Shqipëria Postuar më 20 October 2026, 13:12

Si ndryshoi biznesi? - Gjokutaj: Pandemia përshpejtoi transformimin dhe digjitalizimin e sipërmarrjeve 

Nga Diamila Leka

Si ndryshoi biznesi? - Gjokutaj: Pandemia përshpejtoi transformimin dhe

Sipërmarrja shqiptare po ndryshon, nga bizneset familjare dhe shërbimet tradicionale, drejt modeleve të reja të bazuara te teknologjia dhe inovacioni. Por si ka evoluar biznesi në Shqipëri gjatë tri dekadave të fundit dhe sa ka arritur të përshtatet me ekonominë moderne?

“Në periudhën e pas viteve '90 deri nga viti 2010, bizneset në Shqipëri karakterizoheshin kryesisht nga shërbimet bazike, transformimi i mënyrës se si duheshin konceptuar pjesa e bujqësisë, hapat e parë të ndërtimit, si dhe elemente të caktuara që lidheshin me inovacionin. Megjithatë, nuk mund të flitet për një konsolidim të bizneseve, ku kryesisht strukturat e sipërmarrjeve shqiptare ishin me vetëkonsum ose me pjesëtarë të familjes, dhe me një pakicë të vogël që arrinte të hynte në pjesën e industrisë. Pas viteve 2015 dhe veçanërisht pas pandemisë, mënyrat se si ndërmarrjet filluan të rriten kornizën e tyre ndryshuan, jo vetëm nga ajo çfarë ndodhte në gjithë zinxhirin e furnizimit botëror, por edhe nga ajo çfarë i ndodhte bizneseve shqiptare, të cilat ndodheshin nga njëra anë dhe nga ana tjetër transformoheshin për të përballuar konkurrencën që vinte edhe nga rajoni,” tha Eduart Gjokutaj Ekspert Ekonomie.

Në këtë transformim, një rol të rëndësishëm kanë marrë digjitalizimi, tregtia elektronike dhe industria fason, ndërsa vitet e fundit po fitojnë terren startup-et, shërbimet e outsourcing dhe teknologjia financiare.

“Qasja më e madhe ishte te ato biznese që kishin të bënin me digjitalizimin, me mënyrën se si duhej të shikohej shërbimi tretë i inovacionit, dhe vazhduan të ngelen ato lloj shërbimesh që u trashëguan nga pas viteve '90, siç ishte agrobujqësia, pjesa e shërbimeve bazë, ndërkohë hyri dhe ajo që u quajt e-komerci dhe ato që u quajtën si industri fason, të cilat në këto 10 vitet e fundit kanë luajtur një rol të madh, si për sa i përket ekonomisë, por dhe tregut. Ndërkohë, në periudhën në të cilën jetojmë, kuptohet që ka një qasje të dukshme drejt atyre startupeve që bazohen te digjitalizimi, te outsourcing dhe te ai nivel që ka hyrë shumë sidomos në shërbimin bankar fintechu, i cili vetvet duket në atë që Shqipëria është ndër vendet e para të Ballkanit për përqafimin e teknologjisë dhe këtu splitet pra administrata, por frytet për bizneset. Natyrisht, kemi një riorganizim edhe të strukturës së bizneseve, të cilët tashmë po ndërtojnë në një format tjetër. Pra, me fjalë të tjera, filizat e para të një qasje masive digjitalizimi kanë filluar me startupert, ku vetë qeveria tashmë është e detyruar t'u përgjigjet duke hapur jo vetëm programe, por dhe fondet e caktuara. Natyrisht, kjo ka dhe problematikat e veta,” u shpreh ai.

Pavarësisht zhvillimeve teknologjike dhe modeleve të reja të biznesit, sfida për ekonominë shqiptare mbetet kthimi i këtij transformimi në rritje të qëndrueshme, produktivitet më të lartë dhe ndërmarrje më konkurruese në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat