Rama me drejtuesit e bankave - Rama: BSH nuk u sulmua as në 1997. Sejko: Llogaritë dhe kursimet janë të sigurta

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e sektorit bankar, pas dëmtimit të dhjetra ATM-ve dhe filialeve të bankave nga protestat e dhunshme të ditëve të fundit. Kreu I qeverisë tha se Banka e Shqipërisë nuk është prekur as gjatë trazirave të vitit 1997.
“Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në 1997-ën. Sepse s’kishte banka të tjera, sepse në atë kohë banka ishin Sudja e Xhaferri. Por sot është gjuajtur me gurë”, tha mes të tjerash Rama.
Ndërkaq, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko garantoi se depozitat e qytetarëve janë të sigurta dhe të dhënat e tyre nuk ndodhen në filiale, ndërsaapeloi se bankat nuk duhen prekur, pasi janë një zinxhir shumë I rëndësishëm në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.
“Ne si BSh, kemi pasur në funksionim gjithë sistemet tona operacionale. Pavarësisht tensionit dhe presionit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta. Bankat janë të mirëkapitalizuara dhe me një likuiditet shumë të mirë. Sistemi bankar është në funksion të qytetarëve dhe bizneseve.
Dëmtimi apo cenimi I sistemit bankar ndikon drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset”, u shpreh Sejko.
Më tej, në fjalën e tij, Rama premtoi se shteti do të paguajë 50% të qirasë për studentët.
“Po krijojmë një qasje të re në raport me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë për të paguar qiratë në Tiranë. Qeveria do të futet për të paguar 50 përqind të qirasë për studentët, që plotësojnë kushtet, që janë të lidhura me kriteret e studimet. Po mbështesim çiftet e raja me interes zero për një apartament deri në një çmim të caktuar. Është ligj që sjell mbështetje për mijëra apartamente në vit”, tha Rama.
Sipas Ramës, familjet e protestuesve që dhunojnë, jo vetëm që do të paguajnë dëmet, por nuk do të kenë mundësi të marrin asnjë shërbim nga shteti.
“Do të vijë fatura në familje, do të paguajë familja. S’do të marrë shërbim nga shteti familja e një të mituri që vjen dhe djeg pronat e një tjetri. Ne do të vendosim në regjistër njerëzit e dhunshëm, do t’u mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, hotele, trena, të gjitha mjetet e transportit. Dhe do të bashkëpunojmë, dhe e kemi nisur punën me vendet e BE-së, për t’u ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm”, tha Rama.
Kryeministri deklaroi se problemet e qytetarëve dhe studentëve do të adresohen, por dhuna është e patolerueshme.
Rritet fatura e dëmeve? - Preken 90 biznese shifrat paraprake
Fatura e dëmeve tek bizneset nga protestat e ditëve të fundit ka ardhur në rritje. Humbjet materiale kanë prekur rreth 90 subjekte, ndërsa fatura e plotë......
Humbje rekord për Anthropic - Kompania regjistroi humbje prej 80.7 mld Usd në gjysmën e parë të vitit
Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic regjistroi një humbje neto prej 80.7 miliardë dollarësh në gjysmën e parë të vitit 2026, nga 13......
Greqia rrit turizmin - Mbërritjet turistike rriten 2.6% në gusht, të huajt dhe apartamentet me qira në krye
Greqia regjistroi rritje të aktivitetit turistik gjatë gushtit 2026, me numrin e mbërritjeve që arriti në 7.43 milionë, ose 2.6% më shumë krahasuar me të......
46 milionë euro nga pronat - Regjistrimi i pasurive dhe legalizimet, kontribut kryesor
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) realizoi 4.2 miliardë lekë të ardhura apo rreth 46 milionë euro nga pronat gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare......
Kush i mbron kursimet tona? - Bica: Me projektligjin e ri për sigurimin e depozitave, më tepër se 100% rritje në kuotën e mbulimit
Prej vitesh tashmë, shqiptarët i kanë zhvendosur kursimet e tyre në depozita bankare, me besimin se paratë e tyre do të jenë më të sigurta krahasuar me......
BE ‘josh’, konkurrenca sfidon/ Bizneset duan Europën, por ndihen më konkurruese në Ballkan
Bizneset shqiptare e shohin me optimizëm anëtarësimin në Bashkimin Europian, por kur bëhet fjalë për konkurrencën me kompanitë europiane, besimi i tyre është......
Kredi më të shtrenjta - Normat e hipotekave në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2009
Kreditë hipotekare në Gjermani janë shtrenjtuar në nivelin më të lartë që nga kriza financiare e vitit 2009, me normat mesatare për kreditë 10-vjeçare që po i......
Nafta rekord të ri - Tensionet në Lindjen e Mesme dhe rënia e rezervave amerikane shtyjnë çmimet e naftës në rritje
Çmimet e naftës u rritën me mbi 1 dollar për fuçi të mërkurën, mes frikës për ndërprerje të furnizimit nga Lindja e Mesme dhe rënies së rezervave të naftës......

