Sulmi kibernetik - Hakerët vjedhin 421 mijë email-e të anëtarëve të AfD-së në Gjermani

Mbi 421 mijë email-e të anëtarëve të partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD), janë vjedhur në një sulm kibernetik muajin e kaluar. Mesazhet përfshijnë edhe komunikime të bashkëkryetares së partisë, Alice Weidel, dhe bashkëthemeluesit Alexander Gauland.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, në internet janë publikuar përmbledhje të disa prej mesazheve, por jo email-et origjinale. Materialet e publikuara përfshijnë fotografi të dokumenteve të identifikimit të disa anëtarëve, pasqyra bankare, aplikime për anëtarësim dhe lista anëtarësie nga disa degë lokale të partisë.
AfD konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se ishte sulmuar një ofrues i shërbimit të postës elektronike që përdorej nga partia. Sipas saj, një numër i vogël llogarish, shumica prej të cilave nuk ishin përdorur prej vitesh, dyshohet se janë kopjuar në mënyrë të paligjshme.
Partia deklaroi se sulmi u zbulua dhe u ndalua shpejt, ndërsa përdoruesit u njoftuan për incidentin. AfD tha gjithashtu se po shqyrton materialet e publikuara në internet.
Deri më tani, nuk dihet se kush qëndron pas sulmit dhe nëse janë komprometuar të dhëna të tjera.
Ngjarja vjen në një moment kur AfD, e njohur për qëndrimet kundër emigracionit dhe orientimin miqësor ndaj Rusisë, kryeson sondazhet kombëtare në Gjermani. Partia doli e para në dy zgjedhje rajonale muajin e kaluar, duke lënë pas Bashkimin Kristiandemokrat të kancelarit Friedrich Merz.
Në Saksoni-Anhalt, AfD arriti rezultatin më të mirë të saj dhe synon të formojë qeverinë e parë rajonale të ekstremit të djathtë në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore.
Energjia rëndon ujësjellësit - Përbën 24% të kostove, borxhi ndaj OSHEE-së arrin në 21.21 mld lekë
Kostot e energjisë elektrike vijojnë të rëndojnë financat e ujësjellësve, duke zënë rreth një të katërtën e shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes së......
Inovacioni në fokus? 32% e bizneseve shqiptare synojnë të zhvillojnë produkte dhe shërbime të reja
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit tregojnë se vetëm rreth një e treta e bizneseve në Shqipëri kanë gjasa të investojnë fondet e tyre në kërkim dhe zhvillim......
Nafta mbi 110 dollarë/fuçi - Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin kostot e energjisë dhe tronditin tregjet financiare
Çmimi i naftës bruto Brent ka kaluar në rreth 110 dollarë për fuçi, duke qëndruar në nivelin më të lartë të pesë muajve të fundit. Pasiguria për furnizimet......
Premtimi i pazakontë - Elon Musk, aksione kompanie falas çdo fëmije
Miliarderi Elon Musk ka njoftuar se vitin e ardhshëm synon t’i dhurojë çdo fëmije në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një aksion të kompanisë së tij......
Shitet gjiganti italian i detit - Pesë oferta për blerjen e kompanisë së jahteve
Një nga grupet më të njohura italiane të prodhimit të jahteve luksoze, The Italian Sea Group, ka marrë pesë oferta detyruese nga investitorë të interesuar për......
Subvencion për energjinë - Familjet e cënueshme në Kosovë mund të aplikojnë deri më 31 mars 2027
Familjet e cenueshme në Kosovë mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për vitin 2026–2027. Ministria për Punë, Familje dhe......
Gjermania mbyll dyert? - Kuota për punëtorët e Ballkanit përgjysmohet nga 2027
Gjermania planifikon të përgjysmojë kuotën vjetore për punësimin e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor, duke e ulur nga 50 mijë në 25 mijë persona, duke nisur......
Alberta zgjedh Kanadanë - 77% kundër ndarjes, Carney përshëndet votën për unitetin kombëtar
Krahina kanadeze e Albertës ka refuzuar me shumicë dërrmuese lëvizjen drejt pavarësisë, duke konfirmuar mbështetjen për qëndrimin brenda Kanadasë.......

