Humbje rekord për Anthropic - Kompania regjistroi humbje prej 80.7 mld Usd në gjysmën e parë të vitit

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic regjistroi një humbje neto prej 80.7 miliardë dollarësh në gjysmën e parë të vitit 2026, nga 13 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat janë përfshirë në një projekt-prospekt të ofertës publike fillestare (IPO), të shqyrtuar nga agjencia Reuters.
Pjesa më e madhe e humbjes lidhet me një shpenzim kontabël prej 72 miliardë dollarësh, që pasqyron rritjen e vlerës së obligacioneve të konvertueshme në aksione të kompanisë. Kjo shumë nuk përfaqëson drejtpërdrejt para të shpenzuara për aktivitetin e përditshëm të biznesit.
Anthropic, me seli në San Francisko, pritet të dalë në bursë në nëntor. Megjithatë, pas publikimit të të dhënave të fundit financiare, disa investitorë po shqyrtojnë mundësinë e një vlerësimi më të ulët të kompanisë, rreth 1.5 trilion dollarë, raportoi Reuters.
Kompania shpenzoi afro 9 miliardë dollarë për kapacitete kompjuterike dhe infrastrukturë në gjysmën e parë të vitit, nga 2.3 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, Anthropic është angazhuar të shpenzojë të paktën 518 miliardë dollarë gjatë një dekade për shërbime cloud, fuqi kompjuterike dhe infrastrukturë.
Sipas Reuters, të ardhurat e kompanisë në tremujorin e tretë u rritën me 45% krahasuar me tremujorin paraardhës, duke arritur në 16.8 miliardë dollarë. Megjithatë, disa investitorë janë shprehur të pakënaqur me ngadalësimin e ritmit të rritjes, ndërsa tregu po vlerëson nëse të ardhurat e ardhshme do të justifikojnë kostot e larta të zhvillimit të inteligjencës artificiale.
Anthropic ka përfituar nga popullariteti i Claude Code, asistentit të saj që ndihmon zhvilluesit të shkruajnë programe dhe të ndërtojnë aplikacione. Dalja e saj e pritshme në bursë shihet si një tregues i rëndësishëm për sektorin e inteligjencës artificiale, përpara një oferte të mundshme publike të rivalit OpenAI vitin e ardhshëm.
Greqia rrit turizmin - Mbërritjet turistike rriten 2.6% në gusht, të huajt dhe apartamentet me qira në krye
Greqia regjistroi rritje të aktivitetit turistik gjatë gushtit 2026, me numrin e mbërritjeve që arriti në 7.43 milionë, ose 2.6% më shumë krahasuar me të......
46 milionë euro nga pronat - Regjistrimi i pasurive dhe legalizimet, kontribut kryesor
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) realizoi 4.2 miliardë lekë të ardhura apo rreth 46 milionë euro nga pronat gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare......
Kush i mbron kursimet tona? - Bica: Me projektligjin e ri për sigurimin e depozitave, më tepër se 100% rritje në kuotën e mbulimit
Prej vitesh tashmë, shqiptarët i kanë zhvendosur kursimet e tyre në depozita bankare, me besimin se paratë e tyre do të jenë më të sigurta krahasuar me......
BE ‘josh’, konkurrenca sfidon/ Bizneset duan Europën, por ndihen më konkurruese në Ballkan
Bizneset shqiptare e shohin me optimizëm anëtarësimin në Bashkimin Europian, por kur bëhet fjalë për konkurrencën me kompanitë europiane, besimi i tyre është......
Kredi më të shtrenjta - Normat e hipotekave në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2009
Kreditë hipotekare në Gjermani janë shtrenjtuar në nivelin më të lartë që nga kriza financiare e vitit 2009, me normat mesatare për kreditë 10-vjeçare që po i......
Nafta rekord të ri - Tensionet në Lindjen e Mesme dhe rënia e rezervave amerikane shtyjnë çmimet e naftës në rritje
Çmimet e naftës u rritën me mbi 1 dollar për fuçi të mërkurën, mes frikës për ndërprerje të furnizimit nga Lindja e Mesme dhe rënies së rezervave të naftës......
Mungesë globale e bakrit- Nevojiten 332 mld Usd investime për të shmangur deficitin deri në vitin 2050
Minierat e bakrit kanë nevojë për rreth 332 miliardë dollarë investime të reja për të shmangur një mungesë të konsiderueshme të këtij metali në tregun global.......
Musk bashkon perandorinë - SpaceX dhe Tesla nisin diskutimet, ndërsa fitimet nga inteligjenca artificiale rriten
Elon Musk e konsideron një ide të mirë bashkimin e dy kompanive të tij, SpaceX dhe Tesla. Të dyja kanë ngritur komitete të posaçme për të shqyrtuar mundësinë......

