“Pakt 2.0” për universitetet - Çfarë parashikon nisma e paralajmëruar nga Balla?

Në një kohë kur vendi po përballet me protesta studentore, mazhoranca ka paralajmëruar një fazë të re të ndërhyrjeve në arsimin e lartë, duke përdorur termin “Pakti 2.0 për Universitetin”. Njoftimi është bërë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka deklaruar se këtë të enjte, më 22 tetor, Kuvendi pritet të votojë një marrëveshje për investime të mëtejshme në konviktet studentore.
“Studentët duhet të dëgjohen dhe kryeministri ka ofruar sheshin e dialogut ku unë mendoj që është momenti i duhur për t’u ulur me studentët. Studentët meritojnë të dëgjohen. Pakti për Universitetin është aty. Koha për të pasur Paktin 2.0 për Universitetin është tani. Ditën e enjte votojmë në Parlament një marrëveshje për të investuar më shumë në konvikte”, deklaroi Balla pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist.
Por çfarë përmban konkretisht kjo nismë?
Deri tani, elementi kryesor i bërë publik lidhet me përmirësimin e infrastrukturës së akomodimit studentor. Marrëveshja që pritet të shqyrtohet në Kuvend është pjesë e bashkëpunimit financiar me Gjermaninë, përmes bankës gjermane për zhvillim KfW.
Programi i investimeve parashikon rehabilitimin energjetik të 19 konvikteve ekzistuese dhe ndërtimin e të paktën 3 konvikteve të reja. Balla deklaroi se 5 konvikte janë rehabilituar në fazat e mëparshme të programit.
Megjithatë, investimet në konvikte nuk përbëjnë një projekt të nisur nga e para. Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave miratoi në parim ndryshimet në marrëveshjet ekzistuese të huas dhe granteve me KfW, për rehabilitimin me eficiencë energjetike të konvikteve të universiteteve publike. Marrëveshja fillestare e huas ishte ratifikuar që në vitin 2022.
Kjo tregon se investimet e paralajmëruara kanë një bazë të mëparshme financimi dhe planifikimi, ndërsa mbetet për t'u sqaruar nëse termi “Pakti 2.0” do të shoqërohet edhe me masa të tjera përtej infrastrukturës studentore.
Pakti i parë për Universitetin u prezantua nga qeveria në dhjetor të vitit 2018, pas protestave studentore të asaj kohe. Ai përfshinte masa për tarifat e studimit, mbështetjen financiare të studentëve, transparencën universitare dhe përmirësimin e kushteve të mësimit e të akomodimit.
Ndërkohë, Balla u ka bërë thirrje studentëve që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të marrin pjesë në dialogun e propozuar nga qeveria. Në një mesazh publik, ai ka pranuar se shqetësimet për cilësinë e arsimit, koston e jetesës, mundësitë ekonomike dhe strehimin kërkojnë përgjigje konkrete.
Për momentin, nuk është publikuar një dokument i plotë që të përcaktojë objektivat, masat, financimin dhe afatet e një Pakti të ri për Universitetin. Për rrjedhojë, mbetet për t’u parë nëse nisma do të jetë një program më i gjerë reformash apo një vijim i angazhimeve të ndërmarra në vitet e mëparshme.
Paratë e rajonit shtohen/ Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro
Investimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri po rriten me ritme më të shpejta se totali i investimeve të huaja direkte. Sipas të dhënave të......
Sulmi kibernetik - Hakerët vjedhin 421 mijë email-e të anëtarëve të AfD-së në Gjermani
Mbi 421 mijë email-e të anëtarëve të partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD), janë vjedhur në një sulm kibernetik muajin......
Energjia rëndon ujësjellësit - Përbën 24% të kostove, borxhi ndaj OSHEE-së arrin në 21.21 mld lekë
Kostot e energjisë elektrike vijojnë të rëndojnë financat e ujësjellësve, duke zënë rreth një të katërtën e shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes së......
Inovacioni në fokus? 32% e bizneseve shqiptare synojnë të zhvillojnë produkte dhe shërbime të reja
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit tregojnë se vetëm rreth një e treta e bizneseve në Shqipëri kanë gjasa të investojnë fondet e tyre në kërkim dhe zhvillim......
Nafta mbi 110 dollarë/fuçi - Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin kostot e energjisë dhe tronditin tregjet financiare
Çmimi i naftës bruto Brent ka kaluar në rreth 110 dollarë për fuçi, duke qëndruar në nivelin më të lartë të pesë muajve të fundit. Pasiguria për furnizimet......
Premtimi i pazakontë - Elon Musk, aksione kompanie falas çdo fëmije
Miliarderi Elon Musk ka njoftuar se vitin e ardhshëm synon t’i dhurojë çdo fëmije në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një aksion të kompanisë së tij......
Shitet gjiganti italian i detit - Pesë oferta për blerjen e kompanisë së jahteve
Një nga grupet më të njohura italiane të prodhimit të jahteve luksoze, The Italian Sea Group, ka marrë pesë oferta detyruese nga investitorë të interesuar për......
Subvencion për energjinë - Familjet e cënueshme në Kosovë mund të aplikojnë deri më 31 mars 2027
Familjet e cenueshme në Kosovë mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për vitin 2026–2027. Ministria për Punë, Familje dhe......

