Shqipëria Postuar më 21 October 2026, 11:45

A rrezikohen depozitat në banka? - Protesta/ Ekspertja: Paratë janë më shumë se të garantuara 

Nga Elisabeta Dosku

A rrezikohen depozitat në banka? - Protesta/ Ekspertja: Paratë

Sulmet fizike ndaj bankave në zonat ku zhvillohen protestat studentore, duke sjellë dhe kufizuar shërbimeve në disa degë, nuk rrezikojnë depozitat e qytetarëve.  Ekspertja e bankave dhe sigurimeve, Irma Shkrepa ka sqaruar në emisionin “Pros&Cons” se paratë e shqiptarëve janë më shumë se të garantuara.

“Vetë sistemi bankar është një industri mijëra vjeçare dhe ka kaluar eksperienca që ka mësuar nga gabimet dhe ka evidentuar se çfarë duhet të korrigjonin përgjatë rrugës. Çdo gjë në bankë është më shumë se sa e garantuar jo vetëm në formën e mbikëqyrjes por edhe në formën e modelit të biznesit. Marrim depozitën. Ka një ligj dhe ligji është i detyrueshëm, nuk është opsional dhe është ligji i sigurimit të depozitave. Çdo bankë, pa dallim formati, paguan një prim sigurimi tek agjencia e sigurimit të depozitave në mënyrë që në rast se do ndodhë një falimentim, gjë që është shumë e vështire për të ndodhur, sepse ka një rregullator që e ruan hap pas hapi, atëherë 2.5 milionë lekë ne i marrim nga shteti konsideroje, pjesën tjetër, e  paguan banka vetë.”

Ekspertja sqaron se si sigurohen bankat për të mos cenuar në asnjë rast depozitat e qytetarëve. 

“Banka vetë ka një kapital, mos ngatërrojmë kapitalin me nivelin e depozitave. Këto kontrollohen nga banka qendrore çdo muaj ose çdo tre mujor.  Pra bankat i kanë lekët për të kompensuar pjesën e mbetur.  Disa banka që janë më të zgjuara dhe nuk duan të përdorin lekët e tyre i sigurojnë këto tek një kompani sigurimi dhe thonë se në rast se mua më vidhen fizikisht, më dëmtohen, ndodh një situatë e jashtëzakonshme, vandale, etj, sa duhet unë të paguaj për të marrë një policë sigurimi, që quhet cashi. Dhe paguhen nga një kompani sigurim. Vetë kompanitë e sigurimit, risigurohen jashtë."

Prej një jave tashmë, disa filiale bankash kryesisht në kryeqytet ofrojnë shërbime të kufizuara në degë dhe në kohë, duke informuar qytetarët çdo ditë për oraret dhe degët se ku mund të marrin shërbime.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat