BE ‘josh’, konkurrenca sfidon/ Bizneset duan Europën, por ndihen më konkurruese në Ballkan

Bizneset shqiptare e shohin me optimizëm anëtarësimin në Bashkimin Europian, por kur bëhet fjalë për konkurrencën me kompanitë europiane, besimi i tyre është më i ulët. Të dhënat tregojnë se sipërmarrjet ndihen më të sigurta përballë vendeve të Ballkanit sesa në tregun e përbashkët europian.
Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit, 73% e bizneseve shqiptare besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte i dobishëm për aktivitetin e tyre, duke e renditur Shqipërinë të dytën në rajon, pas Kosovës, ku kjo përqindje arrin në 92%.
Pas Shqipërisë renditet Serbia me 66%, Maqedonia e Veriut me 63% dhe Bosnje Hercegovina me 60%. Më skeptike shfaqen bizneset në Mal të Zi, ku vetëm 36% e konsiderojnë anëtarësimin në BE të dobishëm. Mesatarja rajonale është 65%.
Por panorama ndryshon kur bizneset pyeten për aftësinë e tyre për të konkurruar në tregun europian.
Në Shqipëri, 65% e sipërmarrjeve besojnë se produktet dhe shërbimet e tyre mund të konkurrojnë me ato të vendeve anëtare të BE-së, duke e renditur vendin në pozitën e pestë mes gjashtë ekonomive të rajonit.
Kosova kryeson me 83%, e ndjekur nga Bosnje Hercegovina me 79%, Serbia me 69% dhe Mali i Zi me 67%. Pas Shqipërisë renditet vetëm Maqedonia e Veriut, ku 53% e bizneseve shprehin besim në konkurrueshmërinë e tyre europiane.
Pra, Shqipëria është e dyta për besimin te përfitimet e integrimit, por e pesta për besimin se mund të konkurrojë në tregun e BE-së. Ky është një nga kontrastet më interesante që nxjerr në pah Barometri.
Diferenca shihet edhe brenda vendit. Ndërsa 76% e bizneseve shqiptare besojnë se mund të konkurrojnë me sipërmarrjet e tjera të Ballkanit, kjo përqindje zbret në 65% përballë kompanive europiane, një hendek prej 11 pikësh përqindjeje.

Kredi më të shtrenjta - Normat e hipotekave në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2009
Kreditë hipotekare në Gjermani janë shtrenjtuar në nivelin më të lartë që nga kriza financiare e vitit 2009, me normat mesatare për kreditë 10-vjeçare që po i......
Nafta rekord të ri - Tensionet në Lindjen e Mesme dhe rënia e rezervave amerikane shtyjnë çmimet e naftës në rritje
Çmimet e naftës u rritën me mbi 1 dollar për fuçi të mërkurën, mes frikës për ndërprerje të furnizimit nga Lindja e Mesme dhe rënies së rezervave të naftës......
Mungesë globale e bakrit- Nevojiten 332 mld Usd investime për të shmangur deficitin deri në vitin 2050
Minierat e bakrit kanë nevojë për rreth 332 miliardë dollarë investime të reja për të shmangur një mungesë të konsiderueshme të këtij metali në tregun global.......
Musk bashkon perandorinë - SpaceX dhe Tesla nisin diskutimet, ndërsa fitimet nga inteligjenca artificiale rriten
Elon Musk e konsideron një ide të mirë bashkimin e dy kompanive të tij, SpaceX dhe Tesla. Të dyja kanë ngritur komitete të posaçme për të shqyrtuar mundësinë......
Evropa “kundër” dronëve - Kompanitë energjetike mund të autorizohen t’i zbulojnë, bllokojnë dhe rrëzojnë ata
Evropa po shqyrton zgjerimin e kompetencave të kompanive të energjisë dhe operatorëve të infrastrukturës kritike, duke u lejuar të zbulojnë, bllokojnë dhe......
A rrezikohen depozitat në banka? - Protesta/ Ekspertja: Paratë janë më shumë se të garantuara
Sulmet fizike ndaj bankave në zonat ku zhvillohen protestat studentore, duke sjellë dhe kufizuar shërbimeve në disa degë, nuk rrezikojnë depozitat e......
Mineralet, pasuri e pashfrytëzuar - Altax: Eksporti pa përpunim kufizon përfitimet për ekonominë
Rreth dy të tretat e kromit të prodhuar në Shqipëri eksportohen të papërpunuara, duke kufizuar vlerën që krijohet brenda vendit. Sipas të dhënave të AKBN-së,......
Taksat përmes e-Albania/ 55% e bizneseve përdorin online shërbimet tatimore, 53% raportimet financiare
Bizneset në Shqipëri po përdorin shërbimet elektronike për të kryer një pjesë të rëndësishme të procedurave administrative dhe financiare, duke nisur nga......

