Kush i mbron kursimet tona? - Bica: Me projektligjin e ri për sigurimin e depozitave, më tepër se 100% rritje në kuotën e mbulimit

Prej vitesh tashmë, shqiptarët i kanë zhvendosur kursimet e tyre në depozita bankare, me besimin se paratë e tyre do të jenë më të sigurta krahasuar me metodat e vjetra të ruajtjes së tyre. Por çfarë i garanton qytetarët se kursimet e tyre nuk do të preken në rast falimentimi të bankës ose dëmtimi të infrastrukturës?
Sipas pedagogut Kevin Bica, aktualisht Agjencia e Sigurimit të Depozitave kompenson deri në masën 2.5 milionë lekë, depozitat e qytetarëve. Me projektligjin e ri, do të ketë më tepër se 100% rritje në kuotën e mbulimit të depozitave, e cila kap një shifër prej 6 milionë lekësh.
“Në projektligjin e ri mbi sigurimin e depozitave, të prezantuar nga ministria e Financave pak ditë më parë, mund të vëmë re tre pika kryesore: E para është rritja e kuotës së mbulimit të depozitave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, pra kjo kuotë do të rritet gradualisht nga 2.5 milionë lekë në 6 milionë lekë të rinj. Kjo do të thotë se tashmë qytetarët do të kenë më tepër se 100% rritje në kuotën e mbulimit të depozitave, që është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh edhe rritjen dhe thellimin në aktivitetin financiar në Shqipëri në dekadën e fundit. Sipas projektligjit të ri, me anëtarësimin në BE, kuota e mbulimit do të shkojë deri në 100.000 euro, që e bën sistemin tonë financiar të jetë në përputhshmëri me sistemin financiar të Bashkimit Evropian, pra është një rritje e konsiderueshme nga norma prej 6 milionë lekësh të rinj që parashikohet me projektligjin e ri”, tha Bica.
Por sa do të paguajnë bankat për sigurimin e depozitave të qytetarëve? Me projektligjin e ri, sa më e madhe të jetë banka, aq më i lartë do të jetë primi që do i paguajnë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
“Projektligji i ri harton një metodologji të pagesës së primeve nga bankat që varet në varësi të madhësisë së bankës dhe ekspozimit të riskut në secilën prej bankave. Çfarë do të thotë? Pra për banka që mund të jenë me nivel më të lartë të aseteve ose me volume më të mëdha transaksionesh, ndoshta dhe me një profil risku më të lartë, mund të paguajnë pak më shumë në primet e sigurimit për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, që në mënyrë indirekte krijon incentiva që bankat të kenë një profil më konservator”, u shpreh pedagogu.
Për sa i përket dëmeve që i janë shkaktuar bankave nga protestat studentore, ai u shpreh se nuk ka arsye për t'u shqetësuar për sigurinë e depozitave, pasi ato nuk ruhen fizikisht në filialet e bankave, por në kasaforta dhe sisteme elektronike të posaçme. Edhe pse ndoshta nga sulmet fizike mund të krijohet një panik te qytetarët, i cili mund të krijojë disa presione likuiditeti të përkohshme te bankat.
Kevin Bica, intervistë e plotë për Televizionin Scan
Në rast falimentimi të bankave dhe shkatërrimi të degëve, janë dy ngjarje të ndryshme dhe për pasojë efektet janë të ndryshme. Nëse marrim në konsideratë rastin e shkatërrimit fizik të degëve, pra nëse kemi një ngjarje fatkeqësie natyrore eventuale, ose nëse marrim në konsideratë ngjarjet e fundit të protestave, të cilat disa nga bankat kanë pësuar sulme fizike, pra degët komerciale të bankave, depozitat e qytetarëve janë të mbrojtura, sepse në rast të këtyre sulmeve fizike kemi dëme vetëm infrastrukturore të bankave që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me depozitat e qytetarëve, pasi depozitat nuk ruhen fizikisht në filialet e bankave, por ka kasaforta dhe sisteme elektronike në të cilat depozitat ruhen. Pra, në këtë rast mund të themi që depozitat janë të sigurta.
Edhe pse ndoshta nga sulmet fizike mund të krijohet një panik te qytetarët, që mund të krijojë disa presione likuiditeti të përkohshme te bankat. Qytetarët mund të drejtohen drejt bankave për të kërkuar depozitat e tyre për shkak të ndodhive, por duke patur parasysh likuiditetin e sektorit financiar, besoj goditjet afatshkurtra nuk krijojnë probleme në tërësi për sektorin financiar. Pra depozitat janë mjaft të sigurta nëse kemi këto raste eventuale.
Sa i përket falimentimit të bankave, një ngjarje që është e ndryshme nga shkaqet natyrore ose shkatërrimi fizik i degëve, sepse ka të bëjë drejtpërdrejt me operacionet e bankave. Nëse një bankë falimenton, depozitat e qytetarëve ekspozohen në mënyrë direkte ndaj falimentimit. Në çfarë mënyrë? Nëse marrim rastin e një depozite prej 5 milionë lekësh në një nga bankat komerciale të nivelit të dytë dhe banka shpall falimentimin, ne dimë diçka të sigurt, që Agjencia e Sigurimit të Depozitave do të kompensojë deri në masën 2.5 milionë lekë të rinj ose 25 milionë lekë të vjetra, depozitat e qytetarëve.
Pjesa tjetër që mbetet e ekspozuar, pra 2.5 milionë lekëshi tjetër, ekspozohet pjesërisht ose totalisht ndaj humbjes së depozitës. Çfarë do të thotë? Pra banka në rast falimentimi do të vazhdojë likuiditetin e saj. Pra ne do të aplikojmë si kreditorë të bankës dhe në procesin e likuidimit, kur banka do të shesë asetet, ne si qytetarë që kemi një depozitë mund të marrim pjesërisht kompensimet nga likuidimi i aseteve të bankës, që mund të jetë një shumë e plotë në varësi të depozitës ose një shumë e pjesshme.
Cilat bëjnë pjesë në asetet e bankës? Është godina, provat e patundshme që banka ka në zotërim, asetet e bankave, letrat me vlerë dhe gjithçka që banka zotëron, të cilat shiten. Depozituesit si pretendues primar marrin pjesën më të madhe të likuidimeve dhe nëse mbetet diçka për pretenduesit fundorë që janë aksionerët, marrin pjesën e mbetur të kostos.
Çfarë masash marrin bankat për të siguruar depozitat e qytetarëve? Një ndër masat kryesore që ne diskutuam është Agjencia e Sigurimit të Depozitave që mbulon deri në masën 2.5 milionë lekë. Çdo depozitë deri në këtë masë kompensohet plotësisht nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave dhe pjesa tjetër pjesërisht nga likuidimi i bankave.
Por bankat si institucione fitim-maksimizuese në operacionet e tyre të përditshme kanë për qëllim maksimizimin e fitimit, operacione të cilat sjellin edhe një risk të ndërmarrë nga bankat në mënyrë për të maksimizuar fitimet e tyre. Duke qenë pjesë e një sistemi të rregulluar, pra sistemi financiar që ne kemi në Shqipëri, ata kontrollohen me ligj dhe monitorohen nga entiteti rregullator që është Banka e Shqipërisë, e cila vendos disa kritere dhe kufizime për secilën nga bankat e nivelit të dytë.
Kufizime rregullatore të tipit që duhet të kenë një normë të mjaftueshme të likuiditetit, mjaftueshmëri të kapitalit rregullator, duhet të kenë ekspozime të kufizuara ndaj riskut, gjë që e bën sistemin bankar të mirëregulluar në rastin tonë. Nëse marrim në konsideratë të paktën 10 vitet e fundit, sistemi bankar ka qenë i shëndoshë, ka bërë progres të konsiderueshëm.
Disa nga treguesit financiarë, të cilat monitorohen nga Banka Qendrore, siç janë kreditë me probleme, mjaftueshmëria e kapitalit ose likuiditeti i bankave kanë pasur progres të konsiderueshëm. Pra nëse marrim rastin e kredive me probleme nga një normë prej mesatarisht 18% për 10 vitet deri më sot, jemi më pak se 4% në mesatare, po flasim për gjithë sistemin bankar.
Gjithashtu mjaftueshmëria e kapitalit, që është limiti 12% i Bankës Qendrore, sot qëndron në një nivel prej 20 ose 21% dhe treguesit e likuiditetit janë mjaft të kënaqshëm, që e bën sistemin financiar të shëndoshë. Pra nëse i përgjigjemi drejtpërdrejt pyetjes a ka masa të mjaftueshme nga Banka Qendrore ose nga entitetet rregullatore për të siguruar depozitat e qytetarëve, do të thoja po, sepse monitorohen në mënyrë të vazhdueshme, edhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka një pjesë mbulimi të kostove.
Në projektligjin e ri mbi sigurimin e depozitave, të prezantuar nga ministria e Financave pak ditë më parë, mund të vëmë re tre pika kryesore: E para është rritja e kuotës së mbulimit të depozitave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, pra kjo kuotë do të rritet gradualisht nga 2.5 milionë lekë në 6 milionë lekë të rinj. Kjo do të thotë se tashmë qytetarët do të kenë më tepër se 100% rritje në kuotën e mbulimit të depozitave, që është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh edhe rritjen dhe thellimin në aktivitetin financiar në Shqipëri në dekadën e fundit.
Së dyti, ka të bëjë me infrastrukturën e pagesës së detyrimeve nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Në rast se ngjarja ndodh, kjo pagesë do të bëhet brenda 14 ditëve, pra që është një afat i përshpejtuar kohor. Nëse marrim rastin eventual të një falimentimi banke, depozituesit do të ripaguhen brenda 14 ditëve, dhe së treti, projektligji është hartuar në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian. Pra, një ndër kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian është kapitulli i nëntë për shërbimet financiare dhe ky projektligj synon të jetë në përputhje me praktikat e sistemit bankar dhe financiar në Bashkimin Evropian.
Por projektligji i ri nuk përcakton në mënyrë eksplicite se sa bankat do të paguajnë si prim në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, por ka një fakt shumë interesant. Projektligji i ri harton një metodologji të pagesës së primeve nga bankat që varet në varësi të madhësisë së bankës dhe ekspozimit të riskut në secilën prej bankave.
Çfarë do të thotë? Pra për banka që mund të jenë me nivel më të lartë të aseteve ose me volume më të mëdha transaksionesh, ndoshta dhe me një profil risku më të lartë, mund të paguajnë pak më shumë në primet e sigurimit për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, që në mënyrë indirekte krijon incentiva për banka që të kenë një profil më konservator. Pse?
Sepse duke u ekspozuar shumë ndaj riskut operacional, kredive me probleme, ose rritjeve të likuiditetit, risqeve të tilla që lidhen me kostot operacionale të bankës, bankat mund të jenë të detyruara të paguajnë një prim më të lartë, që reflektohet edhe në kostot operacionale të tyre. Rrjedhimisht, kjo krijon incentiva që sistemi bankar të jetë më konservator dhe të kufizohet në ekspozimin e riskut.
Sipas projektligjit të ri, me anëtarësimin në BE, kuota e mbulimit të shkojë deri në 100.000 euro, që e bën sistemin tonë financiar të jetë në përputhshmëri me sistemin financiar të Bashkimit Evropian, pra është një rritje e konsiderueshme nga norma prej 6 milionë lekësh të rinj që parashikohet me projektligjin e ri.
Gjithashtu, projektligji ri parashikon për pagesat, për depozitat e mëdha që kanë të bëjnë me pagesat për pronat e patundshme, ose transferta të pensioneve ushqimore apo përfitimeve sociale, një mbulim deri në vlerën e 500.000 eurove.
Fondi i Jashtëzakonshëm i krijuar para dhjetë vitesh, pra afërsisht në vitin 2017, që është po nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në ndryshim nga kompensimi direkt prej 2.5 milionë lekësh që kemi sot, po prapë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, më tepër se sa një efekt dëmshpërblimi ka efekt ndalues.
Duke iu kërkuar bankave të nivelit të dytë dhe bankave komerciale të bëjnë pagesa fikse çdo vit, pra të paguajnë një kuotë anëtarësimi që është e detyrueshme në këtë fond, ata arrijnë të krijojnë po të themi një fond emergjence, e cila mund të përdoret në raste ku një nga bankat e sistemit financiar është në rrezik likuiditeti ose është pranë një falimentimi.
Në këtë mënyrë, kjo njësi e drejtuar nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave garanton se në rast se kemi një ngjarje eventuale ku një nga bankat gjendet në vështirësi, nuk do të preken taksat e qytetarëve për të mbështetur këtë bankë dhe për të eleminuar riskun financiar, por do të përdoren fondet likuide që janë në këtë njësi për të ndihmuar bankën që është në vështirësi.
