndonjë problem. Dhe për këtë jemi të kënaqur, por jo se e ka frenuar për të anuluar fluturimin e tyre. Kemi pasur dhe klientë që sapo janë kthyer nga Bolonja dhe nuk kanë pasur probleme, thjesht kanë shmangur këto vende ku bëhen protestat dhe çdo gjë ka shkuar mirë,” tha Fjorida Zani, Operatore turistike.
Sa i përket destinacioneve të preferuara, udhëtarët po orientohen drejt vendeve ku situata paraqitet më e qetë. Budapesti dhe disa qytete të Italisë mbeten ndër alternativat e zgjedhura, ndërsa informacioni për situatën në destinacion po luan një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e udhëtarëve.
“Po udhëtojnë në këto vende, normalisht që po zgjedhin ato që nuk ka trazira, po marrim informacion, Budapestin, patjetër edhe një pjesë e Italisë, po jo këto zonat që kanë filluar së fundmi që të kenë rrëmujë si gjithë Europa, por ka pasur Europa kryesisht”, tha ajo.
Pavarësisht situatës së krijuar nga protestat, udhëtimet vijojnë pa anulime të raportuara nga agjencia, ndërsa shmangia e zonave të tensionuara dhe informimi paraprak mbeten faktorë kyç për turistët dhe udhëtarët.
Energji pa matje, deri 3 muaj - Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Kur matësi është i dëmtuar ose nuk mund të lexohet, fatura e energjisë elektrike do përllogaritet mbi bazën e konsumit të mëparshëm, për jo më shumë se 3......
Rama me drejtuesit e bankave - Rama: BSH nuk u sulmua as në 1997. Sejko: Llogaritë dhe kursimet janë të sigurta
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e sektorit bankar, pas dëmtimit të dhjetra ATM-ve dhe filialeve të bankave nga protestat e dhunshme......
Rritet fatura e dëmeve? - Preken 90 biznese shifrat paraprake
Fatura e dëmeve tek bizneset nga protestat e ditëve të fundit ka ardhur në rritje. Humbjet materiale kanë prekur rreth 90 subjekte, ndërsa fatura e plotë......
Humbje rekord për Anthropic - Kompania regjistroi humbje prej 80.7 mld Usd në gjysmën e parë të vitit
Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic regjistroi një humbje neto prej 80.7 miliardë dollarësh në gjysmën e parë të vitit 2026, nga 13......
Greqia rrit turizmin - Mbërritjet turistike rriten 2.6% në gusht, të huajt dhe apartamentet me qira në krye
Greqia regjistroi rritje të aktivitetit turistik gjatë gushtit 2026, me numrin e mbërritjeve që arriti në 7.43 milionë, ose 2.6% më shumë krahasuar me të......
46 milionë euro nga pronat - Regjistrimi i pasurive dhe legalizimet, kontribut kryesor
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) realizoi 4.2 miliardë lekë të ardhura apo rreth 46 milionë euro nga pronat gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare......
Kush i mbron kursimet tona? - Bica: Me projektligjin e ri për sigurimin e depozitave, më tepër se 100% rritje në kuotën e mbulimit
Prej vitesh tashmë, shqiptarët i kanë zhvendosur kursimet e tyre në depozita bankare, me besimin se paratë e tyre do të jenë më të sigurta krahasuar me......
BE ‘josh’, konkurrenca sfidon/ Bizneset duan Europën, por ndihen më konkurruese në Ballkan
Bizneset shqiptare e shohin me optimizëm anëtarësimin në Bashkimin Europian, por kur bëhet fjalë për konkurrencën me kompanitë europiane, besimi i tyre është......

