Rritet fatura e dëmeve? - Preken 90 biznese shifrat paraprake

Fatura e dëmeve tek bizneset nga protestat e ditëve të fundit ka ardhur në rritje. Humbjet materiale kanë prekur rreth 90 subjekte, ndërsa fatura e plotë financiare vijon të mbetet e papërcaktuar.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore, të siguruara nga SCAN, dëmet janë evidentuar përmes kontrolleve në terren dhe raportimeve të bëra nga vetë subjektet në portalin elektronik “Dëmi im”.
Në disa raste, pasojat financiare janë të konsiderueshme, me vlerën e dëmit për një biznes që arrin deri në 18 milionë lekë, ose rreth 190 mijë euro.
Për të evidentuar përmasat e dëmtimeve, Administrata Tatimore ka angazhuar 10 ekipe të posaçme verifikimi, të cilat po punojnë në terren për identifikimin e subjekteve të prekura dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara gjatë protestave.
Paralelisht, bizneset kanë mundësi të raportojnë dëmet përmes shërbimit elektronik “Dëmi im” në platformën e-Albania. Përmes këtij shërbimi, subjektet tregtare mund të deklarojnë dëmtimet e pësuara në ambientet e tyre, duke plotësuar të dhënat përkatëse dhe duke dorëzuar dokumentacionin që provon dëmin.
Megjithatë, fatura ekonomike e protestave mbetet ende e hapur. Numri prej rreth 80 subjektesh është paraprak dhe mund të rritet me vijimin e verifikimeve dhe raportimeve të reja.
Vetëm pas përfundimit të procesit të evidentimit dhe vlerësimit nga Administrata Tatimore do të mund të përcaktohet vlera totale e dëmeve materiale të shkaktuara ndaj bizneseve.
Ndërkohë, përtej dëmtimeve fizike, mbetet për t'u vlerësuar edhe ndikimi i protestave në aktivitetin ekonomik, përfshirë ndërprerjen e përkohshme të punës, xhiron e munguar dhe kostot shtesë që mund të kenë përballuar sipërmarrjet.
Humbje rekord për Anthropic - Kompania regjistroi humbje prej 80.7 mld Usd në gjysmën e parë të vitit
Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic regjistroi një humbje neto prej 80.7 miliardë dollarësh në gjysmën e parë të vitit 2026, nga 13......
Greqia rrit turizmin - Mbërritjet turistike rriten 2.6% në gusht, të huajt dhe apartamentet me qira në krye
Greqia regjistroi rritje të aktivitetit turistik gjatë gushtit 2026, me numrin e mbërritjeve që arriti në 7.43 milionë, ose 2.6% më shumë krahasuar me të......
46 milionë euro nga pronat - Regjistrimi i pasurive dhe legalizimet, kontribut kryesor
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) realizoi 4.2 miliardë lekë të ardhura apo rreth 46 milionë euro nga pronat gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare......
Kush i mbron kursimet tona? - Bica: Me projektligjin e ri për sigurimin e depozitave, më tepër se 100% rritje në kuotën e mbulimit
Prej vitesh tashmë, shqiptarët i kanë zhvendosur kursimet e tyre në depozita bankare, me besimin se paratë e tyre do të jenë më të sigurta krahasuar me......
BE ‘josh’, konkurrenca sfidon/ Bizneset duan Europën, por ndihen më konkurruese në Ballkan
Bizneset shqiptare e shohin me optimizëm anëtarësimin në Bashkimin Europian, por kur bëhet fjalë për konkurrencën me kompanitë europiane, besimi i tyre është......
Kredi më të shtrenjta - Normat e hipotekave në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2009
Kreditë hipotekare në Gjermani janë shtrenjtuar në nivelin më të lartë që nga kriza financiare e vitit 2009, me normat mesatare për kreditë 10-vjeçare që po i......
Nafta rekord të ri - Tensionet në Lindjen e Mesme dhe rënia e rezervave amerikane shtyjnë çmimet e naftës në rritje
Çmimet e naftës u rritën me mbi 1 dollar për fuçi të mërkurën, mes frikës për ndërprerje të furnizimit nga Lindja e Mesme dhe rënies së rezervave të naftës......
Mungesë globale e bakrit- Nevojiten 332 mld Usd investime për të shmangur deficitin deri në vitin 2050
Minierat e bakrit kanë nevojë për rreth 332 miliardë dollarë investime të reja për të shmangur një mungesë të konsiderueshme të këtij metali në tregun global.......