Nëse flasim për sot, kuota e pagesave nga gjithë bankat, ka arritur në 8.22 miliardë lekë dhe deri në fund të vitit 2027, pra që është dhe afati përfundimtar që bankat do të paguajnë një kuotë të detyrueshme, pritet të shkojnë në 0.5% të gjithë detyrimeve të bankave. Pra që është një vlerë që mund të shkojë rreth 9.22 miliardë lekë.
Parimisht, kjo shumë që është mjaft e konsiderueshme mund të shërbejë si një amortizator për secilën nga bankat e nivelit të dytë në raste të nevojshme.
Ishte e nevojshme krijimi i një njësie të tillë nga Banka Qendrore para dhjetë vitesh, sepse në se shohim vitet e kaluara edhe vëllimi i transaksioneve të bankave është shtuar mjaftueshëm, thellësia e tyre është rritur mjaftueshëm në paralel me zhvillimin ekonomik dhe duhej një entitet i mesëm rregullator, në mënyrë që të mbështesë bankat e nivelit të dytë në raste eventuale nëse mund të ketë kriza të mundshme ose probleme me likuiditetin.
Por në tërësi, siç e thashë, sistemi ynë financiar dhe sistemi bankar është mjaft likuid, është shumë mirë i kapitalizuar edhe fakti që kemi një rënie drastike të kredive me probleme tregon që në tërësi, pra nëse e mesatarizojmë, nuk është se kemi probleme të tilla edhe besoj se bashkë me projektligjin e ri për mbulimin e depozitave deri në 6 milionë lekë, mendoj se sistemi financiar është i shëndetshëm.
A ka masa të mjaftueshëm nga Banka Qendrore ose nga entitetet rregullatore për të siguruar depozitat e qytetarëve? Do të thoja po, sepse monitorohen në mënyrë të vazhdueshme, edhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka një pjesë të mbulimit të kostove.
BE ‘josh’, konkurrenca sfidon/ Bizneset duan Europën, por ndihen më konkurruese në Ballkan
Bizneset shqiptare e shohin me optimizëm anëtarësimin në Bashkimin Europian, por kur bëhet fjalë për konkurrencën me kompanitë europiane, besimi i tyre është......
Kredi më të shtrenjta - Normat e hipotekave në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2009
Kreditë hipotekare në Gjermani janë shtrenjtuar në nivelin më të lartë që nga kriza financiare e vitit 2009, me normat mesatare për kreditë 10-vjeçare që po i......
Nafta rekord të ri - Tensionet në Lindjen e Mesme dhe rënia e rezervave amerikane shtyjnë çmimet e naftës në rritje
Çmimet e naftës u rritën me mbi 1 dollar për fuçi të mërkurën, mes frikës për ndërprerje të furnizimit nga Lindja e Mesme dhe rënies së rezervave të naftës......
Mungesë globale e bakrit- Nevojiten 332 mld Usd investime për të shmangur deficitin deri në vitin 2050
Minierat e bakrit kanë nevojë për rreth 332 miliardë dollarë investime të reja për të shmangur një mungesë të konsiderueshme të këtij metali në tregun global.......
Musk bashkon perandorinë - SpaceX dhe Tesla nisin diskutimet, ndërsa fitimet nga inteligjenca artificiale rriten
Elon Musk e konsideron një ide të mirë bashkimin e dy kompanive të tij, SpaceX dhe Tesla. Të dyja kanë ngritur komitete të posaçme për të shqyrtuar mundësinë......
Evropa “kundër” dronëve - Kompanitë energjetike mund të autorizohen t’i zbulojnë, bllokojnë dhe rrëzojnë ata
Evropa po shqyrton zgjerimin e kompetencave të kompanive të energjisë dhe operatorëve të infrastrukturës kritike, duke u lejuar të zbulojnë, bllokojnë dhe......
A rrezikohen depozitat në banka? - Protesta/ Ekspertja: Paratë janë më shumë se të garantuara
Sulmet fizike ndaj bankave në zonat ku zhvillohen protestat studentore, duke sjellë dhe kufizuar shërbimeve në disa degë, nuk rrezikojnë depozitat e......
Mineralet, pasuri e pashfrytëzuar - Altax: Eksporti pa përpunim kufizon përfitimet për ekonominë
Rreth dy të tretat e kromit të prodhuar në Shqipëri eksportohen të papërpunuara, duke kufizuar vlerën që krijohet brenda vendit. Sipas të dhënave të AKBN-së,......

