Lajme Postuar më 20 October 2026, 18:28

Protestat/ Unioni Turstik Shqiptar: Duhet të mbrojmë investimet

Nga SCAN TV

Protestat/ Unioni Turstik Shqiptar: Duhet të mbrojmë investimet

Unioni Turistik Shqiptar po ndjek me shqetësim protesta e studenteve dhe te rinjeve qe po zhvillohen ne Tirane dhe disa qytete te Shqiperise,te cilat kane shkaktuar përplasje dhe tensione sociale duke sjelle lëndime te protestuesve dhe te forcave te rendit.

E drejta për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësinë është një nga vlerat themelore të një shoqërie demokratike,por në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje pjesëmarrësve në protesta që të ruajnë karakterin paqësor të tyre dhe te distancohen nga çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve dhe të mos demtojne bizneset private shumica e te cilave eshte ne mbeshtetje te tyre.

Duke pasur parasyshe qe ne kete sektor kane investuar shume sipermarres te ndereshm, shume familje shqiptare kane investuar kursimet e feminjeve te tyre ne emigracion,duhet qe bashkarisht te mbrojme investimet,sepse keto nuk jane prone e nje qeverie apo force politike

Shqetesimet e studenteve jane dhe shqetesimet tona,pasi ky sektor ka nevoje per te rinje te kualifikuar qe ti sherbejne kesaj industrie dhe jo te detyrohen qe te emigrojne jashte vendit,por te qendrojne ne vendin e tyre dhe ti sherbejne kesaj industrie, e cila siguron të ardhura për dhjetëra mijëra familje.

Zhvillimet e ditëve të fundit, veçanërisht pamjet e dhunës dhe pasigurisë që përcillen në mediat ndërkombëtare, rrezikojnë të ndikojnë negativisht në imazhin e vendit, në besimin e turistëve dhe në marrëdhëniet me operatorët e huaj,me të cilet kemi ndertuar nje partneritet te besueshem,te cilet mbi te gjitha e kane vleresuar Shqipërine per mikpritjen dhe sigurine. 

Për këtë arsye, Unioni Turistik Shqiptar u bën thirrje institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog,ne menyre qe te gjejne nje zgjidhje te negociuar per te ndaluar agravimin e metejshem te situates me qellim qe te kthehet normaliteti dhe te mos kete pasoja akoma me te renda per njerezit dhe ekonomine 

Dënojmë çdo përdorim të pajustifikuar apo disproporcional të forcës nga strukturat policore ndaj protestuesve dhe theksojmë se garantimi i rendit publik nuk mund të shërbejë si justifikim për cenimin e integritetit fizik, dinjitetit dhe të drejtave themelore të qytetarëve, dhe mbi te gjitha rrezikimin e jetës se protestuesve. 
 
Unioni Turistik Shqiptar apelon për përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, e cila do beje te mundur uljen e gjakrave dhe natyrisht, në këtë rast Qeveria duhet te shtrojë mënyrën e dialogut.    Por, edhe studentët duhet te nxjerrin përfaqësuesit e tyre, me të cilët të negociohet - Zëri i të rinjeve duhet të dëgjohet me seriozitet dhe respekt nga institucionet shtetërore,ne menyre që garantohet paqja sociale, siguria dhe vazhdimësia e zhvillimit ekonomik të vendit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat